Ismaili: LDK flet për zgjedhjet për ta tërheqë vëmendjen nga ‘viktimat e karrigeve’

Periskopi.com Lajme

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se çështja e zgjedhjeve është ngritur nga LDK-ja me një qëllim.

“Çështja e zgjedhjeve është ngritur pak më shumë nga opozita, në këtë rast nga LDK-ja. Ka pasë tentativa që ta largojë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme, pra nga kuvendet që ndodhin çdo ditë ku ka viktima të karrigeve”.

“Ky është problemi sepse në vend se të merremi me një çështje që do të duhej të ishte demokratike e brendshme që është kthyer në dhunë është tentuar të largohet vëmendja duke thënë se jemi të gatshëm për zgjedhje”.

“Hapësira dhe mundësia për ta dërguar vendin në zgjedhje është e hapur për 365 ditë, pra nuk është e nevojshme të pritet shtatori”.

“Ndoshta do t’iu bie të presin pak më gjatë se sa që po mendojnë ata – një mandat qeverisës”.

Ismaili në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për vendimin e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për largimin nga postet publike dhe institucionale të gjithë ata që kanë aktakuza të ngritura.

“A mund të ketë pakënaqësi, natyrisht se mund të ketë. Ne jemi parti politke dhe kemi pasë edhe më herët pakënaqësi”.

“Ajo që kemi treguar është se ne dimë t’i zgjedhim pakënaqësitë përmes forumeve dhe mundësive demokratike dhe asesi nuk kemi pasë lëndime me njëri-tjetrin në një proces të gjatë”.

“Edhe Nisma kur është ndarë, ne nuk kemi pasë ndonjë betejë publike ose fyerje”.

Ai ka thënë se vendimi i Kadri Veselit duhet të kuptohet në mënyrë të drejtë.

“Edhe ne e dimë që realisht kërkesa shumë herë qoftë nga organizata të ndryshme ose nga qytetarët ka qenë që ata që janë të veshur me pushtet institucional realisht kanë një mundësi thuajse mund të jetë një sinjal i partisë që nuk dëshiron të dijë për drejtësi, por dëshiron t’i mbajë ata që i ka të veshur me pushtet institucional në nivele të larta të Qeverisë”.

“Mos qofsha gabim, ka pasë një deklarim edhe të zyrtarëve ndërkombëtarë ku njëri nga ta ka thënë që shumica nga këta njerëz ka mundësi që t’i kenë bërë shumë të mira Kosovës, por duke qenë në pozicione në pushtet po japin sinjal që nuk e duan arritjen e drejtësisë”.

“Ajo çfarë ka bërë PDK është që kemi krijuar hapësirë për drejtësinë duke qenë gjithnjë të idesë se ne po vendosim standard të ri në politikë”.

“Ne kemi krijuar një hapësirë dhe duke krijuar këtë hapësirë e mbrojmë të drejtën që të gjithë ende janë të pafajshëm dhe nuk duhet t’iu bëhet një gjykim publik. Ka pasë tentativë që të damkosen ata njerëz derisa ata realisht po vendosin një standard të ri”.

“Standardi i ri i PDK-së është standard që tregon për trashëgiminë politike që ka PDK-ja”.

Haziri flet sërish për karriget fluturuese në LDK: Na kanë shkaktuar imazh të keq

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur  për përleshjet që kanë ndodhur në disa nëndegë gjatë procesit të zgjedhjes së brendshme të partisë, derisa, ka përmendur edhe përjashtimin nga gara të Arban Abrashit e Hazir Borvcit.

Haziri ka thënë se sipas tij kjo është ekzagjeruar pasi që përleshjet kanë ndodhur në tre lokalitete të vogla.

“Me thanë të drejtën mendoj që është pak e ekzagjerume. Ne i kemi shumë nëndegë, e në tri prej tyre kemi pas tensione e probleme që janë kanë të papritura e të papranueshme e për pasojë na kanë shkaktuar imazh të keq. I kemi tri lokalitete të vogla tani, procesi i tillë është mbyllë ka qenë në Gjilan tre herë më i mirë. 51 për qind e strukturave janë ndrru. Ne kem qef me u sjellë shpesh deklaritivisht. Zgjidhen problemet me dialog me kompromis”, tha Haziri, në T7 derisa shtoi se këto raste e kanë prekur LDK’në në tolerancë, e në politikën paqësore që është sipas tij ideologji e partisë.

