Këtë nuk e prisnim: Ja si u përgjigj Ozil kur u pyet se cili është më i mirë, Messi apo Ronaldo

Periskopi.com Sporti

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil është pyetur se cili është më i miri, argjentinasi Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, përcjell Periskopi.

 

“Messi ka dëshmuar se është një ndër më të mirët në histori për Spanjë, por Ronaldo ishte gjithmonë më i miri në çdo shtet që ka luajtur”, tha Ozil.

 

Flitej që ribashkimi Ozil – Ronaldo do ndodhte të Juventusi, por klubi italian e refuzoi gjermanin.

Messi e thyen rekordin e Ronaldos për gjuajtjet e lira

Periskopi.com Sporti

Aftësia e gjuajtjeve të lira në futboll nuk është sepcialitet i shumë lojtarëve të këtij sporti, shkruan Periskopi.

Legjenda argjentinase, Leo Messi me golin e realizuar nga gjuajtja e lirë mbrëmë ndaj Granadës ka thyer rekordin e Ronaldos.

Cristiano Ronaldo ka realizuar gjithsej 47 gola në karrierën e tij nga gjuajtja e lirë me klube, ndërsa Messi me Barcelonën kap shifrën e 48 golave.

Image

 

E papritur, Ozil mund të ribashkohet me Ronaldon

Periskopi.com Sporti

Pjesa e parë e aventurës në stolin e Juventusit për Andrea Pirlon ka qenë me emocione të alternuara.

Juventusi nuk është dominuese si në të kaluarën dhe varion që nga ndeshje entuziazmuese si ajo në “Camp Nou” apo në Parma, me zhgënjime si ndaj Crotones, Beneventos dhe Fiorentinës

Juve mbetet një kantier në ndërtim dhe në merkaton e janarit, klubi duhet të punojë për të eliminuar problemet e shfaqura në fushë, para së gjithash për mungesën e një alternative me peshë për sulmin që të mundësojë pak frymëmarrje më tepër për Moratan.

Në këtë aspekt drejtuesit bardhezinj po lëvizin me vendosmëri për të marrë sa më shpejt një tjetër lojtar në urdhrat e Pirlos që ka disa anësorë sulmi dhe lojtarë që ju pëlqen të nisen nga larg por i mungon një qendërsulmues zone. Një prej emrave më të nxehtë është Fernando Llorente që nuk ndihet mirë te Napoli.

Nuk do të jetë një tratativë e lehtë falë edhe përplasjeve jashtë fushe mes dy klubeve dhe nëse operacioni do të kryhet do të duhen disa javë për ta parë spanjollin sërish në Torino.

Juventusi gjithsesi po studion dhe një goditje cilësore, një bast për të cilin mund të shpenzojë pak duke gjetur një futbollist klasi, Mesut Ozil. Si tip lojtari nuk është ai që i mungon Pirlos, duke u nisur nga karaktersitikat, por gjermani është jashtë projektit të Arsenalit dhe nuk ka zbritur kurrë në fushë këtë sezon, ndaj me një kontratë që i skadon në qershor të 2021 mund të lirohet pa shumë probleme nga “topçinjtë” që nga ana e tyre do të kursenin një pagë të rëndë. Mesut Ozil dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur më parë bashkë te Reali dhe me çmimin e duhur mund të rezultojë një goditje e madhe për Juventusin për sa i përket cilësisë dhe eksperiencës ndërkombëtare që disponon.

Dueli Messi – Ronaldo rikthehet sonte: Sa shumë ngjashmëri mes dy rivalëve të dekadës

Periskopi.com Sporti

Sonte në darkë, rikthehet përballja mes dy futbollistëve më të mirë në botë, 2 vite e gjysëm pasi kjo ka ndodhur për herë të fundit.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Juventusit, ka sonte të vetmen vlerë në këtë fazë të champions-league, duelin mes Mesit dhe Ronaldos.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, janë sot perenditë e futbollit, rivalët e dekadës së fundit në çdo drejtim, për trofe për ekipet, për topin e artë, për plot çmime të tjera.

Por, po ashtu, të dy kanë kaq shumë ngjashmëri me njëri-tjetrin. Ngjashmëri fatale

Edhe Mesi, edhe Ronaldo vijnë nga fëmijëri e varfër, modeste, me prindër punëtorë.

Të dy, ikën nga qytetet e tyre, për të ndjekur ëndrrën e madhe, në moshën 12 vjeçare.

Ronaldo la qytetin e vogël Madeira në Portugali, dhe shkoi drejt Lisbonës ku shpesh e tallën në fillim për dialektin.

Ndërsa Mesi, la Argjentinën dhe u vendos në Barcelonë.

Ronaldo debutoi për herë të parë me Sportingun e Lisbonës, 17 vjeç e 8 muaj, ndërsa Mesi veshi zyrtarisht për herë të parë fanellën e Barcelonës, kur ishte 16 vjeç e 4 muaj, në një ndeshje miqësore me Porton e Mourinhos.

