Dënohet me burgim të përjetshëm personi që vrau tetë të afërm të tij në Vlorë

Periskopi.com Lajme

I cilësuar si “monstra” i Selenicës, Ritvan Zykaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Vlorës.

Ritvan Zykaj vrau tetë të afërmit e tij, vetëm pse ata e akuzuan se u kishte vjedhur pulat. Ngjarja ndodhi në 10 gusht të 2018-ës.

Masakra në Selenicë

24-vjeçari Ridvan Zykaj u largua nga dreka me familjen e tij dhe iu drejtua banesave të kushërinjve, ku qëlloi pa mëshirë mbi pleq e fëmijë, duke kryer masakren e pashembullt. Zykaj pasi rrëmbeu një kallashnikov në dorë, ka shkuar në drejtim të banesave të kushërinjve.

Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. Ai ka vrarë si fillim Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën.

Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.

Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.

Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtepisë se babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë.

Viktimat

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vëllai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit) /gazetamapo/

 

Vrasësi i 8 kushërinjëve qe 20 ditë në qeli, sjellja e tij ka habitur të gjithë në burg

Periskopi.com Lajme

Prej afro tri javësh autori i masakrës në Resulaj të Selenicës qëndron në një nga qelitë e paraburgimit në Vlorë. Por çfarë ndodh me njeriun që tronditi opinionin me vrasjen e tetë kushërinjve të tij. ABC News përmes burimeve të besueshme u sjell kronikën për Ridvanin e tmerrshëm.

Ritvan Zykaj, njeriu që vrau tetë kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë.

Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të. Burime nga policia e Vlorës i thanë ABC News, që Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Përsa kohë është duke qendruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë. Punonjesit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qendrimi i 24 vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfare ka bërë.

Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, thotë burimi i ABC News. Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim.

Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën  masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qendrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata. Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta. Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash. /abcnews.a

Dalin detaje të tjera: Ja çka bëri vrasësi i Vlorës pasi masakroi 8 kushërinjtë

Periskopi.com Lajme

Autori i masakrës së Vlorës, Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici pasi vrau 8 kushërinjtë e tij, por më pas u tërhoq.

Burime nga grupi hetimor thonë për tvklan.al se 24-vjeçari Zykaj telefonoi policinë gjatë minutave të para që ishte në arrati. Për shkak të zonës në të cilën ndodhej, telefonata në numrin 112 u kap nga Policia e Fierit.

Ritvan Zykaj i tha sallës operative për krimin që kishte kryer dhe kërkoi të vetëdorëzohej. Në këtë moment, punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj dhe në këtë moment ky i fundit ka mbyllur telefonin ka dhënë shpjegime.

Sipas të njëjtave burime, Zykaj nuk bëri tjetër tentativë për t’u lidhur me policinë dhe për t’u dorëzuar. Ai qëndroi në arrati për rreth 12 orë në një zonë me shkurre në periferi të Selenicës. Vrasësi i kushërinjve u diktutua përmes dylbive rreth orës 05:00 të mëngjesit të 11 Gushtit. Forca të shumta policie e rrethuan dhe i bënë thirrje të dorëzohej. Zykaj hodhi kallashnikovin dhe u arrestua pa bërë rezistencë.

Ritvan Zykaj vrau më 10 Gusht 8 kushërinj të tij të parë të fisit Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Gjykata e la atë në burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave. Hetuesve ai u tha se kushërinjtë e akuzonin për vjedhjen e pulave, gjë të cilën ai e mohonte, dhe për këtë arsye i vrau me kallashnikov. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeç. /tvklan.al

 

Vrau 8 kushërinjtë për pula? Zbulohet konflikti i vjetër i familjes së Ritvanit

Periskopi.com Lajme

Masakra e Selenicës disa ditë më parë, ku një 24-vjeçar vrau 8 kushërinjtë e tij nuk ka ardhur për shkak se ai u ofendua. Ritvan Zykaj deklaroi në Gjykatë se ngjarja kishte ndodhur për shkak se e akuzonin gjithnjë për vjedhje dhe se…

Masakra e Selenicës disa ditë më parë, ku një 24-vjeçar vrau 8 kushërinjtë e tij nuk ka ardhur për shkak se ai u ofendua.

