Getinjo sërish në mbështetje të Kadri Veselit: Moti i ka ditur gjërat ky

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, shpesh herë e shpreh mendimin e tij për çështjet aktuale në rrjetet sociale.

Ai ka treguar haptazi se është përkrahës i politikanit kosovar, Kadri Veseli, që njëherësh është lider i Partisë Demokratike të Kosovës.

Së fundmi, Getinjo publikoi në InstaStory një fotografi të Veselit, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Moti i ka ditur sendet ky shoq”.

Me këtë fjali ai duket sikur iu referua statusit të fundit të Kadri Veselit në Facebook, ku hidhte dyshime se veprimi më i fundit i kryeministrit aktual, ishte i huazuar nga ai.

“E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, kishte shkruar ndër të tjerash Kadri Veseli në Facebook.

Getinjo dhe vëlla i tij, Mozzik, janë takuar më parë personalisht me Veselin, duke treguar që edhe janë mbështetës të tij. 

Mozzik rikthehet me koncert në Tiranë pas dy vitesh mungesë

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur Mozzik pas një pauze prej dy vitesh po rikthehet me koncert në Tiranë.

Kështu ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në Instagram në të cilën është shprehur se ndjenë mall për atmosferën atje dhe mezi po pret t’i sheh adhuruesit e tij.

“Gati 2 vite pa koncerte ne Shqipëri. Pa shijuar atë energjinë e mrekullueshme tuajën !!!!!Mezi po pres t’iu shoh gjithëve. Tiranë m’ka marr malli për ju”, ka shkruar reperi mes tjerash.

Ndryshe, ‘Eiskalt’ është projekti i fundit i tij në bashkëpunim me Loredanën.