Që prej atij momenti, specialistët dhe futbollistët e mëdhenj, u shprehën se kemi të bëjmë me dy djem të artë, secili për t’u cilësuar, Geroge Best-i i ri.

Kur i thanë George Bestit, se po e krahasojnë Ronaldon me të, ai u shpreh se ky ishte komplimenti më i madh që kishte marrë ndonjëherë.

Ndërsa Ronaldinjo, më i famshmi në atë kohë kur debutoi Mesi, u shpreh se djaloshi do të bëhej shumë shpejt futbollisti më i mirë në botë.

Kur pyeten sot njohësit e futbollit dhe specialistët, se kush është më i miri në botë, Mesi apo Ronaldo, disa e kanë gjetur zgjidhjen e dilemës. Janë të dy; Mesi është lojtari më i mirë në botë, ndërsa Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë.

Përballja e fundit mes Mesit dhe Ronaldos në fushë, ka qënë në maj të vitit 2018.

Ata rikthehen sonte sërish përballë njëri-tjetri.

Morata sa nuk hynë edhe vet në portë, Cristiano Ronaldo nuk e pati aspak të vështirë të shënonte

Periskopi.com Sporti

Takimi midis kampionit aktual të Serisë A, Juvetnus, kundër ukrainasëve të Dinamo Kievit, është sfida tjetër që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampioneve, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po zhvillohet minuta e 52’të e ndeshjes, juventinët kanë arritur ta shënojnë golin e dytë të avantazhit, autor i së cilës është portugezi, Cristiano Ronaldo, i cili rrjetën e gjeti pas asistit të Moratës.

Kujtojmë se, Juventusi tashmë e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales, pas fitores në minuta të fundit kundër Ferencevarosit javën e kaluar.

Shihni golin. /Periskopi

 

Harrojeni debatin Cristiano Ronaldo vs. Messi: Kush ishte/ është më i mirë, CR7 apo R9

Periskopi.com Sporti

Harrojeni debatin Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi. Pyetja e vërtetë për të bërë është se kush ishte / është Ronaldo më i mirë?

Tifozët e futbollit që u rritën në vitet 1990 dhe 2000 me siguri do t’ju tregojnë se Cristiano Ronaldo nuk i afrohet adashit të tij brazilian, ndërsa mbështetësit e rinj do të qeshin me sugjerimin e vendosjes së R9 në të njëjtën ligë me CR7, shkruan Periskopi.

Megjithatë, ja disa nga pikat që deri diku mund të na bëjnë të qartë se cili është më i mirë.

R9 ka fituar dy Kupa Botërore

Krahas fitimit të dy Copa Américas në 1997 dhe ‘99, Ronaldo brazilian ka fituar gjithashtu çmimin më të madh të futbollit, dy herë. Sulmuesi mund të kishte fituar edhe tre radhazi, po të mos ishte për një sulm në finalen e ‘98, i cili ndikoi jashtëzakonisht shumë në performancën e tij. Ndërkohë, Cristiano nuk e ka kaluar kurrë as në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës.

CR7 ka fituar pesë Liga të Kampionëve

R9 nuk e fitoi kurrë Ligën e Kampionëve, apo jo? Cristiano e fitoi atë pesë herë, me dy klube të ndryshme – dhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta fitojë LK edhe një herë para se të varë çizmet.
Për më tepër, CR7 është golashënuesi rekord në garë. Ai ka shënuar 130 herë deri më sot, në një raport prej 0.76 gola për lojë. Kjo është mbi dyfishin e R9.

R9 luajti në epokën e artë të Italisë

Kur ju mendoni për vitet e futbollit Italia, e vetmja gjë që menjëherë të vjen në mendje janë mbrojtësit e pabesueshëm. Paolo Maldini, Alessandro Nesta, Fabio Cannavaro – lista është e pafund. Ronaldo jo vetëm që garoi kundër të gjithëve, por edhe i vuri në siklet.

Mbrojtja e këtyre ditëve nuk është në të njëjtin nivel, mbase Cristiano nuk do të zgjaste dy sekonda kundër disa prej lojtarëve që Ronaldo brazilian vrapoi rreth e rrotull.

CR7 luajti në epokën e artë të La Liga

Lionel Messi. Kur luajti Ronaldo brazilian, ai nuk kishte askënd gati si Messi për të garuar. Barcelona e Pep Guardiola-s ishte një forcë për t’u llogaritur, dhe fakti që Cristiano arriti të fitonte një trofe të La Ligas flet shumë.

Në të vërtetë, dekada e fundit e futbollit në La Liga do të hyjë në histori si një nga më të mirat nga çdo ligë më parë, dhe CR7 ishte në krye të të gjitha gjërave, duke shënuar gola dhe duke fituar trofe.

Ne mund të ulemi këtu gjatë gjithë ditës dhe të shkojmë andej-këtej në gjëra të tilla si gola, trofe dhe mendime të të tjerëve, por le të shohim se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme: si na bënë të ndihemi. Emri i R9 do të jetë përgjithmonë sinonim i gëzimit.

