Gjuan me revole në mes të Prishtinës, këngëtarja e publikon videon në rrjete sociale

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja shqiptare e njohur për publikun me emrin Baby G (BabyGee) jo rrallëherë na habitë me veprimet e saj në rrjete sociale.

I tillë është dhe i fundit i bërë nga ajo, ndërsa shihet me armë në dorë.

Baby G në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video ndërsa shihet duke shtënë me armë në Prishtinë.

“2020 për ata që urrejnë”, ka shkruar Baby G krahas videos.

Ndërsa sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit është ai me titull “It’s Me”, e lansuar në dhjetor të vitit të kaluar.

 

 

View this post on Instagram

 

2 0 2 0 one by one you going down ? a message to the haters ?

A post shared by BabyG ? (@babygee) on

Me revole në facebook, arrestohen dy të mitur në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në fshatin Lupq të Poshtëm, të Podujevë, pasi të njëjtit në rrjetet sociale kanë publikuar një foto me një armë zjarri.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole “Ekol Voltran”. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Hajnat hyjnë në shtëpinë e mërgimtarit, ia vjedhin dy revole

Periskopi.com Lajme

Mbikëqyrësi i shtëpisë së mërgimtarit nga Istogu që jeton dhe vepron në Gjermani ka njoftuar së persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpi ku kanë kryer një vjedhje, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës ankuesi sapo është kthyer nga Gjermania është njoftuar për rastin ndërsa ka treguar se përveç shtëpisë së demoluar që ka parë, hajnat i kanë marrë vetëm dy armë zjarri.

“Istog 31.12.2018 – 11.01.2019 – NN.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se posa është kthyer nga Gjermania, nga mbikëqyrsi i shtëpisë është njoftua se persona të dyshuar e të pa njohur me forcë kanë depërtua në shtëpinë e tije. Gjatë kontrollimit dhe verifikimit të shtëpisë, ankuesi vëren se pos dhomave të demoluara  nuk i mungon asgjë, ndërsa në garazhin e tij ku kishte një veturë me tabela vendore, i janë vjedhur dy armë zjarri-revole. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 

Arrestohet pasi shëtitej me revole ‘TT’ në brez (Video)

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë arrestuar nga Policia shqiptare pasi ata ishin vërejtur duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.

Me këtë rast, në dy operacione të ndara, në Vlorë e Fier, janë kapur në flagrancë dy persona, me ç’rast janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Gjatë operacionit të koduar “FAST”, është arrestuar shtetasi I.B., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili qarkullonte me armë zjarri – pistoletë në qytet.

Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me precedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë.

Ndërsa nga Policia e Fierit arrestohet shtetasi B.B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “8 Shkurti” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri – pistoletë me fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë dhe Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Vlorë – FierGoditen dy raste të armëmbajtjes pa leje Qarkullonin me armë zjarri në qytet, arrestohen në flagrancë dy personaSekuestrohen dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarakNë vijim të luftës kundër kriminalitetit për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Fier , kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të dy personave të cilët qarkullonin me armë zjarri nëpër qytet.Arrestohet nga Policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar "FAST", shtetasi I.B., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë në qytet. Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me precedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë.Ndërsa nga Policia e Fierit arrestohet shtetasi B.B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "8 Shkurti" Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilën e mbante pa leje.Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë dhe Fier për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Posted by Policia e Shtetit on Thursday, 6 September 2018

E zë të dashurin me tjetrën, e godet me revole elektrike (Video)

Periskopi.com Fun

Një vajzë kishte humbur kontrollin kur e kuptoi se i dashuri kishte lënë takim me një vajzë tjetër të cilën e takoi kinse rastësisht, pasi ajo ishte pjesë e kamerës së fshehtë që testonte besnikërinë e tij.

Megjithatë, situata doli nga kontrolli kur ai pranoi ofertën e saj që të dalin për darkë, dhe kështu vajza e re e identifikuar si Tamara vendosi t’i hakmerret në mënyrën më të rëndë të mundshme, transmeton Telegrafi.

Pasi e zuri duke u futur në veturë së bashku me vajzën tjetër, ajo iu afrua duke e pyetur vazhdimisht: “a po më tradhton me tjera, kush është ajo”.

I habitur me atë se si ishte e mundur që ajo e kishte kuptuar edhe vendin ku do të dilnin, pyeste vazhdimisht se kush janë personat prapa saj që po filmonin.

Por, Tamara pa u menduar dy herë nxori revolen elektrike dhe me të e goditi në organin gjenital, duke e lënë në tokë pavetëdije.

Megjithatë, ky veprim i kushtoi shtrenjtë Tamaras e cila më pas përfundoi në prangat e policisë.