Gjendet një person në Kosovë që mendon se ka gjasa ende të kualifikohemi

Periskopi.com Lajme

Ish zyrtari i AKR’së, Rrahim Pacolli ia ka huqur me të madhe duke shkruar në profilin e tij në Facebook se Kosova mund të kualifikohet pas ndeshjes me Anglinë, shkruan Periskopi.

Por, si duket Pacolli nuk ka njohuri sa duhet në këtë fushë sepse humbja e sontëme e Kosovës ndaj Çekisë ka humbur edhe matematikisht shanset për kualifikim nga eliminatoret e rregullta.

“Pa marrë parasysh rezultatin e sontëm jemi krenarë me djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës që na ka kënaqur me lojë tash e sa kohë. Tani mbetet të sigurojmë kualifikimin duke fituar ndaj Anglisë në shtëpi”, ka shkruar ai

Ndërsa si duket Rrahim Pacollit kjo gjë i është ngatërruar me mundësinë tjetër që ka Kosova për kualifikim në Evropian e që është përmes Ligës së Kombeve, ku ka arritur në fazën e play-offit në Ligën D.

Aty do të takohet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars të vitit 2020 dhe nëse fiton përballet me fituesin e duelit Bjellorus-Gjeorgji.

Fituesi i play-offit shkon në “Euro 2020”/Periskopi/

Tahiri për largimin e Rrahim Pacollit: Ka njerëz që duan ta rrënojnë AKR’në

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar pas dorëheqjes që ka dhënë Rrahim Pacolli nga pozita që ai mbante si Sekretar Organizativ i AKR-së si dhe nga partia.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, e ka lavdëruar Rrahim Pacollin duke thënë se ishte person që i ka mbajtur premtimet.

Gjithashtu Tahiri ka paralajmëruar se ka njerëz brenda AKR-së, që po duan ta rrënojnë partinë.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

“Rrahim Burri, nuk e di sa janë pro me ty dhe jo pro në AKR! Një e di, prej që jam në këtë parti, njeri i gjallë si ti nuk më ka nejt në fjalë, dhe nuk ka pasur njeri që i ka mbajt premtimet sikurse ti! 
Qysh do le të vjen e ardhmja, por që je shumë i drejtë e kam nuhatur moti kohë! 
Edhe një, nuk i di arsyet e këtij vendimi , por e di që ka shumë mbrenda partise, që duan ta rrënojnë ketë parti! 
Uroj të i hapin sytë”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Rrahim Pacolli, që ishte Sekretar Organizativ i Aleancës Kosova e Re, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga partia.

AKR’ja flet për largimin e Pacollit: Nuk dimë kurgjo, tash e morëm vesh prej juve

Periskopi.com Lajme

Sekretari Organizativ i Alencës Kosova e Re (AKR) Rrahim Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga partia – shkruan Periskopi.

Periskopi ka kontaktuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, dhe ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni për dorëheqjen e Rrahim Pacollit.

“Edhe ne e kemi marrë vesh nga mediat për largimin e tij nga të gjitha funksionet e partisë” ka thënë Makolli

I pytur nga Persikopi për arsyet e largimit, Makolli tha se nuk kemi pasë diçka mosmarrëveshje, por ai ndoshta ka arsyet personale dhe për këtë ka dhënë dorëheqje.

“Nuk kemi pas dicka mosmarrëveshje, por ai ndoshta ka arsyet personale dhe për këtë ka dhënë dorëheqje”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Rrahim Pacolli përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia./PERISKOPI/

Pacolli jep dorëheqje nga AKR-ja

Periskopi.com Lajme

Rrahim Pacolli është dorëhequr nga pozita e Sekretarit Organizativ si dhe tërësisht nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR).

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook. Pacolli bën të ditur se arsyeja e largimit është personale.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.

Këto 13 vite, si udhëheqës në disa pozita brenda partisë, asnjëherë nuk më ka interesuar të kem ndonjë post publik qeveritar, sepse qëndroj shumë mirë me bizneset e mia.