Ai iu afrua lojës ashtu siç duhej luajtur: me buzëqeshje në fytyrë dhe me dredhi në mëngë. Kjo seri reklamash Nike bëri që një brez i tërë tifozësh të dashurohen me lojën e bukur ose, siç e quajnë brazilianët, joga bonito.

Përveç faktit se gëzimi është subjektiv, Cristiano po lë një trashëgimi që do të jetojë për brezat që do të vijnë – ai ka bërë shumë më tepër sesa të na bëjë të buzëqeshim dhe ka fituar pesë Topa të Artë, pesë Ligë të Kampionëve dhe një Kampionat Evropian. /Periskopi

 

Përfundon dominimi dhjetëvjeçar i Ronaldos dhe Messit për çmimin e UEFA-s

Periskopi.com Sporti

Robert Lewandowski është shpallur futbollisti më i mirë evropian sipas UEFA-s për sezonin 2019/2020.

Sulmuesi i Bayern Munichut la pas vetes mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe portierin e bavarezëve, Manuel Neuer.

Kjo ishte hera e para prej se ekziston ky çmim (nga viti 2011) që as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi nuk përfshihen në tri vendet e para.

Kjo nënkupton se ka përfunduar dominimi i dekadës së dy futbollistëve më të mirë në botë në vitet e fundit.

Ronaldo ka qenë nëntë herë në top-treshe, ndërsa e ka fituar tri herë çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. Messi është përfshirë gjashtë herë në tri vendet e para, ndërsa e ka fituar dy herë.

Këtë vit, në renditjen e përgjithshme, argjentinasi ishte i katërti pas listës së ngushtë, kurse portugezi i dhjeti.

Ronaldo në krahët e të dashurës së tij, vëmendje merr fiziku i brazilianit

Periskopi.com Sporti

Ronaldo dhe e dashura e tij, Celina Locks u panë në krahët e njëri – tjetrit në një jaht gjatë pushimeve në Formentera, transmeton Periskopi.

Ajo që ra në sy është fiziku aspak për t’u lakmuar i brazilianit, i cili kishte veshur një palë pantollone të shkurtëra.

E vëmendjen e mori e dashura e tij më bikine ngjyrë hiri.

Ronaldo - majority owner of Real Valladolid - is relaxing ahead of the new LaLiga season

Ronaldo cosied-up to girlfriend Celina Locks in Formentera

Kujtojmë se, 43 vjeçari, është pronar i klubit, Real Valladolid të LaLigas.

​Lewandowski dhe Gnabry thyejnë rekordin e Ronaldos dhe Bale

Periskopi.com Sporti

Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry kanë shënuar gjithsej 24 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Lojtarët e Bayern shkatërruan rekordin e Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, të cilët arritën 23 gola në sezonin 2013/2014.

Portugezi shënoi 17 dhe uellsiani gjashtë gola, ndërsa kjo situatë, tani për tani, është disi ndryshe.

Lewandowski tundi rrjetën edhe pesëmbëdhjetë herë, dhe Gnabri nëntë herë, dhe kjo i nisi në pozicionin e parë.

Bayern do të luajë kundër Paris Saint-Germain në finale, të dielën, ora 21.00, dhe në atë duel, dueti i klubit të Munihut do të ketë një shans për të përmirësuar rezultatin e tyre.

Cili e përjeton më rëndë kur klubi është duke humbur, Messi apo Ronaldo – ja videoja që flet çartë

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka pësuar një tjetër disfatë të rëndë në Ligën e Kampionëve, pas Romës dhe Liverpoolit.

Barcelona mbrëmë u eleminua nga Liga e Kampionëve, pas disfatës së rëndë 8-2 nga Bayerni.

Natyrisht e gjithë pesha e disfatës bie mbi Messin dhe kamerat kanë kapuar argjentinasin pas pjesës së parë.

Një video në rrjetet sociale është shpërndarë duke krahasuar Messin me Ronaldon në situata të tilla. Në video shfaqet Ronaldo i cili i motivon bashkëlojtarët kur Juventusi ishte në disavantazh vitin e kaluar ndaj Atleticos.

Messi dhe Ronaldo janë dy legjenda, por të gjithë do të pajtohemi se portugezi është më i mirë sa i përket lidershipit.

Ronaldo merr vëmendjen e të gjithëve – shihet me të dashurën në një jaht mahnitës në Spanjë

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, po shijon pushimet me të dashurën e tij, Celina Locks në një jaht mahnitës së Spanjë, transmeton Periskopi.

Ajo që mori vëmendjen ishte e dashura e tij bjonde, Celina e cila dukej mahnitëse me bikinet gri.

Ronaldo, 43 vjeç, ka pesë vjet që është me Celinën.

Ronaldo on the yacht with partner Celina Locks

The couple smooch on the yacht

Ajo ishte në krah të tij gjatë gjithë kohës kur u godit me pneumoni në Ibiza në vitin 2018.

