‘Dridhet veni kur vjen mbreti’, Robin Krasniqi hyn në ring

Periskopi.com Sporti

Diku pas orës 23:20 minuta fillon meçi i shumëpritur.

Bokseri shqiptar, Robin Krasniqi do të përballet me Ronny Landaetan.

Meçi është i vlefshëm për titullin EBU (European Super Middleweight).

 

 

McGregor gati për rikthimin në ring, do ndeshet me armikun më të madh të tij

Periskopi.com Sporti

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit, ka konfirmuar sot se po punon për të rikthyer irlandezin Conor McGregor në ring, për të zhvilluar një duel ndaj amerikanit Paulie Malignaggi.

Ky i fundit ishte partneri në ring i McGregor, gjatë kohës që ylli i UFC-së po përgatitej për duelin ndaj Floyd Mayweather, vitin e kaluar.

Malignaggi dhe McGregor patën shumë përplasje dhe inate mes tyre pas përfundimit të stërvitjes, për shkak të disa videove dhe komenteve që qarkulluan në rrjetet sociale. Ndaj ata shpesh kanë replikuar në distancë për një duel mes tyre, për të vërtetuar se cili është më i miri, shkruan Telesport.

Për këtë arsye, Hearn po përpiqet të arrijë një marrëveshje, për të realizuar këtë duel dhe për të rikthyer McGregor në ring. “Kam komunikuar me Malignaggi dhe i kam propozuar këtë sfidë. Ai ishte dakord. Ky duel do të sillte shumë parà për të gjithë, ndaj shpresoj që të realizohet”, tha Eddie Hearn, që synon që sfida të realizohet përmes platformës DAZN./Periskopi/