Tayna: Kur don diçka të vërtetë, ti e din ku me ardh

Periskopi.com Showbiz

Tayna ka ndarë një mesazh postimin e fundit.

Tayna është njëra nga emrat më të lakuar të shoubizit, çdo veprim i saj tërheq vëmendjen e mediave.

Reperja ka pozuar nga një shtrat ku shfaqet e veshur me një këmishë të kaltër të hapur në pjesën e gjoksit, foto kjo që besohet se është shkëputur nga klipi i ri.

Postimit të bërë Tayna ia la edhe një mesazh ku thotë “Kur don diçka të vërtetë, ti e din ku me ardh”, ndoshta këngëtaren këtë herë do e shohim me një stil më ndryshe të këndimit.

Loredana pozon e lodhur nga shtrati

Periskopi.com Showbiz

Loredana sjell një foto nga shtrati sapo u zgjua nga gjumi.

Rep-artistja e njohur shqiptare është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit.

Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon fotografi të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj.

Sot reperja ka ndarë me ndjekësit një foto nga shtrati, teksa shfaqet pa grim.

“Mirëmëngjesi”, ka shkruar ajo në gjuhën gjermane krahas fotos.

Së fundi po përflitet shumë për jetën private të reperes, të cilës problemet duket se nuk po i ndahet.

Pak pas qetësimit nga skandali i madh në Zvicër, Loredana tashmë është ndarë edhe nga i dashuri i saj, Mozzik, pas një lidhjeje të gjatë që solli në jetë një vajzë të cilës ia kanë lënë emrin Hana.

Pas aksidentit, edhe kjo gjë i ndodh Taynas

Periskopi.com Showbiz

Artistja e talentuar Tayna është padiskutim shumë e suksesshme dhe mjaft e kërkuar me koncerte të shumta.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh poston foto provokuese të cilat ndezin rrjetin. Fansat e saj të shumtë e mbështesin kurdoherë.

Por ditën e sotme Taynës i është dashur të anulojë një nga koncertet e saj jashtë vendit.

Artistes i është shtyrë fluturimi disa minuta përpara nisjes, dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar falje tek fansat.

Përmes një postimi në instagram, Tayna ka lajmëruar që nuk do të jetë e pranishme, dhe për këtë është mërzitur shumë.

U kërkoj falje fansave për mospraninë time, për shkak të vonesës së fluturimit. Jam shumë e mërzitur që nuk munda të isha me ju dhe të kënaqeshim bashkë, por shihemi një herë tjetër. Ju dua”,-ka përfunduar Tayna lajmërimin e saj në Instastory.

Me siguri artistja do lajmërojë një datë tjetër për të mbajtur koncertin e shtyrë, dhe padyshim do jetë në top formë.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë Tayna pësoi edhe një aksident në rrugët e Prishtinë, mirëpo fatmirësisht kaloi pa pasoja të mëdha.

Menaxheri i reperes ka treguar se Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime trupore, pos dëmtimeve të vogla të veturës.

Ai ka dhënë versionin e tij të aksidentit duke thënë se vetura e artistes është goditur nga një makinë tjetër.

 

A është ky ‘diss’ i Mozzikut për Loredanën?

Periskopi.com Showbiz

Përsëri kanë arritur që t’i ‘pushtojnë’ mediat.

Mozzik dhe Loredana kanë hequr folloëin ndaj njëri-tjetrit dhe për ta po thuhet se janë nda.

E së fundmi, Mozzik ka hedhur një fotografi në Instastory e cila duket se është ‘diss’ për Loredanën.

“Njerzit fallco s’më tërheqin më, besnikët po” janë fjalët e tij.

Një shkrim ky që mendohet se i është kushtuar bashkëshortes.

Melinda vishet shumë shkurt dhe bën lëvizje provokouese para kamerës në orët e vona

Periskopi.com Showbiz

Melinda u shfaq provokuese në videon e fundit.

Melinda është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja.

