Gabim në operacion: Federer flet për lëndimin, planifikon të kthehet vitin e ardhshëm

Periskopi.com Sporti

Superylli zviceran, Roger Fedrer, do ta humbas pjesën tjetër të sezonit, që u ndërpre si pasojë e pandemisë koronavirusit, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër të gjurit.

Kështu, kampioni i tenisit planifikon të kthehet vitin e ardhshëm – këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, i cili nuk hezitoi të tregonte se do t’i mungojnë tifozët dhe turneu, transmeton Periskopi.

“Disa javë më parë, pasi pësova një pengesë gjatë rehabilitimit tim fillestar, unë duhej të bëja një procedurë shtesë të shpejtë artroskopike në gjurin tim të djathtë,” shkroi ai në Tëitter.

“Tani, ashtu si kam bërë deri në sezonin 2017, kam në plan të marr kohën e nevojshme për të qenë 100% gati për të luajtur në nivelin tim më të lartë. Do të më mungojnë tifozët e mi dhe turneu, por mezi pres të shoh të gjithë kthehen në turne në fillim të sezonit 2021 “. /Periskopi.com/