Jonida Maliqi nuk është e gatshme ta pranojë lidhjen me të dashurin e saj

Periskopi.com Showbiz

Prej kohësh Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë përfolur për një lidhje dashurie, e cila po diskutohet çdo ditë e më shumë. Megjithatë asnjë prej të dyve nuk e ka pranuar publiksht lidhjen.

Në një intervistë për ‘Revista Class’, ajo dha komentin e saj për këto fjalë që qarkullojnë duke rrëfyer: “Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht”.

Siç duket, Jonida nuk dëshiron të zbulojë asgjë, por e rëndësishme është që këngëtarja po kalon një periudhë të qetë dhe të bukur.

Ndër të tjera, në intervistën në fjalë, këngëtarja foli për eksperiencën në ‘Eurovision’, e cila do mbetet më e bukura për të, sidomos për përfaqësimin e denjë që i bëri vendit tonë.