Tag: Recep Tayp Erdogan

Eksperti amerikan tërheq vërejtjen për ndikimin e Erdoganit në Kosovë
Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Neë York’ut, Alon Ben-Meir, ka kritikuar sërish politikanët e Kosovës
Në një postim në Facebook, Ben-Meir ka tërhequr vërejtjen për ndikimin turk në Kosovë.
Ai ka thënë se politikanët e Kosovës, duhet të vendosin rregull në vend dhe të projektojnë Kosovën në mënyrë të besueshme për ndërkombëtarët.
“Politikanët e Kosovës duhet ta vendosin shtëpinë e tyre në rregull, sepse vendi duhet të projektohet në një mënyrë të besueshme për bashkësinë ndërkombëtare; është padyshim thelbësore për mënyrën sesi vetë kosovarët e shikojnë qeverinë e tyre “, ka thënë eksperti amerikan.
Ai ka bërë një thirrje për Qeverinë e Kosovës në lidhje me ndikimin turk në vend. Ben-Meir ka thënë se Qeveria duhet ta ketë fjalën e fundit mbi politikat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, e jo presidenti turk.
“Qeveria e Kosovës duhet të zgjohet për të ndaluar që Erdogani i Turqisë të kontrollojë pjesën më të madhe të infrastrukturës kryesore të Kosovës dhe të ketë fjalën e fundit mbi politikat e brendshme apo të jashtme të Kosovës”, ka deklaruar Alon Ben-Meir

Trump nuk i vë sanksione Erdoganit
Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po shikojnë në drejtim të vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se veprimi i Ankarasë e bën të pamundur pjesëmarrjen e saj në programin e aeroplanëve luftarak amerikan F-35.
Menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump, u shënua rritje e vlerës së monedhës turke.
Shtetet e Bashkuara kishin kundërshtuar pandërprerë planet e Turqisë, për blerjen e sistemit mbrojtës nga Rusia.
Uashingtoni ka thënë se ky sistem paraqet rrezik për aeroplanët luftarakë amerikanë.
Por, Ankaraja vazhdoi me planet e saj, dhe tashmë një pjesë e këtij sistemi ka arritur nga Rusia në Turqi, përcjell REL.
Disa ditë më parë, presidenti Trump, e fajësoi paraardhësin e tij, Barack Obama, për shkak të ngecjeve për të furnizuar Turqinë me sistemin amerikan të mbrojtjes raketore të quajtur “Patriot”.