Sergio Ramos shënon me kokë, Interi i kthen përgjigjen menjëherë – ja rezultati aktual

Periskopi.com Sporti

Klubi mbretëror, Real Madridi ka arritur të dyfishojë avantazhin e rezultatit kundër mysafirëve, shkruan Periskopi.

Autor i golit për skuadrën madrilene është mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, i cili në minutën e 33’të pranoi një top nga gjuajtja nga këndi prej gjermanit, Toni Kros dhe gjuajti me kokë drejt e në portën e mysafirëve, kjo para se skuadra e Interit ta ngushtojë rezultatin përmes futbollistit të tyre, Martinez.

Shihni golin./Periskopi

 

Benzema feston rifillimin e La Liga-s me një dhuratë 2.5 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Karim Benzema nuk kursehet dhe për të festuar rifillimin e La Liga-s i ka bërë vetes një super dhuratë: një Bugatti Chrion Noire Sports.

Sa ka kushtuar? “Vetëm” 2.5 milionë euro dhe mund t’i kalojë 400 kilometrat në orë. Një bishë e vërtetë për asfaltin që i shtohet koleksionit të pasur të sulmuesit të Real Madrid, i cili zotëron edhe një Ferrari, Audi dhe Lamborghini, për një park makinash që i kalon 6 milionë eurot.

“Gjithë bota ka dëshirë të rifillojë”, ka shkruar Benzema në Instagra, një shenjë që tregon se blerja është bërë për një fillim të ri pas coronavirusit.

Makina mund të arrijë nga 0 në 100 km/h në 2,5 sekonda dhe nga 0 në 300 km/h në më pak se 13,5 sekonda.

https://www.instagram.com/p/CBN7ABDp6r7/