Ritvan Zykaj deklaroi në Gjykatë se ngjarja kishte ndodhur për shkak se e akuzonin gjithnjë për vjedhje dhe se akuza e fundit kishte qenë për disa pula.

Mirëpo shkaku i vrasjes duket se nuk është vetëm ky, pasi mes dy familjeve kishte pasur gjithmonë konflikte për çështje pronash.

Panorama shkruan se familja e tetë viktimave kishte jetuar më parë lart në kodrine në fshatin Resulaj.Pas viteve 2000, ata kishin zbritur në fshat ku ndërtuan banesat në tokat e tyre. Por kjo nuk është mirëpritur nga familja e autorit të krimit. Madje, kanë pasur mosmarrëveshje për një pjesë të kësaj prone.

Edhe trupat e viktimave nuk janë varrosur në varrezat e fshatit por në banesën e tyre. Ky veprim është bërë nga ana e të mbijetuarve të tjerë të viktimave për të treguar se prona është e tyre edhe pas kësaj ngjarje.

Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë së Selenicës Neim Veshaj ka deklaruar për gazetën:

E kam dëgjuar nga banorët këtë konflikt, por zyrtarisht asnjëherë nuk ka ardhur një ankesë prej tyre. Ne si bashki ende nuk kemi vendosur nëse do t’u akordohet një fond ndihmese të mbijetuarve. Mbledhja që organizuam për shpenzimet e varrimit ishte në kushte emergjente. Tashmë, ne do të vendosim sesi do të procedojmë më tej me të mbijetuarit e për t’i ndihmuar ata.”

 

Masakra e Vlorës, familja e vrasësit largohet nga fshati

Periskopi.com Lajme

Pas masakrës të së premtes në fshatin Resulaj të Vlorës, familja e dorasit Ritvan Zykaj është larguar nga fshati.

I vetmi që pret njerëzit që shkojnë për ngushëllime është gjyshi i dorasit, raporton “Top Channel”.

Banorët thonë se prindërit dhe familjarët më të afërt të vrasësit janë larguar nga fshati për shumë arsye, por më e forta është se asnjëri prej tyre nuk e përballon dot humbjen e tetë të afërmve.

Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinj të tij të premten.

Trupat e pajetë të 8 viktimave të masakrës u varrosën të shtunën.

E pamja është hapur në tri shtëpi, në shtëpinë ku jetonte Demir Zykaj 75 vjeç dhe Perie Zykaj 72 vjeç, vëllai i gjyshit të autorit, në shtëpinë Besim Zykajt dhe në shtëpinë e Azem Zykajt. Të dy këta ishin djemtë e Demirit.

Pasditen e së premtes Ridvan Zykaj ka shkuar fillimisht në banesën e Demirit dhe pasi i ka ekzekutuar ka shkuar në banesën e Besimit.

Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç. Viktimat kanë pasur plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit kryesisht  në gjoks dhe në kokë.

Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azem Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë.

Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba,  ndërsa vajza, Sara 16 vjeçe është goditur 4 plumba. Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Tri viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Pas ekspertizës mjeko ligjore trupat e pajetë u sollën në shtëpitë e tyre.

Bashkia e Selenicës vendosi të mbulojë shpenzimet e varrimit duke akorduar fondin prej 1.2 milionë lekë (të reja), ndërsa të hënën shpalli ditë zie në Selenicë. Policia ka arrestuar të shtunën në mëngjes autorin e masakrës, 24 vjeçarin, Ritvan Zykajn, i cili pasditen e së premtes (10 gusht) vrau 8 kushërinjtë e tij dhe plagosi 6 të tjerë.

Dëshmia tronditëse e të afërmit të monstrës së Selenicës

Periskopi.com Lajme

Guri Zykaj, një nga të afërmit e viktimave te Selenices, vrarë nga kusheriri i tyre 24 vjecar, u shpreh dje se autori i krimit njihej në fshat si një djalë i hedhur, por nuk ishte gjykuar prej tyre për problematika mendore. Ai ishte nisur për te banesa e të afërmve të tij, por nuk ka dëshirë të flasë gjatë për ngjarjen dhe aq më tepër autorin.

Ju jeni i afërm i viktimave?

Po, jemi kushërinj, fis së bashku. Shkojmë e vijmë me njëri-tjetrin. Jemi bërë me njëri-tjetrin ashtu si edhe të gjithë të tjerët këtu në fshatin Resulaj.