“Ne na kanë prek në ideologji jemi lëndu në tolerancë. Është prekë toleranca jonë. Poltikën paqësore të LDK’së po dojnë me e paraqit si të dhunës. LDK po dojnë me lëndu në substancë. E pranoj që është menaxhim jo i mirë i autoriteteve tona, konkurenca është vlerë jo politikë. Në demokraci nuk humb kërkush. Nuk janë zgjedhjet me eliminu njerëz, po me bashku. Lajmi që në tubimet tona me hi edhe ata që kanë hi prej një partie tjetër te LDK’ja. Tendenca që përcaje LDK është e gabueshme. Një herë ka ndodhë ne emër të LDK me fitu dikush në vitin 2006. Këto tre raste po i trajtojmë si raste të izolume”, shtoi ai.

Sa i  përket përjashtimit nga gara të Arban Abrashit e Hazir Borocit, kjo sipas Hazirit është masa më e butë që Lidhja Demokratike i ka dhënë atyre.

“Është masa më e butë që LDK ka mujt me marrë. Unë jam solidarizu në kuptimin politik, nuk duhet me leju që rivalitetet politike të bëhen armiqësi politike. LDK nuk ju takon funksionarëve të saj, dhe nuk e meritoj LDK që për funksionarët e saj të gjuhen me karrigë.

”Arbani është kandidati jonë që LDK e ka qu në fitore, ai edhe sot edhe 100 vjet duhet me u ni i tillë. Arbani nuk duhet me u ni i përjashtume as z.Borvci, LDK ka kuvendi më të mëdha se Dega e III”, shtoi ai.

‘Autogolat’ e LDK-së

Periskopi.com Lajme

Pikërisht në kohën kur disa sondazhe e kanë radhitur si partinë më të votuar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke u përballur me përplasje të thella mes anëtarëve. Kuvendet zgjedhore në disa degë dhe nëndegë të LDK-së janë shoqëruar me grushte, me shqelma e me goditje me karrige mes anëtarëve

Me një frymë të tillë është shoqëruar edhe kuvendi zgjedhor në lagjen “Mat”, i cili është pjesë e Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë.

Si rrjedhojë e kësaj, gjatë ditës së djeshme Kryesia e LDK-së ka marrë vendim t’i përjashtojë nga gara e kësaj dege Arban Abrashin e Hazir Borovcin, emrat e të cilëve janë përmendur për kryetarë të mundshëm të degës përkatëse, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri”.

Pavarësisht këtij vendimi dhe pavarësisht deklarimeve që të përjashtuarit nga gara u takojnë dy grupeve kundërshtare, Abrashi ka thënë se askush në LDK nuk është kundër tij, porse përplasjet e tilla kanë ndodhur nga anëtarë të partive të tjera politike.

Ndërkohë Borovci, duke mos treguar nëse do ta pranojë vendimin në fjalë, ka bërë të ditur se sot do të takohet me Kryesinë e Degës

Karriget në LDK kanë shumë funksione

Periskopi.com Lajme

Kur fjalët, grushtet e sheqelmat nuk kryjnë punë më, në shprehje vijnë edhe objektet tjera.

Karriget si kjo janë të punuar për tu ulur, por një e tillë të diellen e 16 qershorit, këtu në shkollën ‘Mitrush Kuteli’ konkretisht në sallën e edukatës fizike, u përdor për një qëllim tjetër.

Kjo ulëse u hodh në mes të pjesëmarrësëve në kuvendin zgjedhor të LDK’së që u përleshen mes vet derisa po zgjidhnin kryesinë e degës ‘Ibrahim Rugova’ në lagjen Mati.

Besa Avdiu që ishtë pjesë e kësaj mbledhje tregoi edhe arsyet e asaj që ndodhi.

“Nuk na ka dhanë hapësirë neve rinisë, cdoherë kemi qenë të përjashtum në proceset që janë marrë në nëndegë, në takim dhe në mbledhje dhe ka arritë deri në një revoltë të cilën neve na ka pengu cdoherë edhe jemi mboliziu t’punum edhe ta largojmë këtë strukturë të tanishme”, u shpreh ajo.

Muhaxhiri për LDK-në: Këto konflikte janë pasqyrim i konflikteve në lidership

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se është e pakuptueshme se si faji për përplasjet fizike brenda LDK-së po provohet që të hidhet tek të tjerët.

“Nuk mund të jenë legjitime sepse këto konflikte janë pasqyrim i konflikteve në lidership. Konfliktet në strukturë janë pasqyrim i konflikteve në lidership”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.

