Roberto Carlos: Ronaldo është më i madhi i të gjitha kohërave, as është Lionel Messi as Cristiano

Periskopi.com Sporti

Ronaldo Nazario padyshim së është një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Shumica e tifozëve thonë që Ronaldo kishte potencialin për tu bërë më i madhi i të gjitha kohërave, por që në fund të fundit Cristiano Ronaldo dhe Messi i kanë tejkaluar arritjet e tij, shkruan Periskopi.

Epo … po flasim për shumicën e njerëzve dhe Roberto Carlos me siguri nuk është ‘shumica e njerëzve’.

Brazilian football players Ronaldo Nazar

Me siguri mbrojtësi i majtë më i madh i të gjitha kohërave, Carlos di diçka për cilësitë e dy lojtarëve më të mirë sulmues dhe ai beson se Ronaldo ‘origjinali’ është vërtet më i madhi i të gjitha kohërave.

“Ronaldo u dallua në stërvitje. Ai ishte më i miri. Nuk do të ketë kurrë  më një ‘Fenomono’ tjetër,” shpjegoi Carlos, përcjell Periskopi.

“Jo Neymar, Cristiano apo Messi – Ronaldo është unik. Unë mendoj se në gjeneratën tonë ishte më e vështirë të shënosh gola. Atëherë dhe sulmuesit ishin më pak të mbrojtur. Por Ronaldo mund të bënte gjithçka.”

FBL-ESP-LIGA-REALMADRID-BARCELONA

Kujtojmë që Ronaldo ishte fituesi i dyfishtë i Kupës së Botës, dhe arriti të shpërthej në skenën evropiane me 101 gola në vetëm 106 ndeshje për PSV Eindhoven dhe Barcelonën. /Periskopi.com

Nuk kishte si ai: Pamje që ta ndalin frymën nga gjërat që Ronaldo i bënte para moshës 21-vjeçare

Periskopi.com Sporti

Ronaldo ishte talent i veçantë.

Sulmuesi brazilian u shfaq në skenë në moshën 16-vjeçare të vitit 1992, duke shënuar 44 gola në 47 ndeshje në Brazil për Cruzeiron.

Forma e tij drithëruese ndikoi që ai të ftohej te Brazili në Kupën e Botës më 1994, para se të transferohej në Evropë te PSV, transmeton Periskopi.

Ronaldo in action for Barcelona in 1996

Ronaldo vazhdoi të shënonte gola në përmasa absurde, duke luajtur për skuadra si Barcelona, Interi dhe Real Madridi.

Fatkeqësisht, lëndimet e tij jashtë fushës eventualisht e dobësuan dhe rënia e tij filloi me hapa të shpejtë, derisa i dha fund karrierës në vitin 2011.

Tash është publikuar një video në “Reddit” ku tregohen gjërat e jashtëzakonshme që Ronaldo i kishte bërë para moshës 26-vjeçare. /Periskopi.om/

‘Fenomeni’ me letër prekëse: Më thanë se nuk do të ecja më kurrë

Periskopi.com Sporti

Legjenda braziliane, Ronaldo, e ka shkruar një letër prekëse solidariteti për tifozët e Real Sociedadit, klubit të cilin ai e ka në pronësi në La Liga.

43-vjeçari i lavdëroi tifozët që po e mbajnë njëri-tjetrin të sigurt duke qëndruar në shtëpi dhe i krahasoi vështirësitë nëpër të cilat po kalon bota tani me vështirësitë që ai i kishte kaluar gjatë karrierës së tij si lojtar.

 

 

“Për disa javë kam qenë duke menduar se si t’iu kontaktoj juve në këto momente delikate të vetëizolimit dhe lajmeve të këqija”, ka thënë Ronaldo, në letrën e postuar në faqen e klubit.

“Më në fund kam vendosur ta shkruaj këtë letër dhe shpresoj që ju do të ndieni dashurinë dhe konsideratën me të cilën jam duke e shkruar. Nga shtëpia ime në të juajën. Nga familja ime në të juajën”.

“Ne jemi të ndarë nga distanca fizike, por jam i bindur se kurrë nuk kemi qenë kaq afër. Dhembshuria është ajo që po na bashkon tani. Kjo frymë kolektive, përgjegjësi dhe humanitet”.

