Frikë për yllin e Real Madridit, lë kombëtaren me dhimbje

Periskopi.com Sporti

Rikthehet frika në Spanjë për Marco Asension. Lojtari i Real Madridi ka kaluar një sezon me shumë probleme dhe dëmtime, ndërsa duket se ende nuk ka kaluar asgjë. Ai ka pësuar një tjetër dëmtim në gju.

Sulmuesi la kombëtaren e Spanjës dhe grumbullimin për shkak të dëmtimit. Federata Spanjolle ka dalë me komunikatë zyrtare ku tregon se Asensio nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës pikërisht prej dëmtimit.

Një lajm i tillë ka rikthyer panikun te skuadra e trajnerit Zinedine Zidane. Tekniku francez ka besim te lojtari dhe u mundua ta rikthejë në formë duke i besuar në ndeshjet e fundit të kampionatit, por një tjetër dëmtim do të ishte vrastar për karrierën e tij.