Mbërrin në Romë zëvendësuesi i Alisson Becker (Video)

Periskopi.com Sporti

Robin Olsen ka mbërritur në kryeqytetin italian dhe nesër pritet që të nënshkruajë kontratë me Romën

Robin Olsen do të jetë zëvendësuesi i Alisson Becker, i cili u shit te Liverpooli për shumë rekorde prej 75 milionë euro, transmeton Periskopi.

Transferimi i Olsen do t’i kushtojë Romës vetëm 12 milionë euro.

28 vjeçari në dy vitet e fundit ishte pjesë e Copenhages ku zhvilloi 71 paraqitje.

Faqja zyrtare e klubit italian ka publikuar një video të tij kur ai ka mbërritur në aeroportin e Romës./Periskopi/