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, njerëzit e devotshëm të partisë e shumë profesorë, disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë e që kanë dhënë kontribut të madh në AKR si dhe në shtetin e Kosovës, që nga fillimi e deri më sot.

Atyre u them me keqardhje se nuk do jem më pjesë e partisë.

Ky vendim është marrë tërësisht për arsye personale. Me respekt! RrP

Rrahim Pacolli publikon një foto ku duket më i madh se Kadri Veseli: Pas njerëzve të mëdhenj çohet shumë pluhur

Periskopi.com Lajme

Sekretari i partisë së Behgjet Pacollit [AKR], Rrahim Pacolli ka publikuar në “Facebook” një fotografi me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin – raporton Periskopi.

Pacolli ka shkruar se “pas njerëzve të mëdhenj çohet shumë pluhur”.

Këtë shkrim nuk dihet saktësisht se kujt ia ka dedikuar Pacolli, pasi në fotografinë që ka publikuar ai duket më i madh [me gjatësi] se Veseli.

Ky reagim i Pacollit erdhi pas raportimeve të sotme të medieve të caktuara se Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e të dyshuarit./PERISKOPI

Hapet restoranti i peshkut të vogël Pacolli: Mblidhen ‘peshqit e mëdhenj’ për përurim

Periskopi.com Lajme

Në një nga fshatrat e Prishtinës sot është hapur restoranti më i ri në kryeqytet, në pronësi të sekretarit të AKR’së dhe biznesmenit, Rrahim Pacolli. Befasuese është se si një restorant që do shquhet për ushqime të detit, arriti të bëjë bashkë gjysmën e ministrave të Qeverisë, zyrtarë të presidencës e diplomatë të ndryshëm – raporton Periskopi.

Në hapje të këtij restoranti ishin edhe krerë të shtetit si presidenti Hashim Thaçi, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi si dhe zyrtarë të lartë shtetëror dhe ndërkombëtar.

Në fotografitë e publikuara nga mediumi i Rrahim Pacollit, shihen zyrtarë të lartë teksa provojnë e shijojnë ushqimet e detit në këtë restorant.

Kohëve të fundit kanë qenë të rralla rastet kur zyrtarë të lartë shtetëror janë parë kështu bashkë në ndonjë diskutim për çështje shtetërore. Andaj, pjesëmarrje e të gjithë tyre në hapje të një restoranti flet shumë për ta.

 

 

 

Rrahim Pacolli i shokuar me atë çfarë i ndodhi Notre Dame’it

Periskopi.com Lajme

Sekretari i partisë së Behgjet Pacollit [Aleancës Kosova e Re], Rrahim Pacolli ka mbetur i shokuar nga zjarri që përfshiu Katedralen Notre Dame të Parisit mbrëmë – raporton Periskopi.

Pacolli ka shkruar se djegia e kësaj Katedraleje 850 vjeçare, është tragjedi më vete, pasi është monument historik shekullor.

Ai ka uruar në Facebook që ky simbol civilizimi të rindërtohet sa më parë.

Djegia e Katedrales së Notre Dame është një tragjedi më vete për vetë faktin se është një monument historik…

Posted by Rrahim Pacolli on Tuesday, 16 April 2019

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin mbrëmë në Katedralen Notre Dame, por dyshohet në restaurimet që po bëheshin aty.

 

Gent Cakaj shkarkon Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri për Evropën në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shkarkuar Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë.

Sipas burimeve, Cakaj në shkarkimin e Pacollit, e ka vlerësuar se ai në cilësinë e konsullit nuk i plotëson kriteret e bartësit të imazhit të Shqipërisë.

Po ashtu, sipas këtyre burimeve, Pacolli është vlerësuar se ai nuk është as i përshtatshëm në aspektin moral për të qenë Konsull Nderi i Shqipërisë, në Kosovë.

Cakaj gjithashtu ka nisur edhe procesin e Konsujve të nderit të tjerë në Kosovë, e që gjithsejt janë pesë (5) të tillë.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, si pasojë e këtij procesi të verifikimit do të shkarkohen edhe disa konsuj të tjerë.

Edhe Rrahim Pacolli jep opsion për taksën ndaj Serbisë

Periskopi.com Lajme

Bashkëpartiaku i Behgjet Pacollit dhe njëkohshëm kushëriri i tij me emrin Rrahim Pacolli ka bërë një shkrim në Facebook të shoqëruar me fotografinë e tij për taksin 100%, shkruan Periskopi.

Pacolli thotë se kjo taksë duhet të suspendohet për 90 ditë dhe të vendoset reciprociteti, dhe në këtë mënyrë të dëshmohet që Kosova nuk është ajo që po e bllokon dialogun.

Natyrisht, se Serbia nuk do t’i lejonte kamionët e Kosovës të futen në territorin serb e pranon edhe Pacolli por ai megjithatë kërkon që kjo t’iu dëshmohet edhe ndërkombëtarëve, sikur ata të mos e kishin të qartë realitetin e 19 viteve të fundit.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook: Një mundësi për të dalë nga kjo situatë është që për 90 ditë të suspendohet taksa, të vendoset reciprociteti në ndërkohë (p.sh nëse kamionët e Kosovës nuk kalojnë në Serbi, as ata serbë nuk duhet të lejohen në Kosovë) dhe kështu dëshmojmë që Kosova nuk është ajo që po e bllokon dialogun dhe nuk i jepet Serbisë rast të tërhiqet kur është duke u përballë me presion. Me reciprocitet tregohet se Kosova është e barabartë me Serbinë. RrP

Dalldiset edhe Rrahim Pacolli, i mëshon tavolinës me dorë teksa dëgjon këngën ‘Isa Beg’ (Video)

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë kanë dominuar fotografitë e kryetarit të Mitroviës, Agim Bahtiri me udhëheqësit e PDK’së, përfshirë edhe kundërshatin e tij politik në Mitrovicë, Kadri Veselin.

Mirëpo, si duket mbrëmë ka qenë nata e dehjeve masive.

Në një video të publikuar nga zyrtari tjetër i AKR’së, Rrahim Pacolli shihet se edhe ky ka pasur një natë mjaft festive.

Posted by Rrahim Pacolli on Tuesday, 25 December 2018

Rrahim Pacolli del e i kërkon Qeverisë të shqyrtojë taksën për mallrat serbe

Periskopi.com Lajme

Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të marrin në shqyrtim dhe të trajtojnë, siç shkruan ai, “me urtësi këshillat e miqve tanë dhe aleatëve strategjikë siç janë SHBA-të dhe Gjermania lidhur me taksën e vendosur ditë më parë nga qeveria”.

“E tërë kjo duhet të bëhet duke pasur parasysh rrethanat e krijuara dhe proceset integruese të Republikës së Kosovës. Ne si vend kemi aspirata të kahmotshme të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe jemi pro vlerave evropiane. T’i japim hapësirë dialogut dhe paqes në rajon”, ka shkruar Pacolli.

Nuk e ka thënë prerë që është për heqjen e taksës por të merret në shqyrtim këshilla e miqve e cila është që Kosova ta heqë këtë taksë.

Koha.net ka biseduar me Rrahim Pacollin, i cili ka thënë se ky është qëndrim vetëm i tij, e jo i partisë.

“Kam kërkuar që të shqyrtohet. Nuk jam konsultuar me Behgjet Pacollin, është qëndrim i imi personal, unë mendoj ashtu”, ka thënë Pacolli. “Mendoj se për qytetarët është më mirë që të merret parasysh kërkesa e SHBA-së dhe Gjermanisë, që mallrat e destinuara për Republikën e Kosovës, të bëhet një zgjidhje”, ka shtuar më tej.

