Real Madridi barazon me Real Sociedadin, ia lëshon pozitën e dytë katalanasëve

Periskopi.com Sporti

Skuadra madrilène, Real Madrid nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 si vendas nga skuadra e Real Sociedadt, shkruan Periskopi.

Ishin “Los Blancos” ata që dominuan dukshëm, megjithatë edhe pas rasteve të arta nuk arritën të shënojnë deri në minutat e fundit të lojës, kur golin e barazimit e gjeti Vinicius Junior.

Raste për të shënuar gol patën lojatrë si; Casemiro, Modric, Kroos, Mariano dhe Asensio nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Me këtë barazim, Real Madridi rënditet në pozitën e tretë në tabelë, me pikë të barabarta me se katalanasit që rënditen në pozitën e dytë.

Teksa, Socedadi grumbullon 42 pikë, duke u pozicionuar në pozitën e 5’të. /Periskopi

Me një lojtarë më pak, begamezët rezistojnë deri në fund por ndëshkohen nga Mendy

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Serie A, Atalanta Bergamo e ka betonuar epitetin e skuadrës ‘senzacioni i Evropës’, pasi sonte anipse me një lojtarë më pak, italianët rezistuan triumfalisht deri në minutat e fundit të takimit përballë 14 herë kampionit evropian, Real Madridit, kur këta të fundit realizuan tek në minutën e 86’të përmes Mendyt, shkruan Periskopi.

Ferland Mendy shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Takimi i ardhshëm në Spanjë do të luhet me 16 mars. /Periskopi

 

Real Madrid – Valencia, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Real Madridi do të ketë përballë Valencian në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas.

 

“Los Blancos” kanë grumbulluar vetëm 19 lojtarë, prej tyre katër nga Real Castilla shkaku i mungesave të shumta që po përballet trajneri Zinedine Zidane.

Hazard, Marcelo, Militao, Odriozola, Ramos, Rodrygo dhe Valverde nuk janë të gatshëm dhe do të mungojnë shkaku i lëndimeve.

Mediat spanjolle ditë më parë publikuan një video ku shiheshin lojtarët e Realit duke ngritur pesha me intenzitet të lartë, duke shtuar pyetjen nëse lëndimet e Realit po vijnë nga palestrat.

Sidoqoftë, rikthimi i Kroos dhe Carvajal përbëjnë lajm të mirë për Zidane.

Në anën tjetër, Cheryshev dhe Cilessen mungojnë për Valencian.

Reali kërkon të rikthehet në pozitën e dytë, dhe të vazhdojë ndjekjen e Atletico Madridit.

Valencia këtë sezon nuk ka regjistruar parqitje të mira, ata gjenden në pozitën e 12-të me 24 pikë total

Formacionet zyrtare të klubeve. 

 

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Varane, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Vinicius, Mendy.

 

Valencia: Domenech, Thierry, Paulista, Ferro, Guedes, Soler, Gaya, Wass, Racic, Vallejo, Gomez.

 

Lajm i mirë për Real Madridin: Hazard rikthehet në fushë – shihet duke stërvitur

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon me Real Madrid.

 

Belgu është duke kaluar në një periudhë shumë të keqe me lëndime, pasi së fundmi ai u lëndua më 4 shkurt.

Tani është raportuar se ai është rikthyer në fushën e gjelbër dhe po afrohet drejt rikthimit.

Klubi madrilien kishte njoftuar se Hazardi ka dëmtuar kofshën e tij të majtë dhe nuk kishin njoftuar për rikthimin e tij.

Hazard mund të rikthehet në formacionin startues te Los Blancos më 20 shkurt në ndeshjen ndaj Valladolid.

Ky është lojtari i parë që do të largohet nga Real Madridi gjatë verës

Periskopi.com Sporti

Skuadra madrilene, Real Madrid tashmë ka filluar të bëj plane se cilin nga lojtarët nuk do ta ketë më pjesë të klubit, shkruan Periskopi.

Bëhet fjalë për yllin brazilia, Viniciu Junior, i cili me shumë gjasë do të largohet nga skuadra mbertërore në afatin kalimtar të verës.

