Milot Rashicën e rrasin në bankë edhe ndaj amatorëve, Werderi keqtrajton yllin tonë

Periskopi.com Sporti

Werder Bremen sot luan në udhëtim te SC Weiche Flensburg, në kuadër të xhiros së dytë të Kupës së Gjermanisë.

Për këtë ndeshje të vlefshme për DFB Pokal, trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt, nuk ka vendosur që ta nis me Milot Rashicën nga minuta e parë, duke vazhduar me injorim ndaj yllit kosovar.

Rashica do ta fillojë në bankën rezervë këtë përballje, përkundër faktit se ekipi i tij për kundërshtar do të ketë ekip të ligës së katërt të futbollit gjerman.

Lojtari nga Vushtrria ka luajtur vetëm 20 minuta në ndeshjen e kaluar në Bundesligë, në humbjen turpëruese 6:2 nga Leverkusen, shkruan Periskopi.

Më poshtë keni formacionin zyrtar të Werder Bremenit, kurse Rashica është pjesë e rezervistëve.

Ky takim fillon në ora 18:30./Periskopi/