Avokati sqaron pse Rilind Berisha u ftua nga Gjykata Speciale

Periskopi.com Lajme

Avokati i Rilind Berishës, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, Besnik Berisha ka sqaruar për opinionin lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale për klientin e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se, Rilind Berisha nuk është ftuar e as marrë në pyetje nga Prokurori i Specializuar për asnjë shkelje ligjore, e as për rrjedhën e informacionit në mënyrë të jashtëligjshme, siç është raportuar në media.

Sipas tij, intervistimi i Berishës nga Prokurori i Specializuar është bërë në cilësinë e dëshmitarit dhe ekskluzivisht lidhet me fushëveprimtarinë e zyrës që koordinon procesin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që mund të jenë të akuzuar potencial nga Dhomat Specializuara.

“Berisha ka përmbushur detyrimin e tij qytetar për t’iu përgjigjur ftesës së Prokurorit të Specializuar dhe njëjtë do të veprojë edhe në të ardhmen, nëse veç paraqitet ndonjë kërkesë e tillë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se ditë më parë vetë Berisha përmes një postimi në Facebook kishte njoftuar se ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Vakia speciale: Rilind Berisha në luftë ishte 8 vjeç, u intervistua për dy ditë në Hagë

Periskopi.com Lajme

Rilind Berisha, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, për dy ditë më radhë është marrë në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai në ditën e dytë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales pa prezencën e avokatit, dhe me ketë rast është ndërprerë intervistimi.

Njëri nga prokurorët e Gjykatës Speciale ka tentuar ta dërgojë rastin në gjykatë pas refuzimit të intevisimit nga ana e Rilind Berishës për t’ju përgjigjur pyetjeve të parashtruara, dhe në këtë mënyrë ta mbajë Rilindin në Hagë deri në një vendim të ri.

Sipas burimeve të gazetës “Epoka e re” është dashur që të ndërhyjë avokati i Rilind Berishës që ai sot të kthehet në Kosovë dhe të mos mbes në Hagë.

Rilind Berisha më 18 korrik kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur më 5 gusht për intervistim në Hagë.

Rilindi gjatë luftës ka qenë tetë vjeç, dhe përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai kishte shkruar se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale./Epoka e re/

 

U ftua nga Specialja, Rilind Berisha gjatë luftës i kishte veç 8 vjet

Periskopi.com Lajme

 Rilind Berisha nga qyteti i Ferizajt, e ka konfirmuar për Periskopin se para disa ditësh ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të paraqitet në Hagë më 5 gusht të këtij viti.

Berisha thotë se ftesa ishte me shkrim, ndërsa ka treguar se gjatë luftës ishte 8-vjeç.

‘Isha 8-vjeç gjatë luftës. Ftesa ishte me shkrim, për momentin gjendem jashtë vendit’, ka thënë Berisha për Periskopin.

Ai sot lajmin e dha përmes profilit të tij në Facebook, duke thënë se ka mbetur i habitur nga ftesa.

‘’Të nderuar miq. Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme.

Periskopi ka kontaktuar edhe kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin i cili thotë se nuk kanë njohuri për këtë ftesë

‘’Ne nuk kemi pranuar një informatë se personi në fjalë ka pranuar një ftesë të tillë. Ndërsa nga Gjykata Speciale mund të presim gjithçka, vetë e kemi themelu dhe gjithçka mund të presim prej saj. Ajo ka thirrë edhe civil në intervistë dhe jo vetëm ish-ushtarë të UÇK-së”, thekson Gucati./PERISKOPI/

 

Gucati: S’kemi njohuri se Rilind Berisha u ftua nga Specialja, megjithatë prej saj pritet gjithçka

Periskopi.com Lajme

Rilind Berisha, zyrtar në ministrinë e Drejtësisë sot ka njoftuar se Gjykata Speciale i ka bërë ftesë për intervistim, arsye për të cilat nuk ka njohuri. Periskopi ka kontaktuar kryetarin e OVL-UÇK’së për ta pyetur rreth këtij rasti, meqë del se ky person gjatë luftës ka qenë fëmijë.

Gucati ka thënë se si organizatë nuk ka informata për një ftesë të tillë, megjithatë thotë se se Specialja mund të pritet gjithçka.

‘’Ne nuk kemi pranuar një informatë se personi në fjalë ka pranuar një ftesë të tillë. Ndërsa nga Gjykata Speciale mund të presim gjithçka, vetë e kemi themelu dhe gjithçka mund të presim prej saj. Ajo ka thirrë edhe civil në intervistë dhe jo vetëm ish-ushtarë të UÇK-së”, thekson Gucati.

Berisha thotë se ka mbetur i habitur nga ftesa  dhe se nuk e di arsyen pse do të intervistohet.

‘’Të nderuar miq,

Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme./PERISKOPI/