Hillary Clinton emërohet rektore universiteti

Periskopi.com Lajme

Queen’s University’ ka njoftuar sot se ka emëruar për rektore ish Sekretaren e Shtetit të  SHBA-së, Hillary Clinton.

Clinton e cila e ka pranuar dekoratën e nderit nga ‘Queen’s në tetor të 2018-ës do të jetë rektorja e 11 e këtij universiteti dhe e para grua që mbanë këtë pozitë, shkruan Qun.ac.uk, transmeton Klan Kosova.

“Është privilegj i madh për mua që të jem rektorja e 11 e ‘Queen’s University Belfast’. Është një vend për të cilin unë kam shumë dashuri dhe që kam krijuar një lidhje të fortë ndër vite”, ka thënë Clinton.

“Motoja e universitetit është “pro tanto quid retribuamus?”, që nënkupton: “Çfarë duhet të japim në këmbim për aq?”.

“Jam krenare që të jem ambasadore e një fryme të tillë, sikurse edhe për hulumtimet e ‘Queen’s, ndikimin dhe mbi të gjitha përsosmërinë”.

Edhe rektorët paralajmërojnë grevë, nëse nuk shkarkohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë

Periskopi.com Lajme

Rektorët e universiteteve publike i janë drejtuar sot deputetëve të Komisionit për Arsim, ku kanë shpreh shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mbylljen e 40 për qind të programeve në këto universitete.

Ata deklaruan se vendimin në fjalë e konsiderojnë jo-ligjor. Andaj, po kërkojnë që deri më 28 janar të shkarkohet Këshilli, në të kundërtën vazhdojnë me greva dhe protesta.

Rektorët e kanë quajtur arbitrar dhe politik vendimin për mos-akreditimin, dhe tërheqjen e akreditimit për disa programe në universitete.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj tha se UP-së i janë refuzuar 24 programe dhe i janë tërhequr 13 programe të akredituara.

Këto programe ai i ka quajtur substanciale, ndërkohë që vendimin e ka quajtur selektiv.

“Bazuar në udhëzimin administrativ MAShT, 15/2018 për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës mund të konstatohet se KShC ka sjell vendim për tërheqjen e programeve të akredituara pa pas raport të rekomandimit nga vlerësues të jashtëm, nga ekspertë vlerësues ndërkombëtar të fushës së njëjtë të studimit, për një kohëzgjatje tjetër, neni 19 i keni faktet që u dhash. Nuk kanë qenë në pyetje ato programe me u vlerësu, nuk ka pas ndonjë komision, ndonjë paralajmërim, që për shembull ndonjëri prej atyre programeve të studimit që janë akredituar ose ka pas dokumentacion të rrejshëm ose ka dështuar me realizu udhëzimet apo rekomandimet, vetëm ad hoc është marrë ky vendim dhe janë tërhek 13 programe bazë”, tha ai.

Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, tha se gjatë vitit 2018, MAShT dhe KShC kanë vendosë dy kushte shtesë, ku mes të tjerash kanë kërkuar që në vend të tre profesorëve për një program, duhet t’i jenë katër.

E këtë, Kosumi e quan jo-ligjore.

“Kërkesa e KShC-së me rritë numrin e profesorëve për një program është antiligjore, ata mund ta shtojnë këtë standard, e pranojmë, por në rast të akreditimit të ri, në rast të riakredtimit, konkurrojmë sivjet me një program të ri po, na i kërkojnë katër, i bëjmë katër, por programet që njëherë kanë marrë vulën janë akredituar me tre profesorë, nuk mund të kërkosh në gjysmë të rrugës shtoje ti edhe një profesor. Problemi i dytë është fushat e ngushta studimore që po quhen, asnjë debat nuk ka qenë kurrë në Kosovë për fushat studimore, dhe të gjitha ato që fliten sot janë manipulime me fusha studimore, jam shumë mirë i njoftuar, kam qenë vet pjesë e Agjencisë së Akreditimit ku i kemi miratuar fushat studimore dhe numrat, shifrat e tyre, por nuk ka pas asnjë debat më,  e krejt cka folët është propagandë”, tha ai.

E rektori i Universiteti të Pejës, Fadil Millaku, zëvendëskryesues i konferencës së rektorëve, tha se Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka mbyll programet që kanë më së shumti studentë.

“Mendoj që Këshilli Shtetëror i Cilësisë është dashur të ketë raportin ndryshe me universitetet, me lyp dokumente shtesë për secilin profesor që ka pas dyshim që nuk është i profilit. Por, ata nuk kanë komunikuar fare me ne, na kanë injoru dhe kanë marrë vendime që ne na kanë sjellur në këtë situatë”, tha ai.

Në mbledhjen e sotëm me Komisionin për Arsim, Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Ferizajt, tha se mbyllja e universiteteve të reja publike është synim kryesor i ministrit të Arsimit.

Mbyllja e universiteteve të reja publike nga Ministria e Arsimit, është synimi kryesor nga ardhja në krye e këtij ministri. E ka thënë, ekziston një dokument i shkruar që në Kosovë duhet të ketë dy universitete. U mundua ta bëjë në atë formë, nuk arriti, dhe ka ndërruar formë. Këtu u tha që janë mbyllë rreth 40 për qind e programeve të universiteteve publike por nuk u tha numri i studentëve të atakuar, i cili është 70 për qind”, tha ai.

Këtë deklaratë e kundërshtoi deputetja Albulena Balaj. Ajo tha se ministri asnjëherë nuk ka thënë se duhet të mbyllen universitetet e reja.

“Fjalën mbyllë harrojeni, ajo që ka thënë ministri është që në dy universitete, të tjerat universitete të shndërrohen në kampuse, kjo ka ardh si propozim e një grupi punues prej ekspertëve që e kanë bërë, për shkak se kanë menduar që është një formë më e mirë për të vazhduar tutje me arsimin në Kosovë. Pra, asnjëherë nuk ka thënë ministri që duhet të mbyllen universitetet”, tha ajo.

Në takimin e sotëm, shqetësim kanë shprehur edhe rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, dhe ushtruesi i detyrës së universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Ndërkohë që deputetët e Komisionit për Arsim, kanë inkurajuar rektorët që të shkojnë përmes rrugëve ligjore.

Gjithashtu, deputetët kanë bërë të ditur që do të takohen edhe me përfaqësues të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.