Pas vrasjes së grekut nga RENEA shqiptare, reagon Greqia: E papranueshme

Periskopi.com Lajme

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas ngjarjes në Bularat, ku një 35-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj forcave të policisë dhe pas disa orësh u vra nga shkëmbimi i zjarrit me RENEA-n.

“U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritetet shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllime për vdekjen e homogjenit grek. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek”, thuhet në reagimin grek.