Sonte rikthimi sensacional i Mike Tysonit pas 15 viteve në boks: Gjithçka që duhet të dini

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. sonte do të rikthehen në ring, për t’i shfaqur edhe një herë cilësitë e tyre para fansave ehe pse tani janë në moshë më të shtyrë.

Iron Mike është aktualisht 54-vjeçar, derisa Jones ka mbushur 51 vite dhe do të jetë një duel mjaftë interesant dhe i shumëpritur.

Tashmë disa nga rregullat janë bërë publike, por ajo çfarë befason më së shumti është se nuk do të ketë nokaute dhe një çarje e vogël mes tyre, do të ndërpritet meçi,

Dueli që zhvillohet për bamirësi, do të zgjasë deri në tetë raunde me nga dy minuta dhe fitues nuk do të ketë, pasi ky meç është më shumë për dëfrim të fansave.

Tyson dhe Jones nuk do të mbajnë mbrojtëse për kokën, por do të mbajnë dorëza më të mëdha se ato që përdoren zakonisht në boksin elitar.

Kujtojmë se takimi pritet zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës (05:00) sipas kohës tonë lokale, derisa mbrëmja maratonike e boksit fillon nga ora 01:00.

Ngjarja zhvillohet në Parkun Sportiv Shëndetësor Dignity në Carson, California. Stadiumi është shtëpia e klubit të MLS, Los Angeles Galaxy.

Mike Tyson zhvishet në transmetim direkt gjatë intervistës për ta treguar fizikun brilant

Periskopi.com Sporti

Përballja legjendare mes dy boksierëve të pensionuar, Mike Tyson dhe Roy Jones Jr është vetëm disa ditë larg.

Kjo përballje ekzibicionale me tetë runde, secili nga dy minuta, do të jetë i pari i ‘Iron Mike’ në 15 vite, transmeton Periskopi.

Jo vetëm që këta dy boksierë kanë një moshë të kombinuar 105-vjeçare, por në mënyrë që të përgatitej për meçin, u desh të humbte 45 kilogramë.

Duke folur për ”Good Morning America”, 54-vjeçari pa pritur demonstroi fizikun e tij të ri impresiv duke hequr fanellën në mes të intervistës.

Tyson u shpreh: ”Për këtë po flas djalosh. Vëlla Holmes, deri këtu kam ardhur, deri këtu kam ardhur.”

Posa Tysoni tregoi muskujt e tij me krenari, ai vazhdoi duke zbuluar sa e vështirë ishte që të rikthehej në formë.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Improvizohet meçi mes Mike Tysonit dhe Roy Jones Jr – përfundon me nokaut brutal

Periskopi.com Sporti

Jemi më pak se një javë nga përballja mes dy legjendave të boksit Mike Tyson dhe Roy Jones Jr, dhe një Youtube ka filluar të qarkullojë një simulim i meçit.

Jones Jr vlerësohet më shumë se Iron Mike në këtë përballje të improvizuar, derisa aty lejohet edhe nokauti.

Tashmë është e ditur se nga Komiteti i Karolinës që merret me rregullat e boksit, në këtë diel nuk do të ketë nokaut dhe nuk do të lejohen bastëvëniet, shkaku që është takim bamirës.

Takimi mes Roy Jones Jr dhe Mike Tysonit do të zhvillohet më 28 nëntor, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se nuk do të ndalet me ndeshjet bamirëse edhe pas këtij rikthimi në ring.

Në këtë përballje simuluese, dueli mes dyshesh zgjatë nëntë raunde, derisa Tyson del të jetë fituesi me nokaut ndaj Jones Jr, që në fillim kishte një përparësi në pikë.

 

Iron Mike më pas u rikthye fuqishëm dhe juria e vlerësoi atë me pikë maksimale, e në fund doli të jetë fituesi i takimit.

Dueli ndërpritet në momentin kur njëri pëson çarje – caktohen rregullat e veçanta për meçin e Tysonit

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson dhe Roy Jones JR kanë zyrtarizuar duelin mes tyre.

Ikona e boksit, Tyson, do t’i rikthehet ringut të boksit në moshën 54 vjeçare, për duelin me Roy Jones JR.

Dueli mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet më 12 shtator, në Los Angeles, kurse për duelin janë caktuar rregulla speciale.

Një nga rregullat thotë se në momentin e parë që një nga boksierët pëson të çarë në fytyrë, dueli ndërpritet.

Nuk do të ketë fitues në duel, pasi nuk do të ketë juri që mbanë rezultatet.

Teknikisht, fituesi mund të ‘mësohet’ vetëm nëse ndonjëri nokauton tjetrin, ose ndonjëri boksier dorëzon meçin.

Parë nga rregullat, dueli mes Mike Tyson dhe Roy Jones JR do të bëhet vetëm për të mbushur arkat me para.

Ja si përfundon simulimi i meçit të rikthimit mes Mike Tysonit dhe Roy Jones Jr

Periskopi.com Sporti

Rikthimi befasues i Mike Tysonit në boks bëri një hap tjetër drejt realitetit, të enjten pasdite, kur u konfirmua meci i tij i parë.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, më i riu në histori, do të ndeshet më 12 shtator me Roy Jones Jr, transmeton Periskopi.

Meci do të zhvillohet me tetë runde, pa mbrojtëse në kokë, derisa gjithashtu do të përdoren doreza më të rënda se zakonisht.

Në fjalë të tjera, po ndodhë vërtetë.

Tash, në fakt në prill, llogaria në YouTube me emrin “Mazza Productions” simuloi mecin mes dy boksierëve, duke lejuar që algoritmat të vendosin për rezultatin.

Shikoni më poshtë si shkuan gjërat. /Periskopi.com/

Pamjet nga stërvitja e kundërshtarit të Tysonit në meçin e rikthimit, kanë shkuar viral

Periskopi.com Sporti

Ditën e djeshme u konfirmua rikthimi i Mike Tysonit në ring, në shtator të këtij viti, teksa për kundërshtar do ta ketë Roy Jones Jr.

E drejtë të themi se 2020 ka qenë vit i cmendur deri tani, transmeton Periskopi.

Deri tani, sigurisht se shumica i kemi parë klipet virale të Tysonit duke u stërvitur teksa ende duket në formë të jashtëzakonshme, por cka për kundërshtarin e tij, Roy Jones Jr.

“ESPN” publikoi një video të Jones Jr duke u stërvitur dhe ai duket mjaft i mprehtë, por disa thjesht nuk janë të bindur nga ajo që po shohin.

Kujtojmë se Tyson është tri vite më i vjetër se Jones Jor, si 54-vjecar.

Meci pritet të zhvillohet në Los Anxhelos. /Periskopi.com/