Reperi shqiptar e bën për pesë pare Bebe Rexhën, shkak fotografia e ditëlindjes

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Bebe Rexha dy ditë më parë publikoi një fotografi e zhveshur krejtësish, duke treguar se edhe përkundër moshës ndjehet në formë.

“Kështu po ndihem si 30 vjeçare’, shkroi ajo.

Fotoja që ndau me ndjekësit mori komente të shumta ku i uruan ditëlindjen, por mënyra se si ajo tregoi se ka mbushur 30 vite me foton lakuriq nuk është pritur edhe aq mirë.

Reperi i njohur shqiptar Jetmir Hoxha i njohur si ‘Cyanide‘, me një postim në ‘Instagram‘ nuk i ka uruar ditëlindjen Bebes por e ka kritikuar në masë të madhe.

‘Cyanide’ i ka thënë se nuk dallon nga këngëtaret tjera si Cardy B, Nicki Minaj. Sipas tij respekti fitohet me punë dhe jo me fjalë.

Bebe Rexha nuk ka reaguar lidhur me këtë postim.

 

Reperi shqiptar-Bill Clintonit: Mirë se erdhe në shtëpinë tënde zotëri President (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Presidenti Bill Clinton sot ka arritur në Kosovë.

Bill Clinton ka arritur në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota, shkruan lajmi.net.

Ai sot do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Instagram, reperi D.U.D.A. i  ka uruar mirëseardhje Cilntonit, duke shkruar “Mir se erdhe ne shpin tane mr President”.

Për ndryshe, gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Bill Clinton do të dekorohet nga Thaçi.