Ja në cilin vend renditet Kosova në raportin botërorë për vendet më të ndotura në botë

Periskopi.com Lajme

India edhe një herë ka dalë e para në listën e shteteve me kualitetin më të dobët të ajrit në botë, sipas një raporti të ri, ndërsa qytetet kineze kanë vazhduar të tregojnë përmirësime në krahasim me vitet e kaluara. Në listë figuron edhe shteti i Kosovës.

21 nga 30 qytetet e botës me ndotjet më të madhe të ajrit në botë janë në Indi. Raporti është përpiluar me të dhëna nga IQAIR AirVisual, raporti për kualitetin e ajrit në botë për vitin 2019.

Ghaziabad, një qytet i vogël afër kryeqytetit indian të Dehlit në njësinë e Uttar Pradesh në Indi, është ranguar si qyteti më i ndotur me një mesatare prej PM 2.5 matje të koncentrimit nga 110.2 më 2019. Kjo është nëntë herë më e madhe se sa ajo që Agjencia Amerikane për Mbrojtje të Ambientit e cilëson si të shëndetshme.

Vendet e Hemisferës veriore qëndrojnë më mirë në këtë studim, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, vendet e Ballkanit mbesin me një cilësi të dobët të ajrit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit shkakton diku 7 milionë vdekje të hershme në vit në të gjithë botën. Kjo si rezultat i shkaktimit të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe infeksioneve respiratore.

Llogaritet se mbi 80% e personave që jetojnë në zona urbane ku monitorohet cilësia e ajrit, ekspozohen në ajër shumë të ndotur që kalon kufijtë e lejuar nga OBSH’ja.

Vendet me zhvillim të vogël, apo mesatar janë më të rrezikuar.

“Ndotja e ajrit përbën rrezikun më të madh ambiental me të cilën përballet popullsia globale”, thuhet në raport.

Bangaldeshi si shtet qëndron më së keqi në këtë studim, pas saj vjen Pakistani, Mongolia, Afganistani dhe India.

Kosova është e 27’ta në listë. Prej Ballkanit Bosnja e Hercegovina është e 14’ta ndërsa katër vende më pas është Maqedonia e Veriut.

Shkupi është qyteti i dhjetë në botë me kualitetin e ajrit më të keq në botë. Sarajeva është e 43’ta. Ndërsa Prishtina është e 64’ta.

Çmimet e lira në restorante, ja si rënditet Kosova në listën e Evropës

Periskopi.com Fun

Të ushqehësh në restorante në Kosovë po vlërsohet së është lirë.

Kosova renditet e para në listën e vendeve më të lira të Evropës për sa i përket çmimeve të lira në restorante.

Sipas portalit mbi kostot dhe cilësinë e jetës, Numbeo, Kosova renditet e para në Europë si më e lira, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit.

Në këtë listë Maqedonia renditet e dyta, e përcjellë nga Ukraina, Serbia , dhe Shqipëria.

Bosnja dhe Mali i Zi janë më të shtrenjtat e rajonit. Bosnja ka një diferencë të ngushtë me Shqipërinë, ku një drekë atje kushton mesatarisht 2527 lekë. Ndërsa Mali i Zi, i 12-ti në renditje, vlerësohet të jetë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor, ku fatura shkon mesatarisht 3000 lekë, duke kaluar kështu edhe vende anëtarë të BE-së si Çekia apo Bullgaria, shkruan monitor. al.

Kujtojmë se me çmimet ishin ndarë të kënaqur edhe tifozët anglezë, të cilët kishin ardhur në Kosovë për ndeshjen që u zhvillua në nëntor mes Anglisë dhe Kosovës.

Në rrjete sociale ata në vazhdimësi kanë ndarë postime me miqtë e tyre se sa e lirë ishte Kosova për të jetuar.

Subjektet politike sot mësojnë renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sot do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit dhe aty subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim.

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

KQZ-ja kaq informuar se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave.

KQZ-ja i thotë JO fatit në zgjedhje: Partitë politike do t’i kenë numrat prej 111 e tutje

Periskopi.com Lajme

Në Kuvendin e Kosovës nuk do të mund të ketë deputetë që do ta marrin këtë post falë numrit të partisë, pasi që KQZ ka vendosur se numrat e partive politike pjesëmarrës në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 e lartë e jo më të korrespondojnë numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kaluara.

Për këtë vendim ka njoftuar drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj, sipas të cilit tash e tutje renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të jenë nga 111 deri 135.

“Shqyrtimi dhe miratimi i një draft-udhëzuesi, i cili pritet të bëhet, është praktikë e mirë e KQZ-së që kur organizohet tërheqja e shortit nga herët e kaluara që të organizohet tërheqja e shortit të miratohet një udhëzues, i cili i përshkuan hapat një nga një për tërheqjen e numrave të subjekteve politike ashtu siç do të duken në fletëvotim. Është kryesisht i bazuar në udhëzuesin e herëve të kaluara, do të vendosen dy vazo, në një vazo do të jenë emrat, në vazon tjetër do të jenë numrat e subjekteve politike. Kësaj radhe kemi propozuar që të fillojnë nga numri 111, në mënyrë që mos të ketë probleme ku një kandidat të ketë numrin e njëjtë me subjektin politik, do të jenë 25 numra sa janë subjekte politike nga 111 deri në 135”, tha ai.

Për këtë udhëzim u pajtuan të gjithë anëtarët e partive politike. Ilir Gashi anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, ndonëse u pajtua me këtë udhëzim, kërkoi që të bëhet më atraktiv kombinimi i numrave.