Ju ku ishit kur ndodhi ngjarja, dëgjuat krismat?

Pasdite isha afër shtëpisë dhe dëgjuam krismat. Më pas njerëz që bërtisnin se ‘janë qëlluar me armë te Demiri, janë vrarë të gjithë’. U nisëm drejt shtëpisë së tij me idenë që ndokush nga familja qe vrarë, por nuk e mendonim kështu të them të drejtën.

Askush nuk e mendonte diçka të tillë. Jemi shokuar kur u përballëm me viktimat, një pas një të vrarë. Ishte e rëndë kur pamë fëmijët. Ishte tmerr, gjëmë e madhe, ç’të them…

Ju si i njihnit viktimat, pasi thatë që kishit hyrje dhe dalje?

E thashë ishim fis me njëri-tjetrin. Njerëz të urtë që shikonin punën e tyre, nuk i binin njeriut në qafë. Njerëz punëtorë dhe shihnin shtëpitë e tyre. Njerëz të respektuar në fshat dhe në Selenicë.

Po autorin?

Po e njihja edhe atë. Një njeri, për të cilin nuk është dëgjuar për ndonjë problematikë të madhe. Shikonte punën e tij, ashtu si edhe familja e tij. Nuk e mendoja kurrë diçka të tillë.

A kishte probleme mendore ai, si njihej këtu në fshat?

Nuk e di dhe nuk mund ta them këtë… Por ishte pak djalë i hedhur pa dyshim. Vite më parë ai ka pësuar një djegie dhe siç thonë, pësoi traumë. E njihnim si djalë të hedhur, por çfarë të them më shumë. Kjo që ndodhi është shumë e rëndë. Akoma nuk mund ta besoj diçka të tillë. Nuk ka bërë vaki të vriten tetë vetë njëherazi. Kjo ngjarje do të mbahet mend gjatë.

 

Qytetarët të irrituar: Të vritet me plumb në gojë, siç vrau fëmijën që po hante bukë (Video)

Periskopi.com Lajme

Qytetarët, të irrituar nga krimi makabër me 8 të vrarë në Selenicë të Vlorës, kërkojnë monstra Ritvan Zykaj të dënohet me vdekje

Sot gjykata e Vlorës vendosi ‘arrest me burg’ për 24-vjeçarin, i cili ekzekutoi me automatik 8 pjesëtarë të fisit Zykaj, mes tyre 3 gra dhe dy fëmijë.

“Ai do plumbin në gojë. Siç vrau fëmijën që po hante bukë” thotë për oranews një grua e cila u gjend aty.

A e rrahën Ritvan Zykajn në burg? Shfaqet me sy të nxirë në sallë

Periskopi.com Lajme

I hutuar dhe me një sy të nxirë është shfaqur 24-vjeçari Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit, teksa gazetarët janë lejuar vetëm të filmojnë para nisjes së seancës.

Me një bluzë të bardhe, e pranga në duar, autori i masakrës së Selenicës mban sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hedh shikim gazetarëve dhe të pranishmëve, teksa në sfond dëgjohen në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkojnë dënim me vdekje për të, transmeton tch.

Zykaj tashmë do të mbahet mend gjatë si “monstra i Selenicës”, pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre. Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, teksa masa do të jepet nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.

 

 

Në fshatin e masakrës, atje ku u shua një familje dhe u hap një varrezë e re

Periskopi.com Lajme

Një familje u shua pasditen e së premtes në Selenicë të Vlorës. Ndërsa një varrezë e re u hap fare pranë banesave të fisit Zykaj, 8 anëtarë të së cilës nuk jetojnë më. Amaneti i Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të autorit të masakrës së Selenicës, u çua në vend. Sa ishte gjallë, ai u kishte kërkuar të bijve që ta varrosnin në tokat e tij, jo në varrezat e fshatit. Por, Demiri nuk e kishte parashikuar një fund tragjik të tillë për djemtë, gratë e tyre, madje, edhe nipin e mbesën. E kush mund ta kishte menduar?! Aq më tepër, që vdekja do t’u vinte nga nipi i vëllait të tij.

