Rina Balaj bën ndryshimin drastik në pamje

Periskopi.com Showbiz

Rina Balaj mezi njihet.

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka vendosur që ta bëjë ndryshimin në dukje, shkruan lajmi.net.

Në disa fotografi që i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, Rina shihet me një stil tjetër flokësh.

Ky ndryshim u ka pëlqyer fansave të saj andaj këtë ia kanë thënë edhe në komente.

Rina po shijon lidhjen e dashurisë me Sin Boy.

https://www.instagram.com/p/B7D_KwgFDaW/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Rina Balaj befason me veprimin e ndërmarrë ndaj Mozzik

Periskopi.com Showbiz

Rina Balaj ka befasuar publikun me postimin që bëri. Rina Balaj ka befasuar publikun me verpimin që bëri së fundmi, këngëtarja që dikur ishte pjesë e ‘On Records’ ka ndarë në profilin e saj këngën e re të Mozzik, shkruan lajmi.net.

Ky verpim ka befasuar publikun për arsye se pas largimit të Mozzik nga ky label artistët kishin nxjerrë nga ndjekja njëri-tjetrin në rrjete sociale, por si duket pengesë ishte ‘On records’, se tani gjërat po kthehen si ishin.

Tani jo vetëm se kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin sërish por edhe po bëjnë përkrahje përmes rrejete sociale.

Rina Balaj, një flokëkuqe tërheqëse

Periskopi.com Showbiz

Që nga hapja e profilit të ri në Instagram, Rina Balaj i ka publikuar disa fotografi për ndjekësit e saj në këtë rrjet social.

Ajo ka arritur që për një periudhë të shkurtër ta kalojë shifrën prej 72.6 mijë ndjekësve, të cilët i presin me kërshëri postimet e saja.

Publikimi i fundit i këngëtares është një pozë, në të cilën vjen si një flokëkuqe mjaft atraktive dhe ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat.

Në ndërkohë është duke u spekuluar se Rina është në lidhje me reperin Sin Boy, të cilin në trevat shqiptare e bëri të njohur pikërisht reperja përmes bashkëpunimit të tyre, “Gigi”.

https://www.instagram.com/p/B5tC3mFl2hm/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Rina Balajt ia publikojnë këngën e re ilegalisht

Periskopi.com Showbiz

Rep-artistes shumë të përfolur shqiptare Rina Balajt, ia kanë publikuar ilegalisht këngën e re “Tentacion”.

Kënga është në bashkëpunim me rep-artistin gjithashtu të njohur Sin Boy, transmeton Gazeta Sinjali.

Anipse kënga ishte paralajmëruar se do të publikohej më 28 nëntor, kjo nuk ndodhi pasi tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë më 26 nëntor, e që mbetën të vdekur 51 persona.

Për publikimin e kësaj kënge nuk kanë reaguar asnjëri nga artistët dhe mbetet të shihet se kur do të vendosin ta publikojnë versionin origjinal të këngës.

“Tentacion” ka marrë komente të shumta pozitive në YouTube dhe siç duket do të jetë njëra ndër këngët më të dëgjuara këtë sezon.

Rina Balaj ofron shtëpinë e saj në Istog për dy familje nga Shqipëria

Periskopi.com Showbiz

Ajo i takon një prej gjeneratave më të reja të artisteve në estradë, por që pëlqehet mjaft shumë nga publiku për zërin e saj.

Fjala është për këngëtaren Rina Balaj, e cila aktualisht është vetëm 20-vjeçe, por në kohën kur lindi ishte pikërisht lufta në Kosovë dhe për këtë i gjithë vendi ynë ishte strehuar në Shqipëri.

Ndërsa tani, pas kaq shumë vitesh kur populli shqiptar përjetoi një tragjedi tejet të madhe, familja e Rinës ka vendosur që të ofrojë strehim për dy familje në Istog.

Në njoftimin e këngëtares të publikuar në InstaStory, thuhet se familja e saj është e gatshme t’i mirëpret dy familje të prekura nga tërmetet.

“Në vitin 1999 kur unë u linda pra në kohë lufte, familjes time ia hapen derën një familje në Tiranë. Sot prindërit e mi bashkë me gjyshen time me vendbanim në Istog/Kosovë, pranojnë dy familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Ju lutem kontaktoni në Instagramin tim”, ka shkruar reperja Balaj.

Pos Rinës, strehim për banorët e Thumanës dhe Durrësit kanë ofruar edhe artistë të tjerë si: Genc Prelvukaj, Ledri Vula, Capital T etj.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për nxjerrjen e personave të gjendur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit që goditi vendin orët e para të ditës së djeshme.

Pas rikthimit në rrjetet sociale, Rina iu drejtohet fansave: Jua kam borxh arsyen pse pauzova kaq kohë

Periskopi.com Showbiz

Reperja e njohur, Rina Balaj, ka tash e sa kohë që është përfolur për tërheqjen e menjëhershme që ka bërë nga muzika.