Sipas AS, Reali është i gatshëm ta shesë Viniciusin nëse oferta e duhur bëhet gjatë verës.

PSG-ja që disa vite është e interesuar për lojtarin dhe ndoshta do provojë ta transferojë në “Parkun e Princave”

Vlenë të theksohet se, sipas raportimeve Real Madridi nuk do ta pranojë asnjë ofertë nën 100 milion euro. /Periskopi

 

Real Madridi rrëmben kreun përkohësisht, mposht Celta Vigon

Periskopi.com Sporti

Pas barazimit në duelin e xhiros së kaluar kundër Eibarit, Real Madridi i është kthyer triumfit në La Liga, pasi sonte Los Blancos e kanë mposhtur skuadrën e Celta Vigos, raporton Periskopi.

Golin e parë për ekipin e Zidanes e gjeti sulmuesi spanjoll, Lucas. Kurse, për 2:0 shënoi mesfushori spanjoll, Asensio.

Real Madridi ka rrëmbyer keun e tabelës me 3 takime të luajtura më shumë se Atletico Madrid që ndodhet në pozitën e dytë me 35 pikë, një më pak se ‘madrilenët’. /Periskopi

Real Madrid-Celta Vigo, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Real Madrid do të përballet në ndeshjen e sontme si vendas kundër Celta Vigos.

Ndeshja në mes këtyre dy skuadrave do të fillojë në orën 21:00.

Madrilienët aktualisht renditen në pozitën e 2-të kurse Celta Vigo në pozitën e 8-të.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Mendy; Csemiro, Kroos, Modric; Lucas Vázquez, Asensio dhe Benzema.

Celta: Rubén Blanco; Hugo Mallo, Murillo, Araújo, Olaza; Tapia, Denis Suárez, Brais Méndez, Nolito; Iago Aspas dhe Santi Mina.

Real Madridi e permbyll vitin 2020 me barazim, mbetet një pozitë më poshtë se liderët

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i La Ligës, Real Madridi, nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë pasi ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj skuadrës së Elches, raporton Periskopi.

Ishin madrilenët ata që shënuan të parët golin e avantazhit, ku në minutën e 20’të rrjetën e gjeti mesfushori kroat, Luka Modric, i cili shënoi pasi topi u kthye në këmbët e tij pas goditjes së Asensios të cilën e priti portieri kundërshtar.

Kurse, në minutën e 52’të, mesfushori spanjoll, Fidel e zhvleftësoi epërsinë e ‘Mbretërve’, i cili nuk gaboi në ekzekutimin e penalltisë.

Pas tashmë 16 xhirove, Los Blancos është në vendin e dytë me 33 pikë, dy pikë më pak se Atletico që është në vendin e parë. /Periskopi

Real Madridi vazhdon luftën për kreun e tabelës: Mposht Granadën – fitorja e 6 radhazi

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Spanjës, Real Madridi sonte ishte nikoqir i Granadas, në takimin e vlefshëm për xhiron e 15’të të La Ligës, ndaj së cilës triumfoi me rezultat prej 2:0, raporton Periskopi.

‘Madrilenët’  shënuan golin e parë në minutën e 57’të të takimit, autor i së cilës ishte mesfushori brazilian, Casemiro.

Kurse për 2:0 krejt në fund të ndeshjes shënoi sulmuesi francez, Benzema.

 

Kujtojmë se, vendasit janë të pamposhtur tashmë në gjashtë xhirot e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me këtë seri për ta rrëmbyer kreun e tabelës. /Periskopi

Real Madrid merr fitoren e radhës: Benzema e Modric dhurojnë spektakël

Periskopi.com Sporti

Skuadra ‘mbretërore’ Real Madrid, ka arritur ta marrë fitoren e radhës, kësaj herë si mysafire e Eibarit, përcjell Periskopi.

Kampioni aktual i La Ligës arriti të shënonte dy herë në portën e vendasëve, ku fillimisht në minutën e 6’të rrjetën e gjeti sulmuesi francez, Benzema; dhe pastaj për të shënuar golin e dytë kroati, Modric.