“Kosova nuk i ka 700 milionë banorë, por bëhet fjalë për votë familjare, klinenteliste. Është e pamundur që një dele e zezë ta destabilizojë gjithë procesin nëse gjithçka tjetër është në rregull. Janë ngjarje zhgënjyese, është absurd. Partitë nuk po mund të ballafaqohen me presionin e ardhjes në pushtet”.

“E njëjta ka ndodh edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Sondazhet kanë ndikuar negativisht, sepse njerëzit e kanë vizuelizuar veten në ndonjë post. Është një tentim i pozicionimit paraprak. Ekziston bindja se LDK është shumë afër ardhjes në pushtet. Njerëzit pushtetin  barazojnë me përftime të mëdha dhe duan të pozicionohen tani për të ardhmen”.

Muhaxhiri ka deklaruar se është dështim i lidershipit të LDK-së sepse incidentet kanë ndodhur disa herë.

“Është dështim i lidershipiit sepse ndodhi katër herë – është një frymë, është më shumë se aksident që mund të ndodhte prej njerëzve të përgjegjshëm. Ka pasë plogështi të reagimit të figurave kyçe të LDK-së. Në politikën kosovare votat fitohen me viktimizim. Por duhet ta ketë një bazë, votuesi e dallon viktimizimin realist dhe kur kamuflohet paaftësia”.

Kurse për procesin zgjedhor në PDK që dje u kurorëzua më rizgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar i partisë, Muhaxhiri, ka theksuar se derisa në LDK ka problem me lidership në PDK ka problem me një lloj autoritarizmi “me një lider që është i pakontestueshëm”.

“Ishte pak qesharake, sepse ishte e pamundshme që së paku të mos ketë një gjysmë-fjale për Veselin”.

“PDK dhe LDK, janë dy ekstreme. Në LDK ekziston një paqartësi sa i përket liderit, ndaj dhe ekzistojnë këto rryma për kandidatët. Por ndikimi i liderit ka efektin domino, sepse është një lloj përfitime nëse je në anën e duhur të liderit”.

Stavileci për dhunën në LDK: Karrige n’tokë, karrige n’hava

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, ka reaguar pas incidentit në Kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Mat.

Ai në një shkrim në Facebook ka bërë një krahasim të Konventës së nëntë të PDK-së ku Kadri Veseli u rizgjedh kryetar i kësaj partie dhe procesit zgjedhor të nëndegës së LDK-së, e cila është pjesë e Degës së Tretë presidenti Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Viti 2019. Kosovë. Prishtinë. Sallë lart, sallë poshtë. Njerëz lart, njerëz poshtë. Karrige lart, karrige poshtë. Karrige n’tokë, karrige n’hava. Gjej dallimet!”

Nitaj: Edhe në AAK kemi probleme, por jo si në LDK që rrihen me grushte

Periskopi.com Lajme

Procesi i brendshëm zgjedhor në LDK po kalon përmes problemesh të shumta. Pothuajse në çdo nëndegë ka përplasje fizike mes anëtarësh të partisë, të cilët synojnë të marrin një post në nëndegë.

Sot është publikuar një video e re e rrahjes së ndodhur në nëndegën e LDK’së në Koshare të Ferizajt, ku shihet se si anëtarët e kësaj partie shpërndajnë grushte e shuplaka për njëri tjetrin.

Lidhur me këto pamje ka reaguar edhe deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, duke thënë se në rast se do të ndodhnin rrahje të tilla brenda partisë së Ramush Haradinajt, e gjithë LDK’ja do t’i bënte për ‘pesë pare’.

“Me pas plasë grushtat në Aleancë siç po ndodh me LDK’në, ishin qu i madh e I vogël prej tyre e na kishin ba për pesë pare”, ka shkruar Nitaj.

Ai thotë se partia e tij edhe pse me gabime, ka një kujdes të shtuar kur vjen puna për shfaqje në publik.

“Po mua më pëlqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan njëfarë zotnilleku në diskursin publik”, ka thënë ndër të tjera Nitaj.

Lidhur me rrahjet ka reaguar edhe kreu i LDK’së Isa Mustafa, duke ua lënë fajin partive të tjera për atë që po ndodh brenda partisë.

Ndërkohë sot nga konventa e PDK’së, LDK’në e ka ngacmuar duke thënë se janë shkollë e demokracisë për partitë opozitare.

Shkrimi i tij i plotë:

Me pas plase grushtat ne Aleance sic po ndodh me LDK-ne, ishin qu i madh e i vogel prej tyre e na kishin ba per pese pare!
Po mua me pelqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan njefar zotnilleku ne diskursin publik!
MN