Qyteti s’ka diell për 5 muaj, ja çfarë bëjnë banorët

Periskopi.com Lajme

Rrezet e diellit janë shumë të rëndësishme kur kemi të bëjmë me shëndetin, disponimin e mirë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Banorët e qyteteve anembanë botës që nuk kanë dritë të drejtpërdrejtë të diellit gjatë gjithë vitit, ankohen për mungesën e vitaminës D që është jetike për shëndetin.

Përveç kësaj, duke jetuar në errësirë të vazhdueshme duket aq melankolik. Për shkak të kësaj, shumica e njerëzve përpiqen të jetojnë në vende ku është gjithmonë ngrohtë, por ende ka shumë njerëz anembanë globit që nuk i shohin rrezet e diellit direkte për muaj.

Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë nevojë për to, ata vetëm të mësohen me durim duke pritur për një të ardhme më të ndritshme.

Ka rreth 3 mijë e 386 banorë në Rjukan, një qytet që mori emrin nga Rukan një ujëvarë 104 metra që siguron qasje të lehtë në gjenerimin e sasive të mëdha të energjisë elektrike

Në fakt, është pothuajse i ndritshëm ky qytet, përveç dhjetorit dhe janarit, por kjo vlen për pothuajse të gjithë Norvegjinë për shkak të diellit të mesnatës.

Ç’është e ndryshme për Rjukanin është fakti se malet që rrethojnë qytetin nuk sigurojnë rrezet e diellit direkte, duke e bërë qytetin më të zymtë.

Kështu që banorët e kësaj ane vendosën të projektojnë disa pasqyra në mënyrë që imitojnë rrezet e diellit, projekt ky që kushtoi rreth 5 milionë krona norvegjeze.

Por shumë kritikave u përpoqën të vunë re se kjo ide jo vetëm që siguronte diellin shumë të nevojshëm për vendasit, por gjithashtu ndihmoi të vendoste qytetin në hartë, pasi kjo ide arriti të tërheqë më shumë turistë. Ideja e pasqyrës së diellit u rrit së pari nga themeluesi i qytetit, Sam Eyde, në vitin 1913.

Ai e kuptoi rëndësinë e diellit dhe u përpoq të krijonte një pasqyrë dielli, por për fat të keq ai nuk pati sukses. Sipas faqes turistike të Norvegjisë, “Ideja u ripërtrirë në vitin 2005 nga Martin Andersen, një artist dhe banor i qytetit. Në vitin 2013, pasqyra u instalua zyrtarisht – 100 vjet pas idesë”.