Chelsea publikon video qesharake të portierit i cili nuk bëri asnjë paraqitje duke ngiritur trofeun e EL

Periskopi.com Sporti

Robert Green me siguri nuk mundi t’i besonte fatit të tij kur Chelsea ia kumtoi lajmin se dëshiron ta transferojë këso kohe vitin e kaluar.

Portieri veteran ishte 38-vjeçar dhe sapo kishte kaluar një sezon të tërë te Huddersfieldi, ku ai dështoi të bënte qoftë edhe një paraqitje.

Te Chelsea, ai bëri vetëm një paraqitje në turneun parasezonal vitin e kaluar, dhe kjo ishte paraqitja e vetme e tij për klubin gjatë fushatës së kaluar, transmeton Periskopi.

Por kjo gjë nuk po e brengos Green, i cili së fundmi ka dhënë një deklaratë ku është shprehur:

Chelsea Training Session and Press Conference

“Përfshirja ime nuk ka qenë aq e shpeshtë sa do të dëshiroja, por kjo ishte bërë e qartë që nga fillimi. Nëse të gjithë janë të gatshëm, ky është roli që do të merrja.

“Nuk mund të ankohem kur saktësisht kjo ka ndodhur.”

Sidoqoftë, Green e shijoi momentin e tij në dritë më 29 maj, pas triumfit të Chelseat kundër Arsenalit në finalen e Europa Leagues.

Portieri me eksperiencë e imitoi John Terryn duke u veshur në fanellën e plotë në festime.

Chelsea v Arsenal - UEFA Europa League Final

Të gjithë ishin të ngazëllyer nga ajo që po shihnin dhe Green, i cili konfirmoi pensionimin e tij nga futbolli më herët këtë verë, është shëndrruar në një hero si rezultat.

Për ta nënvizuar edhe më shumë statusin e tij të heroit, Chelsea ka postuar një video brilante në Twitter këtë mëngjes duke markuar përvjetorin e transferimit të tij në “Stamford Bridge”. /Periskopi.com/