“Çdo herë kur e kemi bërë tërheqjen e shortit ka konciduar që ai numër me i ra një kandidati, dhe pothuajse sa herë që kandidatëve iu ka rënë ai numër, ata janë bërë deputet, pavarësisht se a ka qenë i 80 apo 90, megjithatë kanë pasur fat. Ndoshta pajtohem me këtë që kanë propozuar që të jetë mbi 110, por do të ishte mirë që të ketë një atraktivitet të numrave në kuptim të renditjes, sepse ajo bëhet kur të tërhiqet shorti, por kombinimi i numrave do të ishin më lehtë për t’u mbajtur mend për faktin se janë tre shifror”, tha ai.

E Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje e ka mirëpritur një vendim të tillë për çka tha se kjo ndikon edhe në zvogëlimin e numrit të  fletëvotimeve të pavlefshme.

“Pajtohem që renditja mos të jetë ose të mos korrespondojë me numrat e kandidatëve së pari për faktin se duhet të kemi qëndrim neutral në kuptim të mos favorizimit të asnjë numri. E dyta, mendoj se është e rëndësishme për eventualisht zvogëlimin e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme për një kategori të fletëvotimit të pavlefshme për ata votues që e mbajnë mend vetëm numrin edhe shkojnë e votojnë vetëm kandidatin e subjektit politik me atë numër e jo edhe subjektin politik”, theksoi Rrustemi.

Sami Hamiti, anëtar i KQZ-së nga LDK, tha se numri i subjekteve politike është mirë të jetë mbi 110.

“Konsideroj se është gjithsesi mirë të jetë mbi numrin 110, sepse zakonisht në sa palë zgjedhje i kemi minimumi katër apo pesë deputetë që hyjnë me numër mund të themi çka të duam ata mund të thonë se kur të zgjidhen kanë qenë meritorë dhe se populli po i do, por nuk është e vërtetë –  është numër i caktuar që çdo herë votojnë”, tha Halimi.

Ndryshe, 20 parti, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur ia mësyjnë Kuvendit. Të gjitha partitë politike kanë bërë publike listën e kandidatëve, me të cilët do t’i hyjnë garës për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Nga 110 kandidatë, më shumë se 30 prej tyre, në secilën listë, janë gra. /B.Ibishi/

Partitë nesër e mësojnë renditjen në fletëvotim pë zgjedhjet e 6 tetorit

Periskopi.com Lajme

25 subjektet politike do të mësojnë të martën për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Të martën do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit dhe aty subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se për orën e saktë dhe për detajet tjera mediat do të njoftohen gjatë ditës së sotme.

Ai ka bërë të ditur se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim.

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

KQZ-ja ka informuar se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave.

Serialet më të mira në vitin 2019, Chernobyl më lart se Game of Thrones

Periskopi.com Showbiz

Mediumi i njohur ‘Complex’ i ka kushtuar një artikull serialve të këtij viti.

Ata kanë përzgjedhur 25 serialet më të mira që janë transmetuar gjatë këtij viti, transmeton Indeksonline.

Seriali më i mirë deri më tani cilësohet ‘Better Things’. Sezona e tretë e këtij seriali ka marrë komplimente të shumta. Performanca e yjeve si Pamela Adlon, Mikey Madison, Hannah Alligood, Olivia Eward dhe Celia Imries është vlerësuar lartë. Kjo seri televizive është prodhim i ‘FX’.

Në pozitën e dytë gjendet ‘Barry’ që është prodhim i ‘HBO’.  Pastaj në listë gjendet “The Other Two”, prodhim i ‘Comedy Central’.

‘When They See Us’ zë pozitën e katërt. Deri më tani ky serial ka dal të jetë më i suksesshëm i ‘Netflix’.

Top 5-shën e përmbyll senzacioni i këtij viti ‘Chernobyl’ që është prodhim i ‘HBO’.

Pa dyshim ai që ka zhgënjyer më së shumti është seriali “Game Of Thrones”. Sezona e fundit la shumë për të dëshiruar.

Historike: Kjo është pozita e Kosovës në renditjen e Kampionatit Evropian

Periskopi.com Sporti

Kosova edhe njëherë ka dëshmuar se është superfuqi botërore në xhudo.

Në Kampionatin Evropian për grup moshën U 23 që u mbajt në Hungari, xhudistët tanë fituan dy medalje të arta (Akil Gjakova dhe Loriana Kuka), duke u renditur në pozitën e dytë.

Kosovës tashmë i është shtuar edhe një garuese e nivelit të lartë. Bëhet fjalë për Loriana Kukën.

“Loriana Kuka kampione Evropiane U23! E veçantë kjo medalje për mua, për familjen Kuka për vëllanë tim Sylën që e kam pasur trajner dhe udhërrëfyes në jetë! Loriana la Zvicrën për Kosovën, erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur performancën, por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj! Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikë nga familja jonë! Shumë i lumtur për këtë medalje!” – ka shkruar trajneri Driton Kuka, në profilin e tij në Facebook, pas suksesit të Lorianës./Periskopi/

Renditja e re e FIFA, Kosova shënon ngritje

Periskopi.com Sporti

Kosova është ngritur për një pozitë në renditjen zyrtare të FIFA-s.

Kombëtarja e drejtuar nga Challandes tashmë është në pozitën e 137 pas fitores nga Malta dhe barazimit me Ishujt Faroe.

Në anën tjetër, Shqipëria ka rënë për dy pozita në renditje, shkruan indeksonline.

Skuadra e Panuccit tashmë është në pozitën e 60-të pas ndeshjes me Jordaninë dhe Izraelin.

Në renditjen kryesore, Franca ka humbur pozitën e parë që tashmë mbahet nga Belgjika.

Ndërsa në Top 10 ngritje ka pasur Anglia që ka zënë vendin e pestë që mbahej nga Uruguaji. /Periskopi/