Çifti me fotografi të çmendura të dasmës, kritikohet me të madhe

Periskopi.com Fun

Një çift amerikan është përballur me kritika pas publikimit në internet të fotove të tyre të dasmës.

Fotografi amerikan John Milton dhe gruaja e tij realizuan dasmën në Republikën Demokratike të Kongos vitin e kaluar dhe vendosën të bëjnë setin fotografik në një ‘vullkan të zjarrtë’.

Në një foto, ata shihen në cep të një vullkani ndërsa dy persona i vendosin armën në kokë.

Më pas shihet nusja duke ecur në një geto në Kongo, ndërsa disa njerëz me ngjyrë e shihnin. Në një tjetër foto është unaza e vendosur mbi një fishek.

Por mesa duket nuk janë pritur mirë.

Pasi publikuan disa imazhe në Instagram çifti u përball me qortime.

Foto u konsideruan shumë ofenduese për njerëzit e varfër në Kongo ndërsa u ngritën pyetje se përse duhet të pozonin para njerëzve me armë.

Gjithashtu u kritikuan se përdorën njerëzit me ngjyrë për të shtuar ndjekës në Instagram.