Nga një 24-vjeçar, që e kishte rritur vetë në shtëpinë pranë e që dy ditë më parë, pa iu dridhur dora, vrau të gjithë familjen. Madje, nuk i kurseu plumbat as për kushëririn e vet 8-vjeçar, që e gjeti në tavolinën e bukës. As për kushërirën 15-vjeçe, që kishte mbaruar klasën e nëntë me rezultate të shkëlqyera e që dje u varros bashkë më të vëllain, nënën e babanë. Askush nuk gjen fjalë t’i ngushëllojë të afërmit e tyre. Fjalët janë zëvendësuar nga lotët e ngushëllimet nga kuja që dëgjohet sa merr rrugën për në shtëpitë ku ka rënë morti.

NE FSHATIN E MASAKRES

Në Selenicë të Vlorës, dje nuk flitej për asgjë tjetër, përveç tragjedisë së të premtes, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov 8 kushërinjtë e tij. Një masakër e tillë nuk ishte parë e as dëgjuar prej dekadash në vendin tonë.

Tetë arkëmorte dolën dje në orën 14:00 njëri pas tjetrit nga tri shtëpi, të cilave iu kanë mbetur vetëm katër anëtarë. Mes vajit, kujës e lotëve, të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkivolet me trupat e tetë familjarëve. Ata u varrosen në tokat e tyre për të çuar në vend amanetin e gjyshit, Demir Zykajt, i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste. Masakrës mundën t’i shpëtojnë vetëm 3 djem të familjes Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Por, edhe djali tjetër i Demirit, Krenari, i cili ishte në gjumë në momentin e ngjarjes. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, Albi Zykaj, ndërsa nga familja e Azemit dy djem. Albi Zykaj, 18 vjeç, është fëmija i tretë i Besim Zykajt, ndërsa rezulton të jetë i vetmi i mbijetuar nga familja e tij.

Fatmirësisht, adoleshenti nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia, pasi punonte në bregdet. Albi humbi gjithçka kishte, dy prindërit, Besimin, Vasilikën dhe motrën, Sarën dhe vëllain, Ledjonin. Por edhe gjyshërit e tij, Demirin dhe Perrien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërditën.

Albi ka mbetur i vetëm, me xhaxhain e ve shurdhmemec e dy djemtë e xhaxhait, që fatmirësisht, si ai, nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e krimit.

Komentin në Facebook e bëri dikush tjetër? Në Polici, Ritvani s’dinte të shkruante as emrin

Periskopi.com Lajme

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari që vrau 8 të afërmit e tij, kishte kaluar një incident të rëndë disa vite më parë.

Incident që, sipas banorëve, kishte ndikuar më vonë në sjelljen e tij dhe problematikat që shfaqte herë pas herë. Ai ishte djegur në pjesën më të madhe të trupit, thuajse 80 për qind, teksa ishte në stan me bagëti dhe që nga ai moment gjendja e tij emocionale, por edhe shëndetësore, nuk ka qenë më e zakonshme.

Madje, në atë kohë, kishte qenë një nga kushërinjtë e tij, djali i njërit prej viktimave, që e kishte nxjerrë nga stani që u përfshi nga flakët, duke i shpëtuar jetën.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se gjatë deklarimeve që i janë marrë autorit të krimit, 24-vjeçarit Ritvan Zykaj, nuk ka të dhëna konkrete nëse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, prokurori ka kërkuar që të kryhet një ekspertizë mendore nga psikologë e psikiatër, për të përcaktuar me saktësi nëse ka apo jo probleme të kësaj natyre.

Në një postim të paprecedentë pas krimit, të një fotografie të tijën postuar më 6 gusht, Ritvan Zykaj u përgjigjet me një fjalor banal komentuesve në “Facebook” që dënojnë veprimin e tij. “Ç’më keni çar kr…”, shkruan në koment i riu, që ishte në kërkim policor si autor i masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj.

Por, në Polici ai ka mohuar që ta ketë përdorur ai “Facebook”-un, duke u shprehur se mund të ketë shkruar ndonjë person tjetër.