Golin e tretë për skaudrën e Zizusë e gjeti krejt në fund të takimit mesfushori spanjoll, Lucas.

Kurse, për skuadrën e Eibarit golin e vetëm e gjeti sulmuesi spanjoll, Kike.

Me këtë fitore Real Madridi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 29 pikë, aq sa numëron edhe lideri i La Ligës, Atletico Madrid. /Periskopi

Real Madrid mposht Bilbaon, merr fitoren e tretë radhazi në La Liga

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Real Madridit ka marrë një fitore të vështirë në përballjen e sontme kundër skuadrës baske të Atletico Madridit, shkruan Periskopi.

Fillimisht ishte Toni Kross ai që e shënoi golin e avantazhit, një gol ky spektakolar nga mesfushori gjerman.

Kurse, goli i barazimit erdhi në minutat e parë të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 52’të, ku rrjetën e gjeti mbrojtësi spanjoll, Capa.

Golin e dytë dhe të tretë, përkatësisht dy golat e fitores për madrilenët i shënoi sulmuesi francez, Benzema.

Me këtë fitore Real Madridi ngjitet në pozitën e tretë të tabelës së La Ligës, me plotë 26 pikë të numëruara. /Periskopi

Bilbao ‘shokon’ Real Madridin, barazon rezultatin me një gol mjaft interesant

Periskopi.com Sporti

Skuadra baske, Athletic Bilbao ka shënuar gol ndaj madrilenëve, duke cuar në 1:1 shifrat e rezultatit, transmeton Periskopi.

 

Golin për skuadrën e Bilbaos e gjeti mbrojtësi spanjoll, Capa.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi

https://twitter.com/noob_fcb/status/1338970413330796544

Real Madrid – Athletic Bilbao, publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Real Madridi do të jetë nikoqir i Athletic Bilbaos për takimin në kuadër të javë së 12-të në La Liga.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 22:00 në stadiumin ‘ Alfredo di Stéfano Stadium’.

Për këtë takim, Zinedine Zidane do të ketë mungesat si, Casemiro (ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë), Mariano Diaz, Eden Hazard dhe Martin Odeegard, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao nuk mund të llogarisë vetëm në Peru Nolaskoain, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Kroos, Benzema, Modric, Valverde, Vazquez, Vinicius, Mendy.

Formacioni startues i Athletic Bilbaos: Simon, Capa, Yeray, Martinez, Yuri, Garcia, Vencedor, De Marcos, Raul Garcia, Berenguer, Williams.

Përfundojnë takimet e LK: Interi përshendetet nga Liga e Kampionëve, Reali vazhdon tutje

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar dy sfidat ekzistenciale në kuadër të Ligës së Kampionëve, ajo mes Real Madridit dhe skuadrës gjermane, Gladbach dhe sfida tjetër mes Interit dhe Shakhtar Donteskut, përcjell Periskopi.

Ndonëse në ‘situatë kufitare’ madrilenët arritën të kalojnë në fazën e eliminimit direkt pa ndonjë vëshitrësi, duke mposhtur gjermanët me rezultat 2:0, dy gola këto të shënuara nga Benzema.

Kurse, Interi nuk arriti të nxirrte një fitore që t’i merrte tre pikët që i duheshin dhe, me një barazim tutje kaloi ekipi ukrainas, Shakhtar Dontesk.

Ja rezultatet e të gjitha takimeve tjera. /Periskopi

 

 

 

 

Reali është shokuar për herë të dytë nga Shakhtar – nuk e ka në dorë kualifikimin

Periskopi.com Sporti

Real Madrid është shokuar për herë të dytë nga Shakhtar, një xhiro parafundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos janë mposhtur në udhëtim me rezultat 2:0, derisa ndeshjen e parë e humbën me rezultat 2:3.

Dentinho (57′) dhe Solomon (82′) realizuan për vendasit, që tani kanë një shpresë të madhe për kualifikim tutje.

