Vdes nëna e Arben Xheladinit

Periskopi.com Lajme

Nëna e Arben Xheladinit i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë, Resmije Xheladini ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Periskopi.

Ajo ishte pedagoge me prejardhje nga Bujanoci ndërsa kishte dhënë mësim për katër dekada.

Djali i saj, Arbeni u vra më 10 shkurt të vitit 2007 derisa po protestonte kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Gjatë asaj ditë bashkë me të mbeti i vdekur edhe Mon Balaj.

Për detaje të varrimit familja ende nuk ka dhënë detaje. /Periskopi