Zyrtare: Zinedine Zidane largon sulmuesin, e huazon te klubi i njohur

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Villarrealin për të huazuar sulmuesin Takefusa Kubo. Japonezi do të huazohet te rivalët e madrilenëve për sezonin 2020-21.

Kubo ishte i huazuar te skuadra e Mallorcas dhe u paraqit shumë mirë. Reali po mundohet të ndjekë shembullin e Martin Odegaardit për me lojtarin e ri. Shtatshkurtri nga krahu tjetër ka kërkuar të huazohet, pasi nuk dëshiron të qëndrojë në stol.

“Real Madridi dhe Villarreal kanë rënë dakord për huazimin e Takefusa Kubo për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor 2021”, – shkruan klubi kampion i Spanjës shkurtimisht.