Reagon OVL e UÇK-së pas dorëheqjes së Haradinajt, tregon a do të ketë protesta

Periskopi.com Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme për arsye të kësaj ftese me arsyetimin se atje do të përfaqësohet vetëm si qytetar i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, OVL e UÇK-së janë shprehur se kjo është e padrejtë ndaj Haradinajt.

“Dorëheqja është lajm i mirë dhe mësim për ata njerëz të cilët donë të tregojnë se kur është nevoja nuk hezitojnë të japin dorëheqje. Është diçka e padrejtë ndaj Haradinajt sepse është hera e tretë që po ftohet nga Gjykata Ndërkombëtare edhe rasti i dyti ka qenë i paprecedent dhe unë mendoj se deri është shpallur i pafajshëm nuk është dashur të marrë ftesë”, tha Nasim Haradinaj për lajmi.net.

Më tutje, Haradinaj tha se sjellja e mirë e Kosovës, po i hakmerret vet shtetit të Kosovës.

“Por ajo po na hakmerret, duke u sjellë mirë dhe duke e respektuar çdokënd, kjo po na hakmerret sepse edhe drejtësia duhet t’i ketë normat e veta, sepse është duke u sulmuar UÇK-ja. Serbia po e shfrytëzon këtë sulm ndaj UÇK-së.”, tha Haradinaj për lajmi.net.

Haradinaj ka mohuar se kanë paralajmëruar protesta duke thënë se sonte në ora 20:00 do të kumtojnë vendimet që do të dalin nga mbledhja e OVL-së.