“Futbolli më ka mësuar shumë gjëra. Mësimi më i madh ka qenë s’i t’i kaloj momentet e vështira. Kur e pësova lëndimin tim të parë dhe më seriozin në gju, njerëzit më thanë se nuk do të mundë të luaja kurrë më, se nuk do të mundë të ecja më”.

“Unë ndihesha sikur ma kishin marrë të gjithë jetën. Në ato momente m’u testuan kufijtë dhe unë luftova për t’i ndryshuar ato mendime dhe t’ua tregoja të gjithëve se unë mund ta bëja atë që e doja më së shumti”.

“Ishin tri vjet të vështira rehabilitimi, por isha i motivuar nga dëshira të ndjeja sërish atë që mund ta ndjeja vetëm në fushën e lojës, me topin në këmbët e mia”.

“Në fund, momenti erdhi, ndoshta më i rëndësishmi i karrierës: në vitin 2002, në Japoni, po luaja në finale të Kupës së Botës me Brazilin. I shënova dy gola kundër Gjermanisë. Për vendin tim, titulli i pestë si kampion; për mua, kurorëzimi i kthimit tim”.

“Jam i sigurt se edhe ju, kur të ktheheni prapa në mendime, do të mendoni për rastet e shumta kur u ngritët, nga të gjitha betejat tuaja, dhe sa herë keni arritur t’i kaloni momentet e këtilla gjatë jetës tuaj, ta bënit të pamundurën të mundur dhe të arrini të jeni personi që jeni tani”.

“Sikur ju, edhe unë mezi po e pres kthimin në shtëpinë tonë. I mbyll sytë dhe mendoj për stadiumin Zorrilla plot tifozë. Ky është pasioni që më motivon. Jashtë fushës, jam ende i motivuar ta kaloj çdo sfidë. Ju falënderoj që jeni me mua. Qëndroni të fortë. Ne jemi bashkë dhe do të dalim më të fortë nga e gjitha kjo”.

Futbollist më cinik se Roy Keane vështirë të ketë pasur – shikoni si neglizhonte Ronaldon e Simeonen 

Periskopi.com Sporti

Ish- legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane, luajti për klubin e Untedit që nga viti 1993 deri në vitin 2005, duke shënuar 33 gola në 326 ndeshje, shkruan Periskopi.

Por, irlandezi mbahet mend edhe për sjelljen aspak të mirë në fushë në ndeshjen mes Interit dhe Manchester Unitedit në mars të vitit 1999.

Periskopi më poshtë ua sjell videon se si ai ‘poshtëroi’ Ronaldon dhe Simeonen.

Vlenë të theksohet se Keane tash është ndihmës asistent i skuadrës nga Premier Liga angleze, Nottingham Forest. /Periskopi.com/

Askush nuk do të donte të ishte në vend të Ronaldos: Ftoi në hotel tri prostituta, më vonë e kuptoi se ishin meshkuj

Periskopi.com Sporti

Legjenda braziliane, Ronaldo, ka pasur momente të errëta në jetën e tij. Një prej tyre ka ndodhur në prill të vitit 2008 kur ishte pjesë e klubit italian Milan.

Ai i kishte ftuar tri prostituta në një hotel në Brazil, mirëpo pasi kishin arritur e kishte kuptuar se bëhej fjalë për meshkuj, duke qenë se ishin transvestitë.

‘Fenomeni’ ndodhej në Rio De Janeiro duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, ndërsa vazhdonte ta shijonte jetën e natës. Asokohe 31 vjeçar, futbollisti ishte larguar nga një klub nate me tri shoqërueset e tij.

Pasi e kishte kuptuar se ishin meshkuj, Ronaldo u kishte ofruar nga 600 dollarë që të largoheshin. Mirëpo dy kishin pranuar, derisa një prej tyre kërkonte dëmshpërblim në vlerë prej 30.000 dollarësh për të heshtur.

Meqenëse ish-lojtari kishte refuzuar t’ia jepte atë shumë, kishte filluar zënka dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Asokohe, Ronaldo i ka thënë policisë se e dinte që bëhej fjalë për prostituta, por nuk e kishte ditur se janë meshkuj.

