Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i PDK’së

Periskopi.com Lajme

Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Konventa e nëntë e PDK-së, pasi vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur,  e zgjodhi Veselin  kryetar pa asnjë votë kundër.

Veseli ka thënë në hapje të Konventës së Nëntë Zgjedhore se PDK është gjithmonë e përgatitur, e reformuar e me energji të reja për t’i shërbyer qytetarëve dhe për ta forcuar Republikën e Kosovës.

“Sot Partia Demokratike e Kosovës është më e madhe, më e fuqishme, më e konsoliduar, më e gatshme për të marrë mbi vete rolin që i takon, rolin e partisë që u prinë ndryshimeve dhe zhvillimit të vendit. Sot Partia Demokratike e Kosovës bën diferencën me gjithë të tjerët. Sot Partia Demokratike e Kosovës me punën tuaj dëshmon se është parti e qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët. Ky është ligji suprem i partisë tonë. Është shpirti i platformës për Dekadën e Re. Është kuptimi i vetëm për të cilin ekziston Partia Demokratike e Kosovës”, tha Veseli para qindra delegatëve të Konventës zgjedhore.