Ja pse përfundoi miqësia në mes Rinës dhe Feros

Periskopi.com Showbiz

Dikur ishin miq të ngushtë që bashkë sillnin edhe duete mirëpo duket se me kohën që kalon dhe famën që rritet, raportet mes Feros dhe Rinës kanë ndryshuar.

Dyshja duket t’i kenë dhënë fund miqësisë së tyre dhe aktualisht i vetmi detaj që i bashkon është obligimi që kanë për koncerte nën menaxhmentin e përbashkët.

Dyshimet nisën nga fansat së fundmi të cilët vërejtën se përfundimisht artistët nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Por cila është kronologjia e hatërmbetjeve dhe pakënaqësive mes dyshes?

Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve.

Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar mirëpo me intervenimin e menaxhmentit e tejkaluan mospajtimin.’

E qershia mbi tortë që i ka dhënë goditjen e fundit raportit të dyshes duket të ketë qenë veprimi i Feros i cili promovoi Taynën e Melindën dhe vendosi të ndjekë të parën në Instagram për ca ditë deri kur artistja më e kërkuar e momentit nuk ia ktheu veprimin me të njejtën monedhë.

‘Ky veprim i Feros ka përshkallëzuar hatërmbetjet dhe nga ai moment artistët nuk flasin me njëri-tjetrin. Rina nuk e tejkalon pabesinë që iu bë nga ish-shoku i cili vendosi të tentojë të afrohet me rivalet e saj. Bashkë u duhet të paraqiten në koncerte por vetëm kaq. Paraqitjet e përbashkëta publike janë vetëm për të mos ndikuar në datat e caktuara paraprakisht për performanca’.

Shpërthen Arta Bajrami akuzon Rina Balaj dhe Taynën për kopjim

Periskopi.com Showbiz

Arta Bajrami ka bërë një postim me të cilën akuzon reperet për kopjim.

Arta Bajrami ka vite karrierë në skenën e muzikës shqiptare. Këngëtarja së fundmi ka shpërthyer në drejtim të dy repereve të reja të estradës Rina Balaj dhe Taynës.

Ajo ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “ Ni sken të klipit ma ka kopju ni tipk se une moti e kom publiku qat sken ma moti, po jom msu mem kopju si gjith në krejt aspektet, po Arta sun boheni kurr, yll të muzikës stë bojn Make Up artistat e shtrejt as kerkushi po veç vokali e talenti, e vjedhni se bari spo hajm”.

Pas këtij postimi ajo bëri edhe disa të tjera ku bashkoi fotot e saj me ato të Taynës dhe Rinës duke akuzuar direkt këngëtaret për kopjim të stilit.

Foto 2:

Është bllokuar kënga ‘Qikat’ nga Rina dhe Adelina

Periskopi.com Showbiz

Kënga ‘Qikat’, bashkëpunim ky i Rina Balajt me Adelina Ismailin u pëlqye mjaft shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Ky projekt erdhi i realizuar edhe me videoklip dhe kemi arritur ta dëgjojmë kudo. Mirëpo diçka e papritur sapo ndodhi.

Kjo këngë thuhet se ka përbajtje të Tv Klan dhe ata e kanë bllokuar për shkak të së drejtës së autorit.

 

Fifi flet për konfliktin me reperen Rina: Të Kërcej në qafë!

Periskopi.com Showbiz

Filloreta Raci, e cila njihet nga të gjithë si Fifi është një nga këngëtaret më në zë për momentin.

Së fundmi, Fifi ka folur në lidhje me konfiktin që ka pasur me reperen Rina. Ka qenë fansat e saj, ata që e kanë pyetur Fifin në lidhje me këtë konflikti.

he ajo është përgjigjur kështu me anë të një postimi në rrjetet sociale:

“Që të sqarohem një herë e mirë. Unë nuk jam kundër askujt si individ. Kurrë nuk kam qenë. Unë jam kundër gjërave të shtirura. Aty të ‘kërcej në qafë.”

Vazhdojnë ‘dissat’ në estradë: Fifi godet edhe një herë Rinën

Periskopi.com Showbiz

‘Dissat’ ndërmjet artisteve të estradës nuk kanë të ndalur.

Edhe kësaj here, Fifi ka bërë një postim në llogarinë e saj, Instagram që në bazë të përshkrimit duket të jenë për Rinën e cila dje lansoi këngën e re, shkruan lajmi.

“Gigi”, titullohet projekti i ri i reperes nga Istogu në të cilin e pëshkruan veten shumë lartë me pare e famë të madhe.

“Kur tja nis’sh m’moter’ vallen duhesh me dit me majt… ose hin nkurs të shotes a najsen e mso. Nese veq o kat djeg.. mos gjuj ksi kungja t’50 centve, se ka mundesi që nuk i duhet najkujt qa je tu bo ti, sa pare i ke bo ti, sa followers e sa koncerte, moti i kisha bo edhe une po skom ca me nxjerr se. Kshtu qe ulu me kembe ne toke o rrush se tka ra fama nkry poget… Si ma e madhe qe jom pot kshilloj, se so qaq vshtire”, është mbishkrimi i postimit të Fifit.

Kujtojmë që edhe në projektin e fundit të Fifit “Habibi” me Lamar, kishte dissa të shumtë për artistët e rinj.

Image

Pasi Gjira e quajti lopë, vjen reagimi i Rinës

Periskopi.com Showbiz

Gjira Kajtazi dhe Rina Balaj vazhdojnë ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Pak më parë reperja e njohur, Gjira Kajtazi e pyetur nga fansat se çfarë mendon për Rinën ajo në prapavijë publikoi një foto të lopës, që lë të kuptohej se për të e tillë është, shkruan lajmi net.

E nga ana tjetër, Rina po ashtu ka pranuar një mesazh nga fansat duke i thënë se “t’ka ofendu Gjira” ku më pas ajo publikon këngën me Feron, “Ska konkurencë”, e që padyshim se është diss për të.

Kështu, ato nuk ndalen me postime ndaj njëra-tjetrës edhe pse Rina tashmë është mjaft e angazhuar në projekte muzikore ndërsa Gjira ka kohë që nuk ka sjell diçka të re. /Lajmi.net/

Gjira e ofendon rëndë Rinën, e quan lopë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Gjira Kajtazi ka goditur fort njërën ndër këngëtaret më të reja të estradës. Është fjala pikërisht për Rina Balajn të cilën këngëtarja Gjira e ka quajtur lopë.

Opsioni i ri në Instagram ku fansat po bëjnë pyetje për figurat që pëlqejnë, duket sikur më shumë po e shijojnë vet këngëtarët, me pyetjet dhe komentet që po marrin.

Njëri nga ndjekësit e Gjirës e ka pyetur atë për reperen e re të estradës.

“Çka mendon për Rinën”, ka shkruar ndjekësi, ku Gjira i është përgjigjur duke publikuar fotografinë e një lope.