Spanja fitoi 5-0, por trajneri i saj dorëhiqet me lot në sy

Periskopi.com Sporti

Spanja fitoi 5-0 mbrëmë kundër Rumanisë por trajneri i saj u largua nga drejtimi i kombëtares me lot në sy.

Luis Enrique pritet të rikthehet si menaxher i Spanjës gjatë ditës së sotme, pesë muaj pasi ishte dorëhequr nga ky pozicion. Ai u largua për shkak se vajza e tij nëntë vjeçare, që më pas vdiq, kishte vuajtur nga kanceri i eshtrave.

Ish asistenti i tij, Robert Moreno, e mori drejtimin e Spanjës në muajin qershor por do të largohet menjëherë nga ky pozicion, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Moreno u largua nga stadiumi Metropolitano me lot në sy dhe pa e thënë asnjë fjalë pas fitores 5-0 të Spanjës kundër Rumanisë. As lojtarët nuk folën për media.

Ky do të jetë ndërrimi i pestë i trajnerit për Spanjën që nga qershori i 2018-s, para fillimit të Kupës së Botës Rusia 2018 kur Julen Lopetegui ishte shkarkuar pasi kishte firmosur kontratë me Real Madridin.

Në vend të tij kishte ardhur Fernando Hierro, e pas Hierros erdhi Enrique, pas Enriques Moreno, e tash pas Morenos sërish Enrique.

Moreno fitoi kontratë permanente nga Spanja me kontratën deri në verën e vitit të ardhshëm, megjithëse në muajin shtator tha se do të largohej nëse Luis Enrique do të gjente forcë të rikthehej, duke insistuar që miqësia e tyre vlente më shumë se karriera e tij./Periskopi