“Kam bërë diçka shumë të pavend… Nuk e dija se ishte fjala për transvestite”, kishte thënë ai për Globo, ndërkohë që nuk e mohoi faktin se i kishte marrë me vete tri prostituta për marrëdhënie ne grup.

Duke qenë se transvestita që i kërkonte 30.000 dollarë vendosi t’ua tregonte ngjarjen mediave, kjo i kushtoi Ronaldos me ndarje nga e fejuara e atëhershme, Maria Beatriz Antony.

Menjëherë pas skandalit, Maria e braktisi, mirëpo ata u kthyen sërish bashkë dhe në dhjetor të vitit 2008, ajo solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, vajzën Maria Sophia

Koha kur Ronaldo shënonte gola spektakolare për Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Ish- sulmuesi i PSV-së, Barcelonës, Interit dhe Real Madridit, brazilani Ronaldo Luis Nazario, falë atributeve që ai gëzonte, siç janë forca, shpejtësia, aftësitë tribluese, inteligjenca dhe teknika e mrekulueshme, bën që ai të jetë padyshim sulmuesi më i mirë që ka jetuar ndonjëherë dhe njëherit e fitoi epititein si ‘Fenomeni’, shkruan Periskopi.

Për ‘dukurinë’ Ronaldo, gjegjësisht për mrekullitë që ky fenomen ia ka dhuruar botës së futbollit, në terma superlative ka folur edhe aktualisht futbollisti më i mirë në botë, argjentinasi, Lionel Messi.

Sipas argjentinasit, brazilani Ronaldo ishte një fenomen.

“Ronaldo [Nazario] ishte një fenomen, nga të gjithë sulmuesit që kam parë ndonjëherë, ai ishte më i miri,”  kishte deklaruar superylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Ronaldo: What do you say about Messi? That he'll play for the rest ...

Në verën e vitit 1996, Ronaldo u transferua në nga PSV në Barcelonë per shumën prej 14.2 milion £, që për atë kohë përbënte rekord transefer.

Krahas 48 golave prej tyre 37 në La Liga, me Barcelonën Ronaldo poashtu fitoi edhe një ‘Copa del Rey’, një medalje të ‘Kupës së Kupave’ dhe një ‘Super Kupë të Spanjës’. Këto sukses në nivel ekipor dhe personal ishin tregues se botës së sportit po i shtohet një fenomen.

Ndonëse Presidenti i ‘katalunasëve’, Josep Lluis Nunez, kishte pohuar se sulmuesi Brazilian ishte ‘i yni për jetë’, nën supozimin se të dy palët kishin rënë dakord për një kontratë afatgjatë, në verën pasuese, Ronaldo nënshkroi për Interin për një shumë prëj 19.6 milion £ duke e thyer përsëri rekordin botëror të transfereve.

Sidoqoftë, dëmtimet e shumta u bën penges qe ai te ishte lojtari më i mirë në histori.

Periskopi ua sjell disa gola spektakolare te Ronaldos në kohën kur ai mbronte ngjyrat e skuadrës së Barcelonës. V.Zh/Periskopi.com/

 

Një nga momentet më të trishta në historinë e futbollit, kur Ronaldo në nëntor të vitit 1999 la fushën me lot në sy

Periskopi.com Sporti

Ronaldo Nazario padyshim se ishte një ndër futbollistët më të mirë në botë mbase edhe më i miri.

Nazario ishte i bekuar me shpejtësi, aftësi, forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme, e padyshim që kjo e bën sulmuesin më të mirë ndonjëherë, shkruan Periskopi.

p1e5pamjagnsd6k3ko01qo4bitg.jpg

Sidoqoftë, dëmtimet e penguan atë të ishte lojtari më i madh ndonjëherë, kjo pasi Ronaldo pësoi dy lëndime të rënda në gju që qëndroi larg fushës për një kohë.

p1e5paqca31d86257bpv1s56apji.jpg

Në nëntor të vitit 1999, Ronaldo u detyrua ta lë fushën nga një dëmtim për t’u kthyer pesë muaj më vonë, por kur braziliani bëri rikthimin e tij kundër Lazios, në prill të vitit 2000, gjithçka përfundoi me lot.

Ronaldos nuk iu deshën as 6 minuta që të pësonte dëmtimin tjetër, dëmtim ky i tmerrshëm i gjurit.

