Lëndohen 3 persona nga përleshja me mjete të forta në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Para pak çastesh ka ndodhur një përleshje në Prishtinë në rrugën “Eqrem Çabej”, apo siç njihet te lokalet e “Lesnës”, shkruan Periskopi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Periskopin ka thënë se janë lënduar tre persona si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një përleshje midis disa personave në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë. Si pasojë e përleshjes, ku janë përdorur dhe mjete të forta,  tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në stacion policor tre  persona.

Me rastin po merren njësitet kompetente te stacionit – Jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti./Periskopi/