Shakhtar ka vendin e dytë në grup me shtatë pikë, aq sa ka edhe Reali në vendin e tretë, por skuadra ukrainase qëndron më mirë në ndeshjet direkte.

Tani fati i Realit për kualifikim tutje është në dorën e skuadrave të tjera në grup, si Inter, që ka dy pikë, dhe Monchengladbach, që ka tetë pikë e që sonte ndeshen mes vete. /Insporti/

 

Real Madrid shokohet nga Shakhtari, klubi ukrainas kalon në epërsi

Periskopi.com Sporti

Rekordkampioni i ligës me kompetitive për klube, Ligës së Kampionëve, Real Madridi, ka udhëtuar sonte në Ukrainë për ta zhvilluar takimin e saj të vlefshëm për grupin B të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi

Tani kur po vijon minuta e 57’të e ndeshjes, madrilenët kanë pranuar gol nga vendasit ukrainas.

Autor i goliët për Shakhtarin është braziliani, Dentinho.

Shihni golin. /Periskopi

https://twitter.com/BGoals24/status/1333851758800613376

Formacionet zyrtare: Shakhtar – Real Madrid

Periskopi.com Sporti

Janë bërë zyrtare formacionet e ndeshjes Shakhtar Donetsk – Real Madrid.

‘Los Blancos’ kanë nevojë për një fitore në ‘NSC Olimpiyskiy Stadium’ ndaj Shakhtar, për të siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja mes Shakhtar dhe Real Madrid fillon nga ora 18:55.

Formacionet zyrtare: Shkahtar – Real Madrid

Real Madridi me gjashtë mungesa të theksuara kundër Villarrealit, publikohet lista e të ftuarve

Periskopi.com Sporti

Real Madridi nesër do rikthehet në aksion në ndeshjen ndaj Villarrealit.

“Los Blancos” në këtë udhëtim do jenë pa plotë gjashtë lojtarë kryesorë, meqenëse lojtarët, si Sergio Ramos, Eder Militao, Casemiro, Fede Valverde, Karim Benzema dhe Luka Jovic nuk janë në listë.

Ramos dhe Valverde janë të lënduar, derisa Militao, Casemiro dhe Benzema munguan në stërvitje, kurse Jovic është i prekur nga Covid-19.

Sidoqoftë, janë rikthyer Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Nacho Fernandez.

Lista e plotë e “Galaktikëve” ndaj Villarreal:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Odegaard, Isco, Aranda

Sulmues: Hazard, Asensio, Vazquez, Vinicius, Mariano, Rodrygo.

Kroati që luajti me Modricin del pozitiv me koronavirus, Real Madridi në alarm

Periskopi.com Sporti

Pandemia e koronavirusit ka prekur jo vetëm botën e sportit por edhe më gjerë, shkruan Periskopi.

Natyrisht, nga ky virus është duke u prekur futbolli në veçanti.

Reali është alarmuar sërish për ndonjë futbollist pozitiv, pas Militaos, Casemiros dhe Hazardit.

Në grumbullimin e Kroacisë, mbrojtësi i Beskiktas, Domagoj Vida, ka dal pozitiv, me të cilin Luka Modric është duke u stërvitur që nga dita e marte.

Kjo ka alarmuar Realin pasi mund të jetë infektuar edhe kroati, që është pse 35-vjeçar, vazhdon të udhëtojë dhe të luajë me Kroacinë.

Valencia shpërfytyron Real Madridin, e mposht thellë në ‘Mestalla Stadium’

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar derbi në kuadër të Ligës spanjolle mes Valencias dhe skuadrës së Real Madridit, sfidë kjo që i takoi vendasëve, transmeton Periskopi.

Stadiumi ‘Mestalla’ i Valencias është shndërruar në një arenë në të cilën sonte klubi i rekordeve, mbretërit Real Madridi janë shpërfytyruar, duke u mposhtur thellë nga skuadra vendase me rezultat 4:1.

Kujtojmë se, kjo është humbja e parë e Realit pas dy ndeshjeve me fitore, kurse Valencia sonte arriti të korrte fitore pas katër ndeshjeve me humbje. /Periskopi