Royston Drenthe nënshkruan me klubin amator vetëm një muaj pasi shpalli falimentimin

Periskopi.com Sporti

Karriera e Royston Drenthes nuk arriti asnjëherë të përmbushë potencialin sic pritej kur nënshkroi për Real Madridin më 2007.

Anësori holandez ishte emëruar ‘Lojtari i Kompeticionit’ në Kampionatin Evropian më 2007, për grupmoshat nën 21-vjec, transmeton Periskopi.

Paraqitjet e tij patën rol kyc në triumfin e Holandës në kompeticion, dhe nuk ishte aspak befasi interesimi i Real Madridit për të.

”Los Blancos” nënshkruan me të për rreth 14 milionë euro, por ai kontriboi vetëm me katër gola dhe pesë asistime në 65 ndeshje gjatë kohës së tij në Madrid.

Huazimet te Herculesi dhe Evertoni nuk kontribuan shumë në përmirësimin e formës, kështu që ai eventualisht u lirua nga Real Madridi dhe storia e tij prej atëherë është mjaft intriguese.

E drejtë të themi se potenciali i tij u zbeh me kalimin e kohës.

Në vitin 2016, Drenthe konfirmoi pensionimin nga futbolli dhe vendosi të ndjekë një tjetër karrierë.

Ai u mundua të fillonte një karrierë në rep-muzikë, para se të rikthehej në futboll më 2018.

Viti 2020 hapi një tjetër derë për të, derisa ai mori pjesë në filmin krim-dramë ‘Mocro Maffia’.

p1erev8to2d2na481cjq192a1a3gc.jpg

Deri në fund të vitit, Drenthe deklaroi falimentimin pasi më herët kishte deklaruar se ka humbur rreth 4 milionë euro nga dështimi i tij në futboll.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i cuditshëm për Drenthen, por ai ende nuk ka përfunduar punë me futbollin.

Ai tash ka nënshkruar me skuadrën nga divizioni i tretë spanjoll, Real Murcia. /Periskopi.com/

Royston Drenthe