Bytyqi: Buxheti për shëndetësinë të jetë më i lartë

Periskopi.com Lajme

Refki Bytyqi nga Nisma Social Demokrate, sonte në Debat Plus ka thënë se duhet të rritet buxheti për shëndetësinë, pasi ka shpenzime të mëdha, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se nuk mund të mohohen arritjet e Uran Ismailit si ministër në qeverisjen që lamë pas.

‘’Nuk mund të mohojmë arritjet  e Uran Ismailit në shëndetësi. Barna nuk ka. Mjekësia kërkon shërbim 24 orë. Ofrohet, por duhet të jetë buxheti shumë më  i lartë për këtë. Mjekësia ka shpenzime shumë. Nuk është vec QKU, por një zingjir që nuk po funksionon shumë mirë’’, ka thënë Bytyqi./PERISKOPI/