Haradinaj: E grushtova një rus në Pejë, nuk mund të duroja kur e kapën Ahmet Isufin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rrëfyer përplasjen fizike me ushtarët rusë menjëherë pas përfudnimit të luftës në Kosovë.

Në një intervistë për të T7, Haradinaj u shpreh se përplasja me rusët kishte filluar pas një patrollimi të tyre ndaj tij dhe Ahmet Isufit, bashkëpunëtorit të tij – tash deputet në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj rrëfeu se ai e kishte nisur përplasjen me ushtarët rusë pasi “njëri prej tyre kishte kapur prej mbrapa Ahmet Isufin”.

‘Kanë dalë plot rusë dhe unë s’kam dashtë me u ndalë. Njëri e kapi Ahmet Isufin. Kur e pashë që e kapi Ahmetin më kcej filmi. E kam godit i pari unë me grusht dhe syzet e diellit ia ngula në diell. Atëherë më s’ka pasë çka me bo”, shpjegoi ai. /Periskopi