Kujtojmë se, Ronaldo më parë ishte martuar me ish-futbollisten brazilian Milene Domingues, teksa djali i tyre Ronald lindi në Milano në prill të vitit 2000.

Ronaldo ka katër fëmijë me tre gra të ndryshme. /Periskopi

Refuzoi Cristiano Ronaldon dhe Neymar, modelja joshëse “djeg” Instagramin

Periskopi.com Sporti

Viktoria Odintcova është një nga modelet më të ndjekura dhe të komentuara të momentit.

Modelja ruse çmend gjithnjë me fotot e saj provokuese dhe seksi. Shpesh herë ajo pozon topless dhe nudo.

Së fundi i ka vënë flakën rrjetit teksa shfaqet tërësisht e zhveshur e shtrirë në bar. Menjëherë pas publikimit të fotos ndjeksit e saj kanë vërshuar në komente komplimentuese.

Kujtojmë se ajo është përfolur shumë në media kohët e fundit pasi tregoi se ka refezuar dy yjet më të mëdha të futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Neymar.

Gjithashtu 25 vjeçarja ishte e para modele që fitoi noterizimin për të bërë setin më të rrezikshëm në Cayan Tower në Dubai.

 

Ish-ylli i Manchester United: Për pak u “eksitova” përkrah Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Andy Cole ka pranuar se u mahnit kur u rreshtua përkrah Ronaldos në tunelin e stadiumit, përpara përplasjes së Manchester United me Interin më 1999. Ai pati një eksperiencë jashtëzakonisht të suksesshme në “Old Trafford”, midis viteve 1995 dhe 2001, duke shënuar 121 gola në 275 ndeshje, ndërsa ngriti me duart e tij 9 trofe të mëdhenj. “Djajtë e Kuq” u përballën me Interit në garën elitare të Europës, duke i mundur italianët 2-0 në fushën e tyre, para se të shkonin në “San Siro” në ndeshjen e kthimit.

Legjenda braziliane Ronaldo ishte në kulmin e tij. Cole thotë se ishte një përvojë surrealiste, që të sfidonte në anën tjetër të llogores fituesin e “Topit të Artë”, aq shumë sa u pushtua nga emocionet: “Më kujtohet që, kur luajtën ndaj Interit, u rreshtova në tunelin e stadiumit dhe pashë në krah Ronaldon. Unë nuk po ju gënjej, për pak u laga (eksitova)! Ishte ylli që kisha adhuruar me vite. Unë po flas për një yll, një balerin trupdrejtë. U pushtova nga emocionet dhe pyesja veten: A jam në të vërtetë në këtë nivel me këta njerëz? Unë isha në të njëjtin fushë me Ronaldon, por dyshoja nëse isha në atë nivel. Një situatë surreale. Ua tregoj këtë histori edhe djemve të mi, si për të thënë se kam qenë futbollist i mirë”.

Cole vazhdoi të shprehte besimin se dëmtimet e penguan Ronaldon të fitonte të gjitha çmimet individuale vit pas viti, në kulmin e karrierës së tij: “Nëse flisni me shumë fëmijë tani dhe iu përmendni Ronaldon brazilian, ata ngrenë supet me habi, sepse nuk e dinë kush është. Nëse ia heqim lëndimet atij, Ronaldo mund të kishte vazhduar të fitonte të gjithë “Topat e Artë”. Ai ishte një sulmues i jashtëzakonshëm, absolut”.

Ronaldo kujton përqafimin e fundit me ish- trajnerin e Interit që ndërroi jetë sot

Periskopi.com Sporti

Ronaldo flet me gazetarët, Gigi Simoni mbërrin aty, si gjithnjë me shumë kujdes. Eshtë 9 mars 2018, festa e Inter. Të dy shihen pas shumë kohësh e ishte momenti i nostalgjisë. Ronnie shpejton ti thotë: “Herën e fundit që më keni parë (duke iu drejtuar me ju) isha shumë më i dobët. E flokët e thinjur – i thotë ish-trajnerit -, i keni dhuratë nga ne”. Pastaj të dy gjithnjë para mikrofonëve, tregojnë episode që i kthyen në kohë. Ashtu si është kthyer në kohë Fenomeni kur mësoi humbjen e trajnerit të tij të parë në Serie A.

“Gigi Simoni nuk ishte vetëm një trajner për mua. Nëse sot mendoj pr të, mendoj për një burrë të ditur e të mirë, që nuk të urdhëronte ti bëje gjërat, por të shpjegonte sepse ato gjëra ishin të rëndësishme. Mendoj për një maestro, si në atë foto që bëmë për Krishtlindje: ai dirigjenti, ne orkestra. E kujtoj ashtu, me atë buzëqeshje, zërin e tij të qetë, këshillat e tij të çmuara. Mund e duhet të fitonim më shumë, por fituam së bashku, gjëja që na rekomandonte gjithmonë: faleminderit mister, më ke mësuar shumë më tepër se e imagjinon” shkruan Ronaldo në Instagram.