Së fundi, rep-artistja ndau me ndjekësit një video, ku shihet e veshur me një palë pantallona të shkurtër dhe bluzë po ashtu të shkurtër.

Teksa po e filmonin, Melinda bënte lëvizje provokuese para kamerës, ndërsa në plan të parë kishte të pasmet.

Kujtojmë se “Pika Pika” titullohet projekti i fundit muzikor nga Melinda, këngë që u prit mirë në publik.

Loredana shpenzoi mijëra euro për këtë blerje

Periskopi.com Showbiz

Loredana nuk i ndalon blerjet e shtrenjta.

Loredana Zefi njihet si një prej artisteve që e shohim të veshur nga brendet më të njohura në botë, shkruan lajmi.net.

Reperja përmes rrjeteve sociale, ka treguar blerjen e fundit që e ka bërë, e natyrisht se edhe kësaj radhe ka shpenzuar shumë.

Ajo publikoi një orë të markës “Rolex”, e cila kushton mijëra euro, e përveç saj tregoi edhe atletet me mbishkrimin “King Lori”.

Kujtojmë se Loredana ka pak ditë që ka lansuar albumin e ri, për të cilin pranoi vetëm komente pozitive.

Label-i gjerman në të cilin bën pjesë Loredana dyshohet për blerje klikimesh në shifra të mëdha

Periskopi.com Showbiz

Reperja nag Ferizaj, Loredana Zefi, u vu sërish në qendër të vëmendjes së mediave zvicerane dhe ato gjermane.

Teksa Gazeta “Tages Anzeiger” i ka dedikuar një artikull biografik, ku përmend gjithçka nga suksesi e deri te akuza për mashtrim nga një çift zviceran, duket se po e njëjta gazetë, në një artikull të publikuar së fundmi ka përmendur mënyrën se si reperët gjermanë “blejnë” suksesin me klikime të rrejshme, me çka renditen në top-lista si të parët në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

Një ndër label-et që akuzohet për diçka të tillë është edhe Groove Attack – ai në të cilin bën pjesë Loredana.

“Gjithsej 46 milion klikime për këngën “SONNENBRILLE” të rep-artistes Loredana figurojnë në kanalin YouTube. Katër hitet e saj të fundit deri më tani regjistrojnë më shumë se 130 milion transmetime në Spotify, dhe 1.5 milion abonentë vizituan kanalin e reperes në YouTube muajin e kaluar. A mund të jetë e vërtetë kjo? Që nga e enjtja, ka dyshime të mëdha për numrat e tillë të transmetimit: Një kolektiv hulumtues i mediave rinore të ARD-së në Gjermani ka publikuar një raport në YouTube, sipas të cilit, është e mundur që të fryhet suksesi me klikime për ta shndërruar këngën në hit”, shkruan “Tages Anzeiger”, transmeton Telegrafi.

“Unë mund t’ju bëj yll”, thotë një haker anonim, i cili fsheh fytyrën e tij nën një maskë të zezë, teksa prezantohet me nofkën “Kai”.

Pak më shumë se njëqind milion njerëz jetojnë në Zvicër, Austri dhe Gjermani. A ka ndonjë numër realist të një audience gjermane rreth 46 milionë sosh? Kjo pyetje shtrohet edhe në platformat llogaritëse të numrave në internet, duke pasur parasysh efektet e klikimeve të reperëve gjermanë, klipet e të cilëve kapin deri në 100 milionë klikime brenda një kohe shumë të shkurtër.

Hakeri anonim me nofkën “Kai” që demonstroi blerjen e klikimeve që bëjnë artistët gjermanë dhe zviceranë (Quelle: Y-Kollektiv/YouTube)

“Si është e mundur që për 14 ditë, 80 për qind e gjermanëve ta dëgjojnë këtë këngë”, thotë përgjatë videos hakeri anonim, referuar një prej këngëve hit të reperes shqiptare, Loredana Zefi.

