Rouhani-Trumpit: Lufta juaj me Iranin, nëna e të gjitha luftërave

Periskopi.com Lajme

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka folur për marrëdhëniet shtetërore me SHBA-të si dhe për të ashtuquajturat provokime ndaj Iranit nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një prononcim të tij për mediat e huaja, Rouhani ka paralajmëruar Trumpin se lufta me Iranin do të ishte ”nëna e të gjitha luftërave”.

Megjithatë, presidenti iranian nuk ka përjashtuar mundësitë e një marrëveshjeje për paqe.