Fëmijët e kthyer nga Siria nga shtatori sërish në bankat shkollore

Periskopi.com Lajme

Institucionet kosovare të angazhuara për integrimin e të kthyerve nga Siria. Po punohet specifikisht me gratë dhe fëmijët.

110 shtetas kosovarë u kthyen nga Siria muaj më parë. Për pak ditë ata qëndruan në një strehimore në periferi të Prishtinës.

E po thuaj se për të gjithë ata që ishin mbi moshën 18 vjeçare filluan procedura hetimore  nga Prokuroria Speciale.

Ndërkohë, që gratë që u kthyen nga vatrat e luftës po qëndrojnë në arrest shtëpiak, avokatët mbrojtës thonë se ato po qëndrojnë në situatë jo të mirë sociale e emocionale.

Avokatja Merita Bajraktari thotë se e mbrojtura e saj ka kërkesa për institucionet kosovare.

Por, institucionet përgjegjëse kanë një sqarim tjetër.

Fatos Makolli, koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, thotë se në bashkëpunim me ministritë përkatëse, komunat, Bashkësinë Islame e institucionet tjera të sigurisë, po punohet në ofrimin e të gjitha mundësive për ri integrim.

Sipas Makollit, plani për rikthimin ka përfshirë edhe hartimin në detaje të procesit të integrimit.

Makolli tregon edhe angazhimin institucional që lidhet specifikisht me fëmijët, që janë në mesin e të kthyerve.

Edhe në Ministrinë e Arsimit, kanë konfirmuar se fëmijët e kthyer do të jenë pjesë e sistemit të arsimit prej shtatorit.

Jo vetëm fëmijët do të kenë mundësinë e shkollimit.

Ndryshe, institucionet e vlerësojnë se kanë në kontroll gjendjen e sigurisë pas kthimit të këtyre personave nga Siria.

Shteti i Kosovës para 3 muajsh kthehu në mënyrë të organizuar 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë që po qëndronin prej vitesh në zonat e luftës në Siri.

Katër personat e kthyer që kanë qenë luftëtarë, gjenden në paraburgim, shkruan T7.

Ndërsa, në Siri llogaritet të jenë edhe afër 90 kosovar të tjerë.