Por ai mesa duket tha se e di përgjigjen: “Kjo mund të bëhet e mundur me popullin tim gjerman që e krijova”, thotë Kai (hakeri anonim).

Ai thotë se kishte shtyrë me këtë “sukses të rrejshëm” plot pesë artistët më të mëdhenj në Gjermani, edhe nëse ata nuk e dinë atë”, por menaxherët e tyre do ta dinin.

Më pas, Kai filloi të përmend disa emra, një prej të cilëve ishte ndërmarrja e madhe gjermane e shpërndarjes së muzikës, Groove Attack, label ky në të cilin bëjnë pjesë rep-artistët si Loredana dhe Mero.

Në Groove Attack, Loredana është nën kontratë që nga shkurti i vitit 2019.

Ky label mohon që të ketë manipuluar ndonjëherë me numrin e klikimeve, teksa në një dkklaratë për media janë shprehur: “Groove Attack bën të qartë se ne kurrë nuk kemi blerë klikime ose përpjekje të tjera manipulim”. Ishte “e trishtueshme” të shihje artistë tan të merituar që supozohen për sukses të manipuluar”.

Kompania nuk dëshiron të japë informacione të mëtejshme, gjithashtu për Loredana ka refuzuar të flasë rreth kësaj teme.

Dëshmi se Groove Attack dhe artistët e saj kanë manipuluar numrat e tyre të klikimeve, Kai merr reperin e ri Mero, me të cilin Loredana bashkëpunoi së fundmi. Ai ka kontratë që nga muaji maj me labelin Groove Attack.

“Dy minuta pas publikimit të këngës “Ohne Sinn”, ai ka 89 shikime në YouTube – dhe 3299 pëlqime dhe 435 komente. Diçka nuk shkon këtu. Pas shtatë minutash pasi videoja u hodh në internet, ajo ishte tashmë mbi 30,000 herë e shikuar dhe e komentuar mbi 12,700 herë. Në jo më shumë se 24 orë, kënga u rendit e para në “Top këngët trend” në YouTube”, shpjegon anonimi.

Kai vazhdoi të tregojë se si një haker i zoti, në këmbim të 50 mijë eurove, mund të sigurojë që kënga të arrijë majat e top listave në Zvicër dhe Gjermani, me anë të klikimeve robotike.

Por a është me të vërtetë e mundur të falsifikohen tabelat e renditjes së këngëve përmes manipulimeve transmetuese? GfK Entertainment, e cila përpilon paradën e hiteve zvicerane për Shoqatën e Etiketimeve Zvicerane të Muzikës, merret çështje të tilla, incidente dhe shënime “shumë serioze”.

“Ne bëjmë çdo përpjekje për të zbuluar manipulimet dhe t’i kundërveprojmë ato në një mënyrë të synuar. Rastet e dyshimta shkaktohen menjëherë nga një proces gjithëpërfshirës i rishikimit”, kanë thënë ata në përgjigje për gazetën gjermano-zvicerane “Tages Anzeiger”.

 

E kritikuan pse iu referua vetes kosovare, Tayna bën reagimin epik

Periskopi.com Showbiz

Tayna ua ka mbyllur gojën të gjithëve me reagimin e saj.

Së fundmi ka pasur reagime të shumta lidhur me faktin se Tayna i është referuar vetes si kosovare e jo shqiptare, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo pas postimit që Rita Ora e ka bërë për suksesin e dy shqiptareve, Dafina Zeqirit dhe Taynës.

E pas gjithë zhurmës se kjo e fundit do të duhej ti referohej vetes si shqiptare e jo kosovare, ka reaguar Tayna me një postim me të cilin ua ka mbyllur gojën të gjithëve.

Ajo ka publikuar statistikat demografike të mbledhura nga Instagrami,e cila dëshmon se numrin më të madh të fansave dhe numri më i madh i njerëzve që kanë vizituar profilin e saj vjen nga Tirana.

Këtë Tayna e ka shoqëruar me një emoji ku shihet flamuri kombëtar.