Vajza e ish-drejtorit Reshat Maliqi gati për t’u bërë police

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në prill të këtij viti ka hapur konkurs për pranimin e kadetëve të rinj. Ndonëse në konkurs kanë aplikuar mbi 17 mijë qytetarë, vetëm rreth 300 prej tyre do të kenë rastin ta veshin uniformen blu.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se në mesin e atyre që kanë kaluar fazat e testimit, ndodhen edhe fëmijët e disa zyrtarëve policor. Një ndër ta është edhe vajza e ish kreut të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, Iliriana.

Kjo e fundit ka kaluar testin me shkrim, atë fizik dhe me gojë ndërsa nëse kalon edhe testet e radhës ajo do të nis shkollimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Sipas burimeve, Maliqi është interesuar te kolegët e tij që ajo t’i kalojë testet deri në këtë fazë.

Por se a është ndihmuar Iliriana nga babai që t’i kalojë këto barriera, ai nuk ka pranuar të flas.

Me të kuptuar se çfarë është tema ka thënë se është në pushim vjetor dhe ka sugjeruar që të flitet direkt me vajzën e tij nëse ajo ka konkurruar për police apo jo.

“Jam në pushim vjetor. Ju lutemi pyetni vajzën vet, tash ua dërgoi kontaktin e saj”, ishte e gjithë përgjigja e Reshat Maliqit. Por edhe pas kësaj deklarate ai nuk ka dërguar kurrfarë kontakti të saj.