Takimi me Kurtin shumë i shkurtë: Grenell arrin para kohe në LDK

Periskopi.com Lajme

I dërguari i Posaçëm i presidentit Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka arritur para kohe për vizitë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur për Klan Kosova, zëdhënësi për media në LDK, Besian Mustafa.

Grenell aty pritet të zhvillojë takim me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Thaçi për koalicionin: Ambasadorët nuk janë këtu që të bëjnë presion për çështje të brendshme

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi, është takuar për një darkë pune sot me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, për dialogun Kosovë- Serbi.

Thaçi e Grenell u deklaruan për media para darkës edhe për koalicionin qeverisës.

Duke folur për nominim e kandidatit të LVV-së për kryeministër, Thaçi tha se tash u mbetet partive të punojnë për arritjen e marrëveshjes.

I pyetur se a ka ardhur Grenell në Kosovë për koalicionin qeveritar, Thaçi tha se ai nuk ardhur në Kosovë për çështje të brendshme. Duke shtuar se asnjë prej ambasadorëve nuk është këtu që të bëjnë presion në çështjet e brendshme lokale të Kosovës.

“Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër. Tash i mbetet partive të punojnë dhe atij të gjejë partner për të krijuar shumicën q të votohet në Kuvend. Grenelli është i ngarkuari special për normalizimin e raporteve me Serbinë, nuk është për çështje lokale e të brendshme politike këtu, siç nuk është asnjë prej ambasadorëve që të bëjnë presion në çështjet e brendshme lokale. Ne do të diskutojmë për dialogun dhe çështjet jetike të Kosovës. Është jashtë agjendave lokale e elektorale kjo vizitë. Nën lidershipin e presidentit Trump, do t’ia arrijmë”, tha Thaçi.

Vuçiq: Askush s’po na ofron ndarjen e Kosovës, s’po na ofrojnë asgjë veç mund të ëndërrojmë

Periskopi.com Lajme

Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ‘askush nuk i ofron Serbisë asgjë për Kosovën’. Këto komente, Vuçiq i ka bërë pas takimit me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun, Richard Grenell.

“Askush nuk po na ofron as ndarjen, apo ndonjë ofertë tjetër. Ata nuk do të na ofrojnë asgjë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Ai ka thënë se ‘shtetet që e ka njohur Kosovën duan ta shohin Serbinë pa Kosovën’.

“Ne mund të ëndërrojme se do të marrim diçka mirëpo askush nuk po na jep asgjë”, ka thënë Vuçiq./Periskopi/