Ronaldo idhulli i Mbappes, festojnë edhe golat njësoj: Pas çdo festimi të golave të Mbappes fshihet Ronaldo

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë mbizotëruar në futbollin botëror për më shumë se një dekadë.

Sidoqoftë, meqë të dy Messi dhe Ronaldo kanë hyrë në të tridhjetat e tyre, është koha të fillojmë të shohim se cilat superstarë të rinj mund t’i ndjekin gjurmët e tyre.

Dhe natyrisht menjëherë një emër që në vie në mendje është – Kylian Mbappe.

Francezi është lojtari i dytë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, tashmë ka fituar katër tituj të ligës – një për Monakon dhe tre për Paris Saint-Germain. Ai është gjithashtu një fitues i Kupës së Botës – diçka që Ronaldos dhe Messit iu mungon, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Mbappe ende nuk e ka pretenduar Topin e Artë, mirëpo ai tashmë po imiton idhullin e tij, Ronaldon.

Në disa fotografi që kanë shkuar virale shihen gjashtë festime të ndryshme që 21-vjeçari i ka ‘kopjuar’ nga Ronaldo me titullin: “Si po i kuptoj këto referenca tani?”.

Shihni fotografitë më poshtë. /Periskopi.com/

Image

Image

Image

Image

Kjo është katërshja legjendare që sipas Ronaldos do të duhej ta fitonte Topin e Artë

Periskopi.com Sporti

Dy ish-futbollistë të mëdhenj që bisedojnë me njërin si miq të vjetër, edhe pse gjithmonë në skuadra rivale: Alessandro Del Piero e Ronaldo kanë qenë protagonistë në një lidhje direkte në Instagram. Mes shumë kujtimeve të ish-lojtarëve të Juve e Inter që janë sfiduar në Serie A nga 1997 në 2002, kur Fenomeni ishte tek Inter dhe në sezonin 2007-2008, me brazilianin tek Milan.

Kapiteni i Juventus i zbuloi Ronaldos cili ishte reagimi i tij kur mësoi se Fenomeno firmosi për Inter, por jo më parë se të kujtonte golin e brazilianit me Compostela. “Më ka frymëzuar, më hapi një botë të re. Kur firmose për Inter thashë: “Po këta janë të cmendur që e lënë të ikë” e natyrisht u tërbova se po shkoje tek Inter”.

Natyrisht nuk mund të mungonte apisodi i famshëm i penalltisë së mohuar në përplasjen me Iulianon në atë Juve-Inter plot polemika (“Juventus nuk kishte nevojë për ndihma”), por edhe 5 maji i 2002 e humbjes së Inter në Olimpico kundër Lazio që i kushtoi titullin. “E humbëm ne ndeshjen, asnjë ndërhyrje, por ishte një javë shumë e cuditshme. Flitej për Nesta tek Inter që ishte e mbyllur, shumë gjëra të tjera, shkuam të relaksuar në fushë e Lazio na ndëshkoi. Është një plagë, e cdo vit më bëjnë tag në Instagram: unë që qaj në 5 maj, sa inat”.

Ronaldo bën pastaj klasifikimin e tij të atyre që duhej por nuk fituan dot kurrë Topin e Artë: “Për mua ti, Totti, Maldini e Raul duhet ta fitonit. Më bëri ta mendoj Cannavaro javën e kaluar. Tallej me ty, por me respekt të madh. Edhe Roberto Carlos që mbërriti dy herë iu dyti pas meje e meritonte”.

Franca kundër Brazilit në finalen e Kupës së Botës 1998 dhe misteri i përfshirjes së Ronaldos në sabotimin e Kombëtares

Periskopi.com Sporti

Finalja e Kampionatit botëror 1998, France 98, përballi asokohe kampionin botëror të katërfisht, Brazilin dhe nikoçirin e ngjarjes, Francën.

Brazili përveç Ronaldos, atëherë vetëm 21 vjeç, që kishte qenë i jashtëzkonshëm në të gjithë kampionatin – në përbërje kishte edhe gjigantë të tjerë, përfshirë Cafun, Roberto Carlosin dhe Bebeton – por nuk arritën ta mbronin titulln në vitin 1998, shkruan Periskopi.

Francezët fituan me rezultat 3 me 0, përmes golave të yllit Zinedine Zidane dhe mesfushorit Emmanuel Petit, duke shënuar kështu herën e parë që Franca korurëzohet me titulln kampion bote.

Para ndeshjes së finales, Ronaldo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Sulmuesi Brazilian u dërgua në spital dhe u largua nga përbërja e skuadrës.

Përkundër kësaj, ai iu lut menaxherit të përfaqësueses, Mario Zagallos që ta linte të luante në finale – dhe Ronaldo luajti.

