Revolucioni i Albin Kurtit, dikur e quante të dëmshëm Rugovën, sot i përkulet para varrit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për dy javë qeverisje ka thyer shumë tabu dhe përmbysur shumë parime, më të cilat e kishte ndërtuar karrierën e tij politike.

Kurti gjithmonë ishte një kundërshtues i madh i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Madje, në deklaratat e tij, Kurti e kishte quajtur Rugovën si njeri që kishte punuar kundër interesave të Kosovës.

Pak kohë pas kishte dalur nga burgu i Pozharevacit, Albin Kurti, kishte dhënë një intervistë për mediumet vendore.

Kurti e kishte cilësuar Rugovën si të dështuar në politikë dhe si person që ka pasur ide që ta pengojë dhe bllokojë Lëvizjen Çlirimtare siç ishte ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ideja e Rugovës, ka qenë që të pengojë dhe ta bllokojë çfarëdo dinamizmi i jetës së çfarëdo Lëvizje Çlirimtare, apo rezistencë aktive. Ajo nuk është Lidhje Demokratike. Ajo është një lidhje autoritare e cila e ka në krye një njeri për 12 vite. Pra zotëri Rugova, i cili nuk është dëshmuar në suksese në politikë“, kishte thënë Kurti.

Por këto dhe shumë deklarata tjera kundër Rugovës nuk i kanë penguar fare Kurtit që të ndryshojë qëndrim, sapo u bë kryeministër. Ai për herë të parë sot do të përkulet para varrit të Rugovës.

Video nga intervista e Albin Kurtit: