Schalke në krizë, përsëri kërkon shpëtimin nga Rauli

Periskopi.com Sporti

Katër pikë në njëmbëdhjetë ndeshje dhe katër humbje nga katër që nga rinisja e kampionatit.

Situata te Schalke 04 nuk është më e ndritshme dhe tekniku aktual, David Wagner, mund të paguajë çmimin.

Pankina e tij po tundet, aq shumë sa, sipas “SportBild”, mund të ndryshojë “pronar”.

Nga sa mësohet, zëvendësimi i Wagner mund të jetë një kthim i bujshëm: Raul Gonzalez Blanco, ish-qendërsulmuesi i Real Madridit, i cili ka qenë protagonist i shkëlqyer në Gelsenkirchen.

Menaxheri aktual i Real Madridit, Castilla, është mes kandidatëve të për të zëvendësuar trajnerin aktual.

Në garë me Raulin mësohet se janë gjithashtu Ralph Hasenhuttl, menaxher i Southamptonin, dhe Roger Schmidt, teknik i PSV-së.

Raul rrezikon të dënohet me 4 vjet burg

Periskopi.com Sporti

Raul Gonzalez rrezikon 1 deri në 4 vjet burgim nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

228 gola në 550 ndeshje me Realin e Madridit në La Liga, pa harruar 44 finalizimet në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Raul Gonzalez, 42-vjeç, tashmë trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla) në Segunda B, është një shembull për t’u marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Raul akuzohet për krim ekonomik për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet.

Një shoqëri me emrin Aurantia, pretendon se ish-sulmuesi u detyrohet një borxh prej  7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raul në një projekt për energjinë e rinovueshme.

Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Carlos Redondo dhe nëna e tij Maria Luisa Blanco. Ish-sulmuesi, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vite burg.