Është më së e kuptueshme që ndeshjet e futbollit veçanërisht ndeshjet ‘monumentale’, si finalja e Kupës së Botës, shpesh sjellin debate, pyetje mbi lojtarët, taktikat dhe vendimet e gjykimit. Por është e pazakontë që ato të rezultojnë në një hetim qeveritar. Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që ndodhi pas kapitullimit të Brazilit në finalen e vitit 1998 kundër Francës.

Kësisoj paraqitja e dobët e Brazilit në fushë zgjoi zemërim në mesin e brazilanëve dhe thashethemet filluan për një komplot potencial.

Ajo që ngjalli mister ishte shfaqja në orët para ndeshjes e Ronaldos i cili pak më parë ishte dërguar në spital dhe më nuk ishte në listën e lojtarëve për takimin e finales.

Kështu duke ngritur dyshime për kurdisje të ndeshjes, kjo situatë çoi edhe te një hetim qeveritarë dhe te një padi civile në një gjykatë në Rio të Brazilit, kundër tre mjekëve të ekipit (të cilët ishin liruar unanimisht nga faji) dhe një hetim në kongresin kombëtar të Brazilit.

Në kongresin qeveritar më vonë, sulmuesi i brazilit, Edmundo që ndante dhomën me Ronaldon përshkroi një skenë tronditëse të këtij të fundit, ku sipas tij, Ronaldo papritmas filloi të ketë një gjendje të keqe.

‘Ai fërkoi gojën dhe filloi të dridhej në mënyrë të pakontrollueshme’, dëshmoi ai.

Shihni golat më poshtë. /Periskopi.com

 

Rrëfimi prekës i Ronaldos për lëndimet e rënda: ‘Më kanë bërë njeri më të mirë’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi brazilian Ronaldo ka qenë njëri nga më të mirët në histori.

Pas shkëlqimit në moshën 17-vjeçare me Crueziron, Ronaldo u transferua në Evropë ku iu bashkua PSV Eindhoven.

Me vetëm 18 vite, Ronaldo bëri gjithë botën për vete falë golave fantastik dhe lojës së tij të mrekullueshme.

Fenomeni bëri karrierë të madhe duke luajtur për gjigantët evropianë si Barcelona, Inter, Real Madrid apo Milan, megjithatë problemi më i madh i tij ishin lëndimet e shpeshta.

Edhe pse të shkëlqeu te Interi, braziliani qëndroi jashtë fushave për rreth dy vite shkaku lëndimeve të rënda, ndërsa ai thotë se ato e kanë bërë njeri më të mirë.

“Kam mësuar nga lëndimet, jam padyshim një njeri më i mirë se më parë”.

“Pas lëndimit të parë, të gjithë thanë se nuk mund të rikuperohesha, se kurrë nuk kishte pasur një lëndim të tillë në futboll”.

“U frikësova, por ndjeva se do të kthehesha në lojë. Askush nuk mund të më largonte nga futbolli për shkak të një dëmtimi. E pyeta Zotin pse ma bëri këtë. M’u deshën gati dy vite për tu shëruar, por u bëra një njeri më i mirë”, deklaroi Ronaldo gjatë një interviste live me Alex Del Pieron në Instagram.

Ronaldo deklaroi se arsyeja e lëndimeve të shpeshta ishin stërvitjet jo të mira para vitit 2000.

“Lëndimet kanë ndryshuar shumë gjëra tek unë. Isha mirë, duke luajtur katër ose pesë vite pa probleme fizike. Para viteve 2000, ne stërviteshim ndryshe nga sot. Mbaj mend që stërvitja me Roberto Carlos dhe Cafù më angazhonte maksimalisht, më duhej të kapja ritmin e tyre, gjë që nuk më nevojitej dhe aq, si sulmues që isha”.

“Doja të bëja më shumë goditje drejt portës. Distancat e gjata më kanë traumatizuar gjithmonë, kemi bërë shumë kilometra. Tani ka stërvitje të personalizuara”.

“Nuk fajësoj askënd, por shpjegimi i vetëm që kam për lëndimet e mia është se jam stërvitur keq para vitit 2000. Në fakt, unë u lëndova edhe më pas, kur punoja siç duhej. Në Milano kam dëmtuar gjurin në të njëjtën mënyrë, por në këmbën tjetër”, përfundoi Fenomeni brazilian.

Rrëfimet e pabesueshme të Ronaldos: Festat e shfrenuara, lëndimet e mbipesha

Periskopi.com Sporti

Ronaldo Nazario është një nga futbollistët më të mirë në histori, por statusi prej legjende i tij nuk fokusohet vetëm në fushën e lojës. Braziliani la shenjën e tij edhe natën, me festa e shfrenuara, që që mbahen mend edhe sot. Për transferimet e tij, dëmtimet dhe futbollin e madh, ai ka dhënë deklarata përgjatë këtyre viteve, në të cilat ka rrëfyer shumë histori, qëia vlen të mblidhen e kujtohen në këto ditë karantimimi të futbollit e krejt njerëzimit prej “Coronavirus”.