Për fat të mirë, Ronaldo pas këtij lëndimi të dytë ia doli të kthehej në fushë shtatë muaj më vonë. /Periskopi.com/

 

 

 

Hera e parë dhe e vetme kur dy Ronaldo-t i pamë në të njejtën fushë

Periskopi.com Sporti

Të dy ndajnë të njëjtin emër dhe janë dy nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, por Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldo ndanë fushën vetëm një herë.

Të dy ishin në ekipe të kundërta gjatë në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Luis Figo, një shok ekipe për të dy Ronaldot.

Loja u zhvillua në Portugali para 25 mijë tifozëve, dhe kishte për qëllim mbledhjen e paravepër fondacionin e Luis Figos.

‘R9’ ishte në të njëjtën skuadër Figon, ekip që u menaxhua nga Sir Bobby Robson.

Dhe Ronaldo më i vjetër, me përvojën më të madhe, ishte fitues i asaj ndeshje, duke shënuar dy herë në fitoren 2:1 të skuadrës së tij.

 

Paraqitja e brazilianit Ronaldo në finalen e UEFA Cup më 1998 kundër Lazios ishte thjesht e pabesueshme

Periskopi.com Sporti

Fatkeqësisht, koha e Ronaldos tek Interi më së shumti do të mbahet mend për lëndimet e shpeshta që i kishte pësuar sa ishte pjesë e kësaj skuadre.

Ai në pjesën më të madhe të edicionit 1999/00, 2000/01 dhe 2001/02 qëndroi jashtë fushave për shkak të lëndimeve të shpeshta, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, edhe me minutazh të vogël, ai prapë arriti të dhurojë disa paraqitje të paharruara.

E tillë ishte ajo kundër Lazios më 1998, në finalen e UEFA Cup, derisa udhëheqi skuadrën drejt një fitoreje 3-0, me Ronaldon që ishte më meritore për këtë fitore.

Ivan Zamorano dhe Javier Zanetti kishin shënuar dy golat e parë, ndërsa braziliani realizoi të tretin në një prej paraqitjeve më të mira në një finale që do të shihni ndonjëherë.

Shikoni më poshtë paraqitjen e plotë të tij. /Periskopi.com/

 

Mourinho e zgjedh dikë tjetër para Messit dhe Cristiano Ronaldos si më të mirin e të gjitha kohëve

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho ka menaxhuar disa prej klubeve më të mëdha në botë.

Ai ka pasur një karrierë ilustrative, duke fituar trofe të panumërt rreth e qark e Evropës. Kështu që, kur ai jep një mendim, të gjithë dëgjojnë, raporton Periskopi.

Këtë javë, portugezi ka dhënë verdiktin e tij në debatin që të gjithë pëlqejmë të futemi, atë se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve.

Për shumë, është zgjedhje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy yjet të cilët kanë luftuar vazhdimisht për të qenë më të mirët.

Por Mourinho ka një tjetër zgjedhje.

“Ronaldo (braziliani), ‘El Fenomeno’, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karriera më të gjata,” tha ai për ‘LiveScore’.

Ronaldo is the GOAT according to Jose Mourinho

“Ata kanë mbetur në krye çdo ditë për 15 vite. Sidoqoftë, po flasim strikt për talentin dhe aftësitë, askush nuk është më i mirë se Ronaldo Nazario.

“Kur ai ishte te Barcelona me Bobby Robsonin, e kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që e kisha parë në fushë.

“Lëndimet e vranë karrierën e tij e cila ka mundur të ishte shumë më e jashtëzakonshme, por talenti që 19-vjeçari e kishte ishte diçka e jashtëzakonshme.”

Analiza sensacionale tregon sa do të kushtonte në tregun e sotëm transferimi i Ronaldos nga Barça tek Interi

Periskopi.com Sporti

Ka pasur shumë spekulime për rritjen e çmimit të lojtarëve në afatin aktual kalimtar.

Duket se klubet kanë tendencë të paguajnë më shumë që prej transferimit 222 milionësh të Neymarit nga Barcelona te Paris Saint-Germaini, transmeton Periskopi.

