“Forma e lartë e Messit e ka bërë Ronaldon një super-lojtar”

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Manchester United Rene Meluensteen beson se vet Lionel Messi e ka bërë një lojtar më të mirë Cristiano Ronaldon.

Ronaldo ka bërë një lëvizje të papritur në drejtim të Juventus pas nëntë viteve në Real Madrid që doli si fitues i pesë Topa të Artë, dy titujve të La Ligas dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Gjatë kohës sa ka qëndruar në Santiago Bernabue, Ronaldo ka shënuar 450 gola përfshirë edhe 61 të tjerë gjatë sezonit 2014/2015.

Ylli portugez ishte në Torino të hënën për të finalizuar transferimin në kampionin italian si një shpresë për t’i sjellë klubit trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Ka një vazhdimësi të formës së lartë: Ne jemi të çuditur nga një sezon i Salahut, por Cristiano dhe Messi janë në një nivel krejt tjetër”, u shpreh trajneri holandez, ish trajner i Manchester United Meulensteen.

“Kishte momente kur Messi ishte i pabesueshëm, por në të vërtetë Cristiano mori primatim për të shënuar më shumë se ai, dhe ai ka një mentalitet të pabesueshëm fitues”, shtoi ai./Periskopi/