1. Festat e tij të shfrenuara

Ronaldo është një nga gurat e shkëlqyera në historinë e futbollit, por edhe një nga ata, që ka bërë shumë për të folur edhe mbi jetën e tij, jashtë fushave të lojës.

Festat plot harbim të tij ishin shumë të njohura dhe kujtohen gjerësisht ndër vite: “Festat e mia ishin shumë të mira. Disa i mbaj mend më shumë sesa golat e mi, shkruan telesport.

Njerëzit i imagjinojnë ato, por nuk e kanë idenë se sa të mira ishin. Florentino më mori shumë inat prej tyre. Anekdota më e mirë ishte një ditë, kur ai më thirri dhe më tha:

Pse nuk rri në shtëpi? Shiko Figon… Unë iu përgjigja: Po të kisha një grua se Figo, edhe unë do të rrija vetëm në shtëpi… Arrigo Sacchi më kritikoi para skuadrës dhe më gjobiti. Kur po më afrohej, unë i thashë: ose gjoba, ose tallja, jo të dyja. Prioriteti im ishte gjithnjë futbolli, ndaj nuk pendohem për këtë. Futbollistët janë të rinj…, ata duan të dalin edhe jashtë, duan të takojnë vajza. Gjëra normale për të rinjtë, veçanërisht kur keni para”.Image

2. Lëndimet dhe mbipesha

Karriera e Ronaldos, e admiruar nga të gjithë, ka lënë pas gjithmonë një psherëtimë panjohurie mbi atë që mund të kishte qenë, nëse dëmtimet nuk do ta kishin ndërprerë. Të qenurit mbipeshë ndikoi edhe në pjesën e fundit të karrierës së tij:

“Kam pësuar dy lëndime shumë të rënda, që ma shkatërruan karrierën për gati 3 vite, të cilat më lanë me pasoja dhe më detyruan të parashikoja fundin e karrierës time.

Ishte një sprovë e vërtetë, një kohë shumë e vështirë. Familja, ziku dhe mjekët e mi më inkurajuan të vazhdoj, dhe ia vlejti. Gjithashtu, isha bërë baba për herë të parë në ato ditë dhe ky ishte një stimul shumë i rëndësishëm për mua.

Asnjëherë nuk më ndodhi të dekurajohesha, të mendoja fundin e karrierës sime në futboll, edhe pse dëmtimet ishin të rënda. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për kthimin. Dhe kurrë nuk dyshova, për asnjë sekondë, se vuajtja e gjatë, rehabilitimi dhe dhimbja nuk do t’ia vlenin.

Zidane erdhi të më shihte në spital, direkt ku isha, në Francë. Ai ishte në Itali me Juventusin dhe mori përsipër telashe. Erdhi në klinikë për të më parë, për të zbuluar se si isha. Aty lindi miqësia jonë. Më 1999, në Kupën e Amerikës, unë isha me pushime, Duke më parë mbi peshë, trajneri Luksemburgo më dha Xenical, një ilaç për të humbur disa kilogramë.

Pasi e piva, çdo 10 minuta shkoja në banjo, si mund të stërvitesha. Ai vendosi të stërvitesha me një pelenë, diçka të ngjashme për mbrojtje. Unë po bëja një sacrice vetëm për të kënaqur shen. Unë u largova nga futbolli për shkak të një dëmtimi, është e vërtetë. Një pubalgji shumë e fortë dhe mbase dhimbja më e madhe që kam pësuar ndonjëherë në jetën time. Por, në moshën 35 vjeç, nuk doja të bëja përsëri operacion. Ndihesha sikur nuk e kisha më atë forcë”.

3. Largimi nga Barcelona, Real Madridi dhe Interi

Ronaldo u dashurua nga të gjithë, pavarësisht fanellave që veshi. Sidoqoftë, nuk mundi të largohej mirë nga ekipet e tij. Lamtumirat me Barcelonën, Interin dhe Real Madridin nuk ishin adekuate dhe lanë një shije të hidhur në kujtimet e tij:

“Te Real Madridi dola kundër vullnetit tim, sepse llova të kisha shumë probleme me trajnerin Fabio Capello. Nëse do të isha 100 gram më shumë se pesha ime, do të më hiqte nga ekipi. Unë mendoj se më kushtëzoi si peng të tij. Nëse do të luaja keq, sipas trajneri vinte vetëm nga mbipesha. Marrëdhënia jonë ishte e ftohtë, duhej të kishte ndarje. Dhe në momentin kur trajneri është më i fortë, klubi duhet të zgjedhë.

Interi? Cúper ka qenë më keq, sepse Capello së paku ka një histori pas tij. Por Cúper, çfarë ka fi tuar ai? Ishte hera e vetme që fola me Moratti dhe i thashë: President, unë nuk mund të vazhdoj me këtë trajner. Ose largojeni atë nga Interi, ose po iki unë. Ai zgjodhi Cúper para meje.