Lojtarë jo shumë të njohur si përshembull Fred i cili iu bashkua Manchester Unitedit për 60 milionë në vitin 2018 dhe Kepa Arrizabalaga, i cili i kushtoi Chelseat plot 80 milionë, nënvizojnë situatën e eskaluar në treguan e transferimeve.

Sidoqoftë, sipas një analize nga “Player Ratings”, transferimi i Ronaldo Nazarios nga Barça tek Interi në vitin 1997 do të kushtonte plot 434 milionë euro në tregun e sotëm, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori.

Transferimi i tij nga Spanja në Itali do ta bënte atë më shumë se 200 milionë më të shtrenjtë se Neymari, i cili nuk do të ishte as i dyti në listë.

Në fakt, i dyti do të ishte mesfushori Michel Platini, i cili u transferua nga Saint-Etienne te Juventusi më 1982.

Ai u transferua për një shumë normale atëkohë, por sipas “Player Ratings”, sot ky transferim do të kushtonte 334 milionë euro.

Nëse merret parasysh inflacioni, Neymar është në fakt lojtari i pestë më i shtrenjtë në histori. /Periskopi.com/

Tottenahm-Liverpool, Ronaldo origjinali parashikon rezultatin e finales së Ligës së Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Të shtunën me fillim nga ora 21:00 Tottenhami dhe Liverpooli do të takohen në Madrid në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve

Luiz Nazario de Lima Ronaldo e ka parashikuar rezultatin e finales angleze që do të luhet në Santiago Bernabeu, shkruan Periskopi.

Ronaldo thotë se këtë tëakim do ta fitojë Liverpooli me rezultat 3-1.

Nëse Liverpooli do të triumfojë këtë të shtunë do të ishte hera e gjashtë që e fiton Ligën e Kampionëve. /Periskopi/

Braziliani Ronaldo sapo ka thënë një të vërtetë brutale për Barcelonën dhe Leo Messin

Periskopi.com Sporti

Ajo që ndodhi të martën mbrëma në Champions League ende është duke u diskutuar me eufori të madhe.

Liverpooli arriti të bëjë një rikthim sensacional, pasi kishte humbur ndeshjen e parë 3-0 kundër Barcelonës në “Camp Nou”, duke triumfuar 4-0 në takimin e kthimit në “Anfield”, shkruan Periskopi.

Tottenhami gjithashtu bëri gati të pamundurën, duke mposhtur Ajaxin 3-2 në gjysmëfinalen tjetër, pasi në pjesën e parë ishte në disavantazh prej 2-0.

Kjo nënkuptoi se do të kemi një finale angleze për herë të parë që nga viti 2008, derisa kalon një tjetër sezon dhe Messi nuk e fiton trofeun prestigjioz.

Lionel Messi couldn't believe what he was seeing vs Liverpool

Triumfi i tij i fundit në Champions League kishte ardhur në vitin 2015, derisa tani legjenda braziliane, Ronaldo Nazario ka dhënë një deklaratë me të cilën është e vështirë të mos pajtohemi.

“Barcelona ka një skuadër të madhe, dhe kanë lojtarin më të mirë në botë në Lionel Messin,” tha ai.

“Ditën tjetër, dëgjova se kur ata humbin fajësohet Valverde Coutinho… por jo Messi.

“Dhe kur fitojnë, Barcelona fiton për shkak të Messit. Është mungesë e jashtëzakonshme respekti për gjithë lojtarët dhe stafin e trajnerëve.” /Periskopi.com/

Ronaldo Nazario problematik në Spanjë, kaq do të dënohet

Periskopi.com Sporti

Ronaldo Nazario da Lima duket se e ka harruar premtimin e tij. Ish-futbollisti brazilian tashmë president i skuadrës së Valadolidit në Spanjë, tha se do të fillonte stërvitjen me lojtarët e tij për të arritur formën.

Ndërsa së fundmi ai është futur në telashe në Spanjë pikërisht për shkak të dembelizmit të tij.

Fituesi i dyfishtë i “Topit të Artë” ka përdorur një patinë elektrike për të lëvizur përgjatë 400 metrave rrugë dhe sipas asaj që bën me dije “The Sun” “fenomeni” mund të marrë një gjobë prej 79 eurosh, sepse është e ndaluar që në trotuar të lëvizësh me patinë elektrike./Periskopi/