Kujtojmë se përmes një kumtese për media zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka thënë se sekretari i shtetit, Mike Pompeo, duke i ka konfirmuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi mbështetjen e palëkundur të Amerikës për Kosovën sovrane, të pavarur e të integruar në bashkësinë ndërkombëtare, ka kërkuar nga autoritetet kosovare shfuqizimin e taksës prej 100% për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka folur në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të cilit i ka kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë, transmeton Koha.net.

Mogherini i ka kërkuar Thaçit që të hiqet menjëherë taksa ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe theksoi se, “vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 për qind e ndërlikon situatën edhe më tej dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e njerëzve apo për aspiratat e tashme dhe të ardhme të Kosovës. Kjo është një masë që nuk ndihmon për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të revokohet”.

Qeveria gjermane, sikur edhe shumë vende të tjera të Evropës, është e shqetësuar me zhvilimet e fundit në Ballkanin Perëndimor – në veçanti për shkak të acarimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Siç njofton DW, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka kritikuar Serbinë për shkak të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën policore Interpol. Por ai tha se qeveria dhe kancelarja Angela Merkel janë edhe kundër masave të fundit të qeverisë së Kosovës.

“Gjermania nuk ka mirëkuptim fare për vendosjen e taksës prej 100 % nga ana e qeverisë së Kosovës për mallrat e Serbisë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Vendimin për taksën 100 për qind e ka marrë qeveria e Kosovës, pjesë e së cilës është edhe AKR-ja.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar edhe njëherë sot se taksa e vendosur ndaj prodhimeve serbe do të mbetet në fuqi deri kur Serbia ta njohë Kosovën dhe se askush nuk duhet të kalkulojë ndryshe.

 

Rrahim Pacolli: Nuk kam informacione, drejtori s’po ma çelë telefonin

Periskopi.com Lajme

Ish-drejtori i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës Rrahim Pacolli ka thënë se nuk ka informacione për rrahjen që ka ndodhur në këtë byro ndërmjet vëllait të presidentit Thaçi, Gani Thaçi dhe drejtorit aktual Blerim Pushkolli.

Pacolli, i cili tani është vetëm anëtar i këtij institucioni, tha për Periskopin se nuk e di çfarë ka ndodhur aty meqë tani shkon shumë më rrallë se më parë.

Ai tha se po provon të kontaktojë me drejtorin, por telefoni i tij është i fikur.

“Nuk e di çka ka ndodh. Çka do që them mund të jetë e gabuar. Nuk kam informacione. Provova me folë me drejtorin, por e kishte telefonin e fikur”, tha ai. /Periskopi/

A po e quan tradhtar Hashim Thaçin Rrahim Pacolli?

Periskopi.com Lajme

Sekretari Organizativ i AKR-së, i ka quajtur tradhtar të kombit ata që po flasin për kufijtë, duke aluduar kështu edhe për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Gjersa ka deklaruar se do të mbrojnë kufijtë e shtetit deri në fund.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se tradhtarët e kombit kanë filluar të shfaqen, duke aluduar kështu për Presidentin Hashim Thaçi, por deklaron se fundi i tyre dihet.

Deklaron se do t’i mbrojnë kufijtë e shtetit deri në fund.

“Tradhtarët e kombit kanë filluar të shfaqen. Por fundi i tyre gjithmonë dihet. Kufijtë e shtetit do t’i mbrojmë deri në fund”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se pjesë e ekipit negociator që do të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë, ku pritet të diskutohet për idenë e Presidentit Thaçi për shkëmbimin e territoreve është edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Zyrtari i lartë i AKR’së pozon i mbështjellur vetëm me çarçaf (Foto)

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i lartë i AKR’së, Rrahim Pacolli ka postuar një fotografi mjaft interesantë në Facebook.

Pacolli duket se ka shijuar momente të këndshme në një pishinë në njërin nga hotelet më të njohura në kryeqytetin e Kosovës. Ai shihet i mbështjellur vetëm me çarçaf në fotografinë të cilën edhe e ka sponzorizuar në Facebook./Periskopi/