‘Ariu’ shqiptar terrorizon kundërshtarin me uragan grushtesh, gjyqtari detyrohet ta ndërprejë meçin

Periskopi.com Sporti

Boksieri shqiptar nga Amerika, Reshat Mati ka zhvilluar një përballje interesante boksi gjatë mbrëmjes së kaluar.

22 vjeçari shqiptar është përballur me afrikanin, Dennis Okoth.

Mati i njohur ndryshe si “Ariu shqiptar” mposhti Okothin pas gjashtë rundesh, me nokaut teknik, ku gjyqtari i meçit u detyrua ta ndërpriste luftën.

Dueli i mbrëmshëm kishte tetë runde, por vetëm pas gjashtë rundesh, Mati arriti fitoren.

Ndryshe, rekordi i Matit është nëntë fitore dhe asnjë humbje.