Domenech emërohet trajner i Nantesit, futbollistët menjëherë kërkojnë largimin

Periskopi.com Sporti

Në moshën 65 vjeçare, trajneri francez Raymond Domenech është rikthyer në zejen e trajnerit. Ai të dielën (dje) është zyrtarizuar si trajner i klubit të famshëm francez Nantes.

Domenech ka nënshkruar kontratë afat shkurte me klubin francez. Ai do ta udhëheq klubin deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të trajnerit Christian Gourguff.

Emërimi i Domenech nga bordi i klubit, ka frikësuar disa nga futbollistët e skuadrës të cilët kanë filluar të kërkojnë skuadër të re.

Sipas medieve franceze ata kanë angazhuar agjentët e tyre që t’iu gjejnë skuadër të re në afatin kalimtar të janarit që do të hapet në fund të kësaj jave.

Domenech herën e fundit kur kishte drejtuar një klub ishte në vitin e largët 1998. Në atë vit ishte trajner i gjigantit francez, Olympique Lyon.

Ndërsa, në vitin 2010 ishte përzgjedhës i Kombëtares së Francës në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”. Franca ishte në krizë të thellë, duke u eliminuar në fazën e grupeve, pas problemeve të brendshme në skuadër.

Ish futbollisti francez, Patrice Evra kishte organizuar një kryengritje duke i bindur futbollistët të tjerë të mos stërvitin për t’i dalë në mbrojtje sulmuesit Nicolas Anelka, i cili kishte probleme me Domenech.

Domenech në dhjetë vitet e fundit ishte analist i kampionatit francez.