Reperja e re e estradës Archives - Periskopi

Tayna befason me përgjigjet në 60 sekonda, thotë se ia kanë bërë kolegët ‘block’ dhe kanë flirtuar me të

Periskopi.com Showbiz

Reperja e re e estradës, Tayna, ka qenë e ftuar së fundmi në intervistën më të shkurtër, një minutëshe të “Prive”-së.

Ajo tregoi se për momentin ka mani të bëjë hite, ndërsa sipas saj tri hitet më të mëdha që ka bërë deri më tash janë: “Columbiana, “Doruntina”, dhe “Caliente”.

Tutje, bukuroshja nga Prizreni e pyetur nëse ka ndonjë koleg që ia ka bërë ‘block’ në rrjetet sociale nga xhelozia, u përgjigj duke thënë se: “Po, ka ndodhur një gjë e tillë më herët”.

Në vazhdimësi, reperja vazhdoi të tregojë se ka pasur pak nga kolegët që edhee kanë flirtuar me të.

Ndërsa e pyetur nëse sheh konkurrencë në estradës, Tayna u përgjigj duke thënë se konkurrencë e sheh vetëm veten e saj.

Pyetja më pikante ishte rezervuar për në fund, se me cilin personazh publik do të donte të kryente marrëdhënie, reperja u përgjigj me të qeshua duke thënë se nuk ka dëshira të tilla koti.