Barcelona? Unë e kisha nënshkruar kontratën për rinovimin në fund të sezonit dhe shkova në një udhëtim në Brazil. Pas pesë ditësh më thirrën për të më thënë se nuk mund të vazhdoja me rinovimin. Asnjëherë nuk ishte në duart e mia kjo gjë. Kam pasur dëshirë të vazhdoj atje. Nëse klubi nuk më vlerësonte siç duhej, ky vendim nuk ishte në duart e mia. Do të më pëlqente të qëndroja”.Image

4. Finalja e Kupës së Botës 1998

Finalja e Kupës së Botës 1998 ishte mundësia e shkëlqyeshme e Ronaldos për “të verbuar” botën e futbollit, por një seri intrigash mjekësore, konvulsionesh dhe problemesh zike e “çarmatosën” sulmuesin në duelin nal kundër Francës. Disa orë paniku në grumbullimin e “Selecao”, ku “Fenomeni” humbi edhe vetëdijen:

“Vendosa të pushoj pak pas drekës dhe gjëja e fundit që mbaj mend është se isha duke shkuar në shtrat. Unë shkova në shtrat, pastaj pata një konvulsion dhe humbja ndjenjat. Kur u përmenda, pashë se rrethohesha nga lojtarë të tjerë dhe nga dr.Lidio Toledo.

Ekzaminimet mjekësore nuk treguan asgjë anormale. Shkuam në stadium, iu afrova Zagallos dhe i thashë: Jam mirë, nuk kam asgjë, dua të luaj. Trajneri nuk kishte zgjidhje tjetër, përveçse të pranonte vendimin tim. Ndoshta kam ndikuar në të gjithë ekipin, sepse konvulsioni që pata ishte një nga të frikshmit, nuk është diçka që e shihni çdo ditë. Por, kam pasur një angazhim maksimal për vendin tim dhe nuk kam dashur të zhgënjej njeri.

Kisha krenarinë time dhe ndjeva sikur mund të luaja. Finalja e vitit 2002 ishte në të njëjtën kohë me nalen e Parisit. Pas drekës, të gjithë shkuan për të fjetur dhe unë mendova: Nuk dua të e. Gjeta Didën zgjuar dhe i thashë: Jo, ti rri me mua! Nuk fjeta atë ditë, nga frika se do të ndodhte përsëri”.

5. Futbolli i tij

Edhe pse Ronaldo më shpërthyes dhe më i shkëlqyeshëm ishte parë te Barcelona dhe Interi, koha e tij në Madrid mbahet mend nga braziliani si periudha më e lumtur. Edhe pasi “i vari këpucët në gozhdë”, ai është ekipi, me të cilin e ka identikuar veten më shumë:

“Në epokën galaktike kam luajtur me Zidane, një njeri që e admiroj. Ai është më i miri, me të cilin kam luajtur. Zidane është kolegu, që m’i mbushte më shumë sytë. Privilegji për të qenë me të ishte fantastik. Kishte shumë pritshmëri për galaktikët e asaj kohe dhe në fund dhamë shumë spektakël. Ishte një gjeneratë tuese, e cila ka ndryshuar mënyrën e të bërit biznes brenda futbollit”.

6. Jeta jashtë futbollit

Ronaldo, përveç futbollit, ka lënë disa “gjurmë”, se si e jeton jetën. Disa fraza, që asin për karakterin e tij të qeshur edhe larg fushës e topit: “Ka stigmatizime për shumë gjëra. Nëse je i zi, nëse je gay… Nuk mbaj mend që dikush të më mbronte, kur më quanin të dhjamosur. Nuk më intereson. Kam pasur një vazektomi, por kam ngrirë mjaftueshëm spermë për të formuar një ekip futbolli, nëse partnerja ime dëshironte”

‘Fenomeni’ për Cristiano Ronaldon: ‘Duhet të jetë e mërzitshme ta dëgjojë që unë jam Ronaldo i vërtetë’

Periskopi.com Sporti

Shumë shpesh të themi emrin Ronaldo na ka bërë të dyshojmë së për cilin Ronaldo po flasim, gjegjësisht për brazilianin Ronaldo Nazario apo për Cristiano Ronaldon.

Këta dy emra të mëdhenjë të fubtollit janë idhujë të shumëkujt, por duket se ‘Fenomeni’ nuk dëshiron ta përziejnë më askënd, pasi ai në një bisedë Live në Instagram, ka theksuar se ai është Ronaldo i vërtetë.

“Për CR7, duhet të jetë e mërzitshme të dëgjojë që unë jam Ronaldo i vërtetë”, ka thënë 43 vjeçari.

Por, nuk munguan edhe fjalët e mira për portugezin i cili shtoi se;“Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe për vazhdimësinë që ka arritur. Ai do të mbetet një nga më të mirët, si Messi“.

Kujtojmë që brazliani luajti për Real Madridin, që nga viti 2002 deri në vitin 2007 dhe ishte edhe lojtar i Barcelonës, ndonëse vetëm për një vit. /Periskopi.com/