Talenti më i madh i të gjitha kohëve kthehet papritur në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

Ekipi i sapoinkuadruar në Premier Ligë, Sheffield United, ka nënshkruar me mesfushorin ofanziv Ravel Morrison kontratë njëvjeçare.

Talenti i madh që ishte lavdëruar nga Sir Alex Ferguson si më i miri që e kishte parë, nga Ferdinandi e Giggsi me të tjerë, arriti të shkëlqente në prova para trajnerit Chris Wilder pasi e kishte lënë Ostersundsin në Suedi.

Ai madje e ka mundësinë që të vazhdojë bashkëpunimin me ekipin nga Bramall Lane, shkruan Periskopi.

Morrison nuk ishte paraqitur asnjë herë të vetme për Manchester United, sidoqoftë kishte luajtur më herët për West Ham United, Birmingham City, QPR, Cardiff, Lazio dhe Atlas në Meksikë.

Ai është ende vetëm 26 vjeçar por deri tash talenti i tij është shpërdoruar në shumë raste shkaku i lëndimeve dhe karakterit problematik të lojtarit. /Periskopi

Ju kujtohet Ravel Morrison? Karriera e tij sapo e ka prekur fundin e fundit

Periskopi.com Sporti

Është mëkat si ka shkuar karriera e Ravel Morrisonit si futbollist profesionist.

Produkti i akademisë së Manchester Unitedit konsiderohej dikur si talenti më i madh në klub.

Madje, Sir Alex Fergusoni i kishte thënë dikur Rio Ferdinandit se Morrison është “djaloshi më i talentuar që ka parë ndonjëherë,” transmeton Periskopi.

Fakteqësisht, parashikimi i Fergusonit nuk ka mundur të dilte më i gabuar.

Ravel Morrison was highly rated at Manchester United

Morrison qartazi e kishte talentin, por nuk e kishte sjelljen dhe mentalitetin e duhur.

Ai bëri vetëm tri paraqitje për Man Unitedin para se të transferohej te ëest Hami në janar të vitit 2012. Karriera e tij ka marrë teposhtëzen që nga atëherë.

Së fundmi ai iu bashkua klubit suedez, Ostersunds. Sigurisht ai do të shkëlqente në kampionatin suedez, apo jo?

Epo, fatkeqëisht për të, nuk ndodhi kjo.

Ravel Morrison made just eight appearances for Lazio in four seasons

Filloi mirë, pasi shënoi në startin e parë me klubin.

Por gjithçka shkoi si mos më keq për të në vazhdim, derisa në total bëri nëntë paraqitje.

Tani, pas vështirësive në Suedi, duket se ai është larguar nga klubi.

“Nuk kemi më kontakt me të, ai paketoi gjërat kur erdhën pushimet verore dhe nuk ka shenja se ai mund të rikthehet,” tha një përfaqësues i Ostersunds për “Daily Mail”.

Mëkat i madh. Ai e kishte botën nën këmbë kur ishte tinejxher te Manchester Unitedi, por sjellja e tij ia shkatërroi karrierën. /Periskopi.com/