Si rrjedhojë, ajo u largua edhe nga rrjetet sociale, pasi Instagrami i saj kaloi në pronësi të kompanisë që e menaxhonte karrierën e saj, “ON Records”, dhe mu për këtë arsye ajo ka hapur një llogari të re personale në këtë rrjet social.

Dhe duket se i ka ecur mjaft mirë, pasi në vetëm pak ditë, Rina ka arritur të grumbullojë një shifër të madhe ndjekësish.

Në vetëm dy ditë pasi e ka hapur këtë profil, reperja nga Istogu ka mbi 45 mijë ndjekës në Instagram.

E njëjta ka publikuar disa fotografi në InstaStory, duke thënë se është gati të rikthehet, gjersa të shtunën vendosi t’i falënderojë fansat që gjatë kësaj kohe të pauzës, vazhdimisht e kanë kërkuar me ngulm rikthimin e saj.

Këtë mendim ka Gjira për Rina Balajn

Periskopi.com Showbiz

Fjalët që Gjira tha nuk do i pëlqejnë as Rinës as “On Records”.

Gjira Kajtazi u ka mundësuar fansave t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet, dhe njëra nga pyetjet kishte të bëj me reperen Rina Balaj e cila tash e disa muaj ka pauzuar nga muzika, shkruan lajmi.net.

Në pyetjen “Mendimi yt për Rina Balajn pasi ajo tha që ti nuk je reperk nuk din me bo rep”, reperja ishte përgjigjur me disa ‘thumbime’ ku thotë

“Nuk kam asgjë kundër saj, më vjen gjynah se tani kush do ia blejë ‘views-at”, kishte ironizuar Gjira.

“Çdo javë nga një ndryshim”, Rina Balaj befason me pamjen e re

Periskopi.com Showbiz

Rina Balaj ka ndryshuar sërish pamjen.

Rina Balaj është artiste e re në moshë, por shumë e guximshme kur është fjala për eksperimentimin në pamje, shkruan lajmi.net.

Reperja përmes postimit të fundit, ka treguar se ndryshoi sërish ngjyrën e flokëve, kësaj radhe në të zezë.

Në videon e fundit ajo shfaqet me flokë të zeza e me shtesa, ndërsa mbishkrimi që ia la videos është “Çdo javë look të ndryshëm”.

Kujtojmë se “Ideal” titullohet projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj, ndërsa po punon për këngët e reja.

Ende “nxehtë” për Rinën, shfaqet joshëse në bikini

Periskopi.com Showbiz

Rina Balaj edhe këtë verë ishte mjaftë aktive si me projekte ashtu edhe koncerte muzikore.

Reperja e re nga Istogu, duket se këtë vikend ka vendosur t’ia dedikoi vetes.

 

 

Ajo po kalon disa ditë relaksi në këtë shtator me diell, derisa shfaqet në Instagram në bikini.

Pa grim dhe mjaftë atraktive, Rina na vjen përmes kësaj fotografie.

Çfarë goditje të fortë ka Rina Balaj

Periskopi.com Showbiz

Reperja Rina Balaj duket se ka një goditje grushti e cila peshon shumë

Këtë ajo e ka treguar sonte kur ka goditur një aparat boksi që bën matjen e fuqisë së goditjes.

E duket se goditja e Rinës është tepër e rëndë.

Rrumbullak 826 kg është goditja e saj që mjafton për ta hedh në tokë një kundërshtarë të kategorisë pendël.

https://www.instagram.com/p/B2UuZ-SAX4M/

 

 

 

Rina Balaj provokon me linjat në foton e re nga Turqia

Periskopi.com Showbiz

Rina Balaj po i shijon pushimet.

Reperja shqiptare, Rina Balaj, ka zgjedhur Turqinë për të pushuar.

Duke pasur parasysh se muajt super të nxehtë të verës ajo ka qenë e angazhuar me mbrëmje muzikore e duke punuar edhe për këngë të reja, shtatorin e ka rezervuar për t’u argëtuar për vete.

Mirëpo fansat nuk i ka lënë të ndihen të harruar pasi nga atje ka publikuar foto të ndryshme. Në një prej tyre i ka treguar linjat e veshur me fustan të shkurtër.

Rina Balaj tregon të pasmet duke eksploruar plazhin

Periskopi.com Showbiz

Rep-artistja kosovare Rina Balaj, pas fotografisë në plazh duke marrë rreze dielli, ka postuar një perlë tjetër.

Bëhet fjalë për një video ku reperja shihet duke shfaqur të pasmet e saj, derisa po eksploronte një plazh me terren të vështirë.

Përveç kësaj, reperja sot ka publikuar edhe dy fotografi tjera ku shihet e lagur nga valët e detit.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by RINA (@balajrina) on

Rinës gati sa nuk i shpërthen gjoksi

Periskopi.com Showbiz

Reperja kosovare, Rina Balaj, ka postuar një foto në Instagram ku ka vënë në pah gjoksin e saj.

Edhe pse e re në moshë, Rina Balaj, është një ndër artistet më trupin më të formuar.

