Nuk ka fitues: Roma dhe Inter ndahen në paqe

Periskopi.com Sporti

Interi dhe Roma kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 17-të në Serie A. Rezultati në fund të ndeshjes ishte 2:2.

Roma kaloi e para në epërsi përmes Pellegrinit në minutën e 17-të, çka ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në të dytën fillimisht Skriniar realizoi me kokë dhe nuk vonoi shumë kur Hakimi realizoi për epërsinë e “Nerazzurëve”.

Krejt në fund, Mancini barazoi për Romën duke e realizuar një gol me kokë.

Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 37 pikëve, tri pikë prapa Milanit. Roma mbetet e treta me 34 pikë