Vijon të mbetet ende e paqartë sesi arrinte të komunikonte në rrjete sociale (ndonëse me gabime të shumta drejtshkrimi), pasi në Drejtorinë e Policisë së Vlorës ai nuk ka ditur të shkruajë me saktësi as emrin e tij dhe as të hedhë firmën./Panorama

 

Masakra në Selenicë, pas vrasjes autori filmoi kufomat dhe videon ia nisi kushëririt

Periskopi.com Lajme

Masakra e Selenicës mund të ishte parandaluar nëse familja dhe banorët e fshatit do të kishin vlerësuar siç duhet luhatjet emocionale të 24- vjeçarit Ritvan Zykaj.

Në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët. Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia.

Ndonëse prokurori ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore, deri tani zyrtarisht nuk konfirmohet nëse ka apo jo. Një tjetër element që vë në pikëpyetje shëndetin e tij është sjella e tij pas krimit. Ai nuk u vetëdorëzua, por si një triumfator nisi komunikimet në rrjetin social, duke shënuar një precedent të rrallë. Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë.

Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Më tej, ai kërkoi një avokat. Pas vrasjes autori filmoi viktimat Autori i krimit të 8-fishtë, Ritvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes ka vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka. Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video. Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”.

Ai nga frika e ka fshirë videon menjëherë sapo e ka parë. I terrorizuar i ka thënë nënës së tij se çfarë kishte ndodhur. Mësohet se autori nuk i ka shkruar asgjë. Olardio Hoxha, 19-vjeçar, i ka treguar të gjitha këto në Polici, pasi ka qenë i pranishëm edhe ai me të ëmën te dreka ku ndodhej autori para krimit bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Skema e krimit: Si i vrau 8 kushërinjtë Ritvan Zykaj, të miturin e qëlloi me tre plumba

Periskopi.com Lajme

Zbardhet skema e krimit horror që la pas 8 viktima nga dy familje në Selenicë të Vlorës, vrarë nga dora e kushëririt, 24-vjecarit Ritvan Zykaj.

Dje, rreth orës 18:00, autori ka shkuar i armatosur në banesën e kushërinjve të tyre dhe i ka gjetur në oborr, teksa kishin dalë në hijen e bahçes së tyre. Ai ka nisur t’i thërrasë që përtej gardhit, çka ka bërë që edhe ata që ndodheshin brenda të dilnin për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo është afruar, ai ka hapur zjarr, duke i lënë të vdekur në vend të tetë anëtarët e familjes, mes së cilëve gra e fëmijë. Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt dhe ka hapur zjarr, duke lene te vdekur ne vend Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën. Me pas, dy femijet Sarën, 17 vjeçe, dhe te voglin. Djalin e mitur eshte

futur dhe e ka qelluar ne banese, me tre plumba, raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e “Panorama”. AUTORI 24-vjeçari mësohet se merrej kryesisht me blegtori. Ai e kalonte pjesën më të madhe të ditës si çoban, duke u kujdesur për rreth 20 krerë dele. Nisur nga kjo, i riu është një njohës i mirë i terrenit dhe kjo i jep atij mundësinë për t’u fshehur dhe për t’ia vështirësuar punën Policisë për kapjen e tij. Fqinjët e etiketojnë atë si “nevrik”. Sipas tyre, ata nuk kishin asnjë ide se ai kishte armë, e cila mund të jetë nga trazirat e vitit 1997. Ata thotë se 24-vjeçari ka kaluar një situatë traumatike disa vite më parë kur pësoi në pyll djegie të rëndë në 80 për qind të trupit. Që pas kësaj ngjarjeje, banorët thonë se ai ishte “nevrik”, por nuk janë në gjendje të pohojnë nëse ai ishte në depresion. Fqinjët tregojnë se mes familjes së autorit dhe viktimave ka pasur marrëdhënie të mirë dhe se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt mes tyre. Mësohet se njëri nga djemtë e Demirit, Besim Zykaj, ka lënë pas tashmë vetëm një djalë 18 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin e masakrës. Albi Zykaj bëhet e ditur se punon si kuzhinier në zonën e Dhërmiut. Ndërsa nga ana tjetër, nga familja e Azem Zykajt, dy djemtë e tij (Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç) nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë. Një prej djemve mësohet se jeton si emigrant në Greqi. Demir Zykaj, përveç dy djemve të vrarë, ka dhe një djalë tjetër, familja e të cilit nuk është prekur nga kjo ngjarje.

VIKTIMAT 1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit) 2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit) 3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit) 4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit) 5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit) 6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit) 7- Azem Zykaj (Djali i Demirit) 8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit).