Jashari: Vendimi i Kushtetueses për pezullimin e Ligjit për Paga zhgënjeu 60 mijë punëtorë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, për Klan Kosova është shprehur se punëtorët e sektorit publik janë të zhgënjyer pas vendimit së Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të pagave, si dhe e konfirmoi mbajtjen e protestës.

“Është një lajm i hidhur dhe shokues, sepse u vërtetua ajo që jemi frikësuar dhe mbi 60 mijë punëtorë të sektorit publik janë tejet të zhgënjyer, dhe ky vendim i Kushtetueses është njëri nga lajmet më të këqija që ka marrë SBASHK-u ndonjëherë”.

“Greva e paralajmëruar e nesërme dyorëshe do të mbahet. Ajo që mund të them për momentin është se zhgënjimi është tepër i madh. Është krijuar një situatë goxha e keqe në tërë sektorin e arsimit por edhe në shëndetësi dhe te tjerët”.

“Pritjet e 60 mijë njerëzve për t’i marrë pagat me ligj do të kthehen ne zhgënjim dhe se  çfarë do të ndodhë tutje unë nuk mund ta them sot, varet se çfarë drejtimi do të sjellë këshilli drejtues së bashku me kryetarët e niveleve komunale dhe ata të universitetit, dhe unë do t’i qëndroj në krye të veprimeve që ata vendosin”.

“Nuk është dashur të ndodhë kjo, sepse u është thënë se edhe buxheti ekziston dhe se do t’i marrin pagat ne dhjetor. Kështu si është vepruar na kanë vënë në një pozitë tepër të pakëndshme”, u shpreh Jashari.

Paralajmëron Rrahman Jashari: Nëse s’dalin pagat me rritje, pasojat e paparashikueshme

Periskopi.com Lajme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, pas një takimi me Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, kanë paralajmëruar pasoja të mëdha nëse dhjetori nuk i sjell atyre pagat me rritje, sipas ligjit të ri.

Sipas SBAShK-ut, nëse ky ligj i ri nuk hyn në fuqi, për 60 mijë të punësuar në sektorin publik, do të ketë pasoja ekonomike.

Reagim i përbashkët nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK,

Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK si dhe

Sindikatës së Policisë së Kosovës-SPK

Pas takimit të zhvilluar me Avokatin e Popullit z. Hilmi Jashari,

Njoftojmë opinionin e gjerë të Republikës së Kosovës se Kryetarët e të tri Sindikatave SBASHK, FSSHK dhe SPK kanë zhvilluar takim  me Avokatin e Popullit, ky takim është realizuar me qëllim të kjartësimit të situatës në lidhje me Ligjin e Pagave.

Duke mos dashur që të ndikojmë në punën e Avokatit të Popullit të njejtit ia kemi bërë me dije se nëse pagat e muajit Dhjetor nuk dalin me Ligj të ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën nuk e dëshirojmë.

Pra edhe njëherë për opinionin e gjerë publik po i rikujtojmë se nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se qfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare.

Me respekt,

Rrahman Jasharaj-Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

 

Jashari: Uroj që Kastrati të jetë i fundit që merr aventura për mbyllje shkollash

Periskopi.com Lajme

Fati i mbylljes së shkollës së Busavatës në Kamenicë, ende ka mbetur i pazgjidhur.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka iniciuar reformën për mbylljen e kësaj shkolle, në mesin e 19 shkollave të tjera.

Për këtë çështje Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), qëndron kundër kësaj reforme.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj në një intervistë për EkonomiaOnline, mbetet me shpresën që Kastrati të jetë i fundit, ai që merr aventura të tilla siç e quan ai për mbyllje shkollash.

“Uroj që Kastrati të jetë i fundit që merr aventura të tilla për mbyllje shkollash, pa u bërë një vendim në nivel vendi dhe pa u sqaruar të gjitha çështjet”, u shpreh ai.

Sipas Jasharajt, nxënësve të shkollës së Busavatës, u është mohuar e drejta për marrjen e teksteve shkollore. E kjo, Jasharaj thotë se është bërë për shkak të mosbindjes ndaj reformës së Kastratit.

“E keqja është që tekstet shkollore që i ka punuar shteti ynë me kontributin tonë nuk u janë dhënë nxënësve të kësaj shkolle. Kjo është bërë duke konsideruar si një shkollë jo legale sipas Kastratit. Ndoshta ai e konsideron për shkak se ata nuk e përfillin idenë e tij. Them edhe njëherë që kryetarët e komunave mos të bëjnë aventura të tilla sepse lehtë është t’i mbyllësh shkollat. Ne nuk mund të lejojmë një mësimdhënës që ka punuar 30 deri 40 vjet t’i thuhet thjesht t’u ka mbyllë vendi i punës e dil në rrugë”, theksoi Jasharaj.

Jasharaj, më tej ia kujton Kastratit se në kohën kur kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Kamenicës, kishte premtuar se do të jetë një kryetar i të gjithëve, andaj duhet të jetë edhe për banorët e Busavatës.

“Kastrati kur ka kandidua për kryetar, ka thënë se është i të gjithëve, ai duhet të jetë edhe i fshatarëve të Busovatës nuk po them që ka ndërhyrje politike , por kryetari i Kamenicës duhet të dijë se është i të gjithëve.”, është shprehur kryetari i SBASHK-ut.

Një problem tjetër sipas tij, është që nxënësit e kësaj shkolle e kanë problem të shkojnë deri në një shkollë në Kamenicë.

“Dhe e keqja tjetër është  se ishin në një terën malor ku ardhja deri në Kamenicë është e vështirë edhe për të rritur e lëre më për fëmijët. Uroj që shkolla e Busavatës mos të preket të mbetet ashtu si është, ngase është vështirë të udhëtohet 100 e sa nxënës çdo ditë nga aty në Kamenicë”, theksoi ai.

Jasharaj, thotë se Kastrati fillimisht për të krijuar bindje në opinion, kishte deklaruar se do të mbyllte vetëm ato shkolla që janë me vetëm nga 1 nxënës, mirëpo që sipas tij, u dëshmua e kundërta.

“Fillimisht Qëndron Kastrati për të krijuar një bindje në opinion thoshte se do të mbyllë shkollat që janë me 1 nxënës dhe kundër kësaj nuk do të mund të ishte askush sepse është e natyrshme që shkolla që ka vetëm një nxënës të mos mbahet e hapur, por ai nxënës të bartet ku ka më shumë shok, por doli diçka tjetër , doli se edhe shkolla e Krilevës dhe shkollat tjera nuk ishin me një nxënës por ishin me 50 e më shumë”, tha Jasharaj, duke shtuar se kjo çështje duhet të ngritët në nivel vendi pas formimit të institucioneve.

Jasharaj beson që Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, do t’ia vë pikën kësaj pune.

“Kemi përkrah idenë e MAShT që kjo shkollë të mos mbyllet, fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën që janë tepër të vegjël të mbesin në shkollat e fshatrave të tyre dhe nëse veç duhet të bëhet atëherë fëmijët nga klasa gjashtë deri në të nëntën të udhëtojnë deri në Kamenicë, duke u nisur nga fakti se vështirë është me kilometra të udhëtosh me autobus fëmija që është i klasës së parë”, përfundoi Jasharaj.

Banorët e Busavatës dhe Krilevës së Kamenicës, ditë më parë protestuan para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) kundër reformës së iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati për mbylljen e katër shkollave në këtë komunë.

 

Jashari nuk bindet: Gjykata ta hedhë poshtë vendimin për kompensimin e orëve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, e ka quajtur joligjor vendimin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT) për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës trejavëshe

Jashari ka shprehur optimizëm se Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë në favor të SBAShK-ut sa i përket kompensimit të orëve.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Jasharaj ka bërë me dije se derisa të merret ky vendim orët e humbura nuk do të kompensohen as të shtunave, as në pushimin pranveror dhe as në fund të vitit shkollor.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se SBAShK-u do ta respektojë çfarëdo vendimi që do ta marrë gjykata.

Nxënësit i humbëm 15 ditë mësim, SBASHK’u nuk pajtohet që ato të zëvendësohen

Periskopi.com Lajme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) po e quan të jashtëligjshëm vendimin e ministrit, Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës në arsim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ministri nuk i ka konsultuar fare për këtë vendim dhe se sindikata nuk e pranon një vendim të tillë.

Ai ka paralajmëruar se të shtunën do të thërrasin mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ku do të merret vendim përfundimtar për këtë çështje.

“Ministri e ka nxjerrë këtë vendim pa u konsultuar me neve e që nuk është e drejtë. Vendimi është në kundërshtim me ligjin për grevat i cili nuk obligon që të zëvendësohen ditët e humbura në grevë. Prandaj ne jemi duke u angazhuar që këtë vendim ta dërgojmë në gjykatë”, ka theksuar Jasharaj.

Sipas vendimit që e ka marrë një ditë më parë, ministri Shyqiri Bytyqi për 15 ditët e humbura gjatë grevës në arsim, 5 ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna do të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 si dhe 5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Zyrtare: Ky është vendimi përfundimtar i SBASHK’ut për grevën dhe ofertën e Haradinajt

Periskopi.com Lajme

SBASHK-u ka dal me vendim përfundimtar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradianj, në Qeverinë e Kosovës.

Greva nuk ndalet, e oferta e kreut të ekzekutivit refuzohet.

“Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut dhe punonjës të të gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se sonte në orët e vona të mbrëmjes (në orën 19:00) në objektin e Qeverisë, kryetari Jasharaj u takua me kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi që nuk janë përfshirë punëtorët teknikë, punëtorët administrativë si dhe i tërë sistemi universitar”, thuhet në njoftimin nga SBASHK-u.

“Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijim më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet më tej.

Jashari e refuzon Haradinajn: Oferta juaj është minimale, greva vazhdon

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë duke ofruar ngritje pagash për ta.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë duke ofruar ngritje pagash për ta.

Ai ka komunikuar lajmin pas takimit dhe ka bërë thirrje që nesër të fillojë mësimi, por kjo nuk do të ndodhë.

Rrahman Jashari nga SBASHK-u, ka thënë se ata shpejt do të dalin me një komunikatë, por çka dihet është se greva do të vazhdojë.

“Oferta e Qeverisë është minimale. Disa sektorë nuk janë përfshirë fare, e disa të tjerë i bie që kanë rritje vetëm 10%. Dihet kërkesa jonë, ka thënë ai për KP, duke shtuar se tashmë po komunikojnë me shtabin e tyre dhe përfaqësuesit e gjithë sektorit të arsimit.

“Dihet, grevë do të ketë”, tha ai.