Reperja në mbishkrim ka shënuar #hotgirlsummer, derisa në fotografi është paraqitur me syze.

Kjo foto është pritur shumë mirë nga fansat e saj, ku komentet pozitive nuk kanë munguar.

Reperi shqiptar thumbon keq Rina Balajn: Është poshtë nivelit tim

Periskopi.com Showbiz

Ende vazhdojnë ‘ngacmimet’ mes S4mm dhe reperes nga Istogu.

S4mm ka qenë i ftuari i fundit në emisionin ‘Mirage’ këtë të premte ku ka folur rreth marrëdhënieve me kolegët e estradës.

Përveç performancës së Feros në Tetovë, reperi ka disa fjalë edhe për anëtaren tjetër të ‘On Records’ me të cilën shpesh herë kanë pasur ‘fërkime’ në intervista.

Se çfarë mendimi ka S4mm për reperen Rina Balaj mund ta kuptoni në videon e mëposhtme të shkëputur nga intervista me ‘Mirage’.

Momenti kur Rina Balaj rrëzohet në skenë gjatë Festivalit në Zvicër

Periskopi.com Showbiz

Alba Festival në Cyrih ka mbledhur disa prej këngëtarëve më të njohur shqiptarë.

Pjesë e këtij festivali ishte edhe reperja e re nga Kosova, Rina Balaj.

E veshur me të kuqe, Rina ka përformuar para publikut në Cyrih, ndërsa gjatë përformancës i ka ndodhur një incident.

Këngëtarja është rrëzuar derisa po vallëzonte, ndërsa shkaku besohet të kenë qenë taket shumë të larta.

E bëjnë edhe këtë, fansi bën tatuazh në trup fytyrën e Rina Balaj

Periskopi.com Showbiz

Publiku i saj e do shumë, madje, ka shumë fansa të zjarrtë.

Mirëpo, në këtë botë ekzistojnë edhe njerëz që fytyrën e Rina Balajt dëshirojnë ta shohin çdo ditë.

E forma më e mirë për këtë është tatuazhi.

Rina ka hedhur një fotografi në Instastory ku shihet se dikush bëri tatuazh fytyrën e saj, në krahun e saj.

E për këtë veprim, Rina është shumë falënderuese.

Adelina dhe Rina sjellin bashkëpunimin këtë javë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

 ‘Qikat’ do të lansohet këtë të enjte.

Rina Balaj javë më parë kishte konfirmuar se kënga e radhës do të jetë bashkëpunim me Adelina Ismajlin, shkruan lajmi.net.

Dy këngëtaret  xhirimet e klipit i kanë filluar këtë javë dhe besohet se tanimë ato janë drejt përfundimit, madje reperja kishte publikuar disa skena të klipit.

Menagjeri i këngëtares nga Istogu shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ti informuar fansat e dy artisteve se bashkëpunimi do të lansohet më 20 qershor.

Rina Balaj bën ndryshimin drastik në pamje

Periskopi.com Showbiz

Rina Balaj, vjen me stil të ri të flokëve.

Reperja nga Istogu, Rina Balaj ka ndërruar stilin e flokëve gjersa vjen me flokë të kuqe dhe duket tërësisht ndryshe, shkruan lajmi.net.

Rina ka postuar një video në Instagram, e cila njofton fansat për ndryshimin e flokëve dhe me këtë ngjyrë vështirë se mund ta njihni.

“Kond don e rrotullon kond don e rrzon”, është mbishkrimi që ia ka vënë videos.

Rina po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte muzikore ndërkohë që projekti i saj i fundit është “Ilegal”.

Image

“Jashtë”, zbuloni si reagon Rina Balaj kur fisi e kritikon për fotot seksi

Periskopi.com Showbiz

Përveç këngëve e koncerteve, në Instagram-in e reperes Rina Balaj nuk mungojnë fotografitë seksi ku duken qartë linjat e mira trupore.

Por çfarë mendimi ka familja dhe fisi i Rinës për këtë gjë?

Në intervistën e saj për “Why Not” në Ora News, artistja tha se familja nuk e pengon për asgjë. Më pas la të nënkuptohet se opinioni i të tjerëve nuk i intereson aspak.

Rina Balaj: Meqë familja ime nuk thotë gjë pasi unë i kam vendosur ti realizoj me dëshirën time, ata të tjerët “Jashtë”.

Lozonjarja që ‘shan’ di edhe të këndojë

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e re Rina Balaj shumë shpejt u bë e njohur për këngët e saj në skenën e muzikës shqiptare.

Këngëtarja e zhanrit rep përmes këngëve të këtij lloji ka goditur koleget e saj këngëtare me ‘dissa’.

Por, një video është bërë virale në rrjetin Instagram,  kur Rina është në një nga emisionet televizive dhe këndon live këngën ‘Pak nga pak’ të Elvana Gjatës.

Zëri  i saj befason për të mirë dhe kjo mund të kuptohet lehtë.

Ajo mori pwëlqime